LIVE UPDATES
Bota

Puthja e dy të dashuruarve si simbol i realitetit të ashpër të luftës

Në muajt e fundit, forcat ruse e kanë zgjeruar territorin që kontrollojnë përreth Druzhkivkës. Ushtria pushtuese është tani më pak se 20 kilometra larg qytetit, ndërsa vazhdon sulmet drejt Kostyantynivkas aty pranë.

22 Mars 2026, 14:18 Nga E.d
Puthja e dy të dashuruarve si simbol i realitetit të ashpër
Foto ilustruse

Në një ditë të kthjellët pranvere në qershor 2025, kameramani Mykyta Shapovalov e fotografoi një ushtar të sapomartuar me nofkën “Ujku” dhe gruan e tij Olena përpara një statuje të dy të dashuruarve duke u puthur në qytetin lindor të Druzhkivkës.

Puthja e dy të dashuruarve si simbol i realitetit të ashpër

“Gjithmonë kishte shumë njerëz në këtë vend sepse ka qenë një treg aty pranë”, kujton videografi ukrainas. Derisa çifti pozonte, Shapovalov thotë se tramvajet kalonin me zhurmë dhe vendasit “ishin duke u relaksuuar në kafenetë ose vinin për të bërë punët e tyre”.

Sheshi i vogël është përdorur prej kohësh për ceremoni dasmash dhe koleksione fotografish për shkak të afërsisë me zyrën e regjistrit civil të qytetit.

Në nëntor të vitit 2025, tramvajet në Druzhkvika pushuan së funksionuari teksa lufta po afrohej. Sot, Monumenti i të Dashuruarve qëndron i rrethuar nga rrënojat e luftës, dhe dasmorët do të rrezikonin jetën e tyre po të mblidheshin aty.

Iryna Rybakova, zyrtare për media në Brigadën e 93-të të Mekanizuar të Ukrainës, publikoi një video më 2 mars të ushtarëve ukrainas që përpiqeshin të rrëzonin një dron ndërsa ai fluturonte drejtpërdrejt mbi Monumentin e të Dashuruarve, përpara se të shkatërronte një makinë të parkuar aty pranë.

Në muajt e fundit, forcat ruse e kanë zgjeruar territorin që kontrollojnë përreth Druzhkivkës. Ushtria pushtuese është tani më pak se 20 kilometra larg qytetit, ndërsa vazhdon sulmet drejt Kostyantynivkas aty pranë.

Kjo distancë vendos Druzhkivkën brenda rrezes së veprimit të sistemeve të artilerisë raketore dhe dronëve me rreze të gjatë veprimi që mbajnë prapa kabllo me fibra optike, të cilat janë imune ndaj bllokimit. Sulmet ajrore ruse, duke përfshirë bombat ajrore të lëshuara nga avionë, kanë vrarë disa banorë në qytet në javët e fundit. Në fillim të shkurtit shtatë persona në treg në Druzhkivka u vranë nga një raketë që raportohet se mbante municione thërrmuese.

Puthja e dy të dashuruarve si simbol i realitetit të ashpër

Në sheshin e vogël në qendër të qytetit ku qëndron statuja e të dashuruarve dikur ishte monumenti i themeluesit të Bashkimit Sovjetik, Vladimir Lenin, i cili u rrëzua në qershor të vitit 2015. Gjatë rindërtimit të qendrës së qytetit të Druzhkivkës më 2019, u ndërtua edhe Monumenti i të Dashuruarve, afër zyrës së regjistrimit.

Puthja e dy të dashuruarve si simbol i realitetit të ashpër

Më 6 mars, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, zgjodhi hapësirën e Monumentit të të Dashuruarve të Druzhkivkës si hapësirë për një video-adresim të shkurtër, ndërsa ushtarë të armatosur patrullonin mbrapa. Pasi falënderoi ushtarët që luftonin rreth Druzhkivkës dhe qyteteve të tjera të Donbasit, ai paralajmëroi se, "këtu në rajonin e Donjeckut [forcat ruse] po përgatiten për një ofensivë në pranverë".

Kameramani Mykyta Shapovalov thotë se qytetin do ta kujtojë gjithmonë me xhirimet e “Ujkut”, emri i vërtetë i të cilit ishte Fedir, duke u martuar me partneren e tij, Olena.

Puthja e dy të dashuruarve si simbol i realitetit të ashpër

Fedir ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij në burg dhe është amnistuar për t’iu bashkuar ushtrisë vetëm pak muaj para përfundimit të dënimit të tij. Rybakova i tha Radios Evropa e Lirë se ai u vra në betejë menjëherë pasi u angazhua në fushëbetejë./REL

lufta dashuria statuja


Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë