LIVE UPDATES
Bota

Putin i urdhëroi të shkonin në luftë/ 'Shuhen' burrat në fshatin rus: Po ngrodhim si miza

Një përqindje e konsiderueshme e burrave të moshës ushtarake janë përfshirë në mobilizimin mbarëkombëtar për luftë, që presidenti rus, Vladimir Putin, ka shpallur në shtator.

4 Dhjetor 2022, 13:40 Nga a.l
Putin i urdhëroi të shkonin në luftë/ 'Shuhen'
Bukaçaça

RUSI- Andrei Epov i dërgon pasagjerët me autobus në fshatin e vogël të Siberisë, Bukaçaça, nga qyteti më i afërt i madh, Çita. Fshati me 1.200 banorë në Zabaikallski Krai – Lindja e Largët e Rusisë – është i vështirë për t’u arritur dhe, sipas banorëve lokalë, një vend edhe më i vështirë për jetesë. Lufta e Rusisë në Ukrainë, e cila ka nisur në shkurt dhe vazhdon ende, i ka shtuar edhe më shumë problemet për ta. Një përqindje e konsiderueshme e burrave të moshës ushtarake janë përfshirë në mobilizimin mbarëkombëtar për luftë, që presidenti rus, Vladimir Putin, ka shpallur në shtator.

Autoritetet kanë harruar për Bukaçaçën. Atyre u ka rënë në mend për të vetëm tani, gjatë mobilizimit”, thotë Epov.
Shërbimi Siberia. Realities i Radios Evropa e Lirë ka udhëtuar për të parë drejtpërdrejt ndikimin e luftës dhe të mobilizimit në fshatrat e largët, si Bukaçaça, ku fabrikat e epokës sovjetike ka kohë që janë mbyllur, ndërsa perspektivat për të rinjtë lidhen kryesisht me minierat e qymyrit.

Epov bën një krahasim midis Bukaçaçës dhe qytetit lindor të Ukrainës, Mariupol, i cili është kapur nga forcat ruse pas një rrethimi brutal që ka zgjatur me muaj.

[Jeta] në Bukaçaça është sikur pas një lufte. Ka vetëm një dallim: Ata do ta rindërtojnë Mariupolin, ndërsa ne kemi jetuar dhe do të vazhdojmë të jetojmë në gërmadha”, thotë Epov.

Në javët e para pas shpalljes së mobilizimit ushtarak, në Bukaçaça ka dalë lajmi se një banor lokal, që u ka shpërndarë ujë banorëve të tjerë të fshatit, është rekrutuar për luftë në Ukrainë. Kjo është konfirmuar nga Viktor Nadelyayev, një zyrtar lokal, i cili ka thënë për portalin e lajmeve Chita.ru se “shoferët që kemi pasur, i kanë marrë” gjatë mobilizimit. Kjo ka bërë që shumë banorë në Bukaçaça, e sidomos të moshuar, të detyrohen t’i mbushin kovat me ujë në një pus dhe t’i bartin ato disa kilometra, deri në shtëpi.

Është dimër dhe nuk kemi pastrues rrugësh. Është akull. Nuk është e lehtë t’i bartësh kovat”, thotë Natalya, e cila nuk dëshiron të identifikohet me mbiemër.

Ajo thotë se autoritetet kanë bërë përpjekje të gjejnë zëvendësues, por, sipas saj, kandidatët kanë qenë ose alkoolistë, ose pensionistë.

Ju mund të negocioni me individë privatë dhe ata do t’ju sjellin ujë – 150 rubla [2.50 dollarë] për fuçi. Por, ku t’i gjejmë këto para…”, thotë Natalya, e cila ka punuar në një dyqan lokal, përpara se të dilte në pension.

Natalya thotë se vajza e saj dhe nipi jetojnë në qytetin Çernishevsk, rreth 50 kilometra në jug të Bukaçaçës, dhe se ka frikë se ai do të dërgohet për të luftuar në Ukrainë.

Ai ka pasur dy shokë klase që kanë vdekur në Ukrainë. Njëri është varrosur së voni. Ka qenë rekrut”, thotë Natalya.
Ndryshe nga burrat rusë, të regjistruar për mobilizim, autoritetet ruse janë zotuar se nuk do të dërgojnë rekrutë të rinj për të luftuar në Ukrainë.

Por, Natalya thotë se “këto janë vetëm fjalë”. “Ata po i dërgojnë”, thotë ajo.

Irina, një banore tjetër në Bukaçaça, thotë se djali i saj 27-vjeçar, Gera, ka qenë duke nxjerrë qymyr kur ka marrë njoftimin për rekrutim.

Ashtu si gjithë të tjerët, edhe atë e kanë marrë nga shtëpia, e kanë futur në autobus dhe e kanë larguar”, thotë Irina.
Irina thotë se djali i saj tani është i vendosur në qytetin jugor rus, Rostov-on-Don, dhe “transporton pajisje prej atje” në anën tjetër të kufirit ukrainas, rreth 200 kilometra larg.

Ai ka qenë neutral sa i përket temës së luftës, por kur i kam sugjeruar që të përpiqet të shpëtojë nga mobilizimi, ka refuzuar. Më ka thënë se nëse e thërret atdheu, ai do të luftojë. Nuk kam bërë më përpjekje që ta bind”, rrëfen Irina.

Fshati nuk do të ketë bukë

Në mesin e atyre që nuk janë kthyer nga lufta në Ukrainë, është pronari i një furre të bukës në Bukaçaça. Disa vite më parë, Vladislav Akhmadulin ka marrë furrën nga nëna e tij, Tatyana Akhmadulina, dhe babai i tij, i cili e ka hapur atë rreth dy dekada më parë.

Gatimi është puna e jetës sime. Por, së shpejti, mund të detyrohem ta mbyll furrën e bukës. Fshati nuk do të ketë bukë. Fizikisht, është e vështirë për mua dhe nuk dihet nëse djali im do të kthehet nga Ukraina”, thotë Akhmadulina.

Nëse mbyllet kjo furrë buke, fshati nuk do të ketë bukë. Djali i saj është mobilizuar në fund të shtatorit. Akhmadulina thotë se ai – pasi ka shërbyer më herët në ushtri – e ka ndjerë se është detyrë e tij që të rekrutohet për luftë.

Për mendimin tim, nuk është detyrë, por frikë se si do t’ju shohin fqinjët nëse refuzoni. Tani jam penduar që e kam dëgjuar. Nuk është dashur. Megjithatë, do të përpiqem ta kthej. Do t’i shkruaj prokurorisë. Kam frikë, sigurisht. Kam frikë për djalin tim”, thotë Akhmadulina.

Akhmadulina tregon se djali i saj i ka blerë vetë edhe furnizimet për dislokim. Nadezhda dhe Nikolai Ogarkov janë, po ashtu, banorë të Bukaçaçës. Ata janë takuar në një fabrikë të metaleve – tashmë të mbyllur – dhe që atëherë janë bashkë.

Në fund të tetorit kemi festuar 50 vjet bashkë. Ata thonë se nipi i tyre 24-vjeçar, Aleksandr Ogarkov, ka punuar në kompaninë lokale të minierave të qymyrit deri në verën e kaluar, por se puna aty ka qenë “shumë e keqe” dhe e ka detyruar të shkojë në Vlladivostok, ku ka kryer shërbimin ushtarak. Ai është mobilizuar atje”, thotë Nadezhda.

Nuk na ka thënë asgjë për këtë. Ka thirrur njëherë, ka thënë se do ta çojnë në Ukrainë. Ka kaluar një javë në stërvitje dhe kaq. Ka një muaj që është në luftë”, thotë Nikolai. 

Në Bukaçaça ndodhen dy varreza. Andrei, një pensionist lokal, tregon se në njërën prej tyre gjendet një memorial për ushtarët japonezë, të varrosur atje. Rreth dy dekada më parë, thotë Andrei, pasardhësit e tyre kanë ardhur për t’i riatdhesuar eshtrat.

Ne i kemi zhvarrosur mbetjet dhe japonezët i kanë marrë në shtëpi. Jemi paguar me dollarë për punën tonë në atë kohë”, kujton Andrei.

Varreza tjetër në Bukaçaça është mbushur me shpejtësi, thotë Andrei, edhe para se Putin të niste pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në muajin shkurt.

Për shkak të minierave të qymyrit në zonën tonë, vendi nuk është për jetesë. Po ngordhim si miza, edhe pa luftë”, thotë Andrei.

Dhe, së shpejti, do të na duhet t’i varrosim të rinjtë – ata që do të sillen nga Ukraina. Shikoni, kanë përgatitur tashmë një copë toke për varrime të reja”, thotë Andrei, duke ngritur dorën kah disa varre të mbuluara me borë./REL.

fshati rus ngelet pa burra lufta ne ukraine

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet