LIVE UPDATES
Bota

Putin lavdëron testet e raketës me energji bërthamore: Testet vendimtare tani kanë përfunduar

Kremlini publikoi më 26 tetor një video nga një takim mes Putinit dhe shefit të shtabit të përgjithshëm, Valery Gerasimov, që raportohet se është zhvilluar në një lokacion të grupit të përbashkët të forcave.

26 Tetor 2025, 14:03 Nga I.A

Putin lavdëron testet e raketës me energji bërthamore: Testet

RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Rusia ka testuar me sukses raketën Burevestnik, e cila është e pajisur me motor me energji bërthamore dhe ka aftësi për mbajtjen e armëve bërthamore.

Tashmë, Moska po kërkon mënyra për ta përdorur në një kohë kur lufta e Kremlinit në Ukrainë po zvarritet.

Kremlini publikoi më 26 tetor një video nga një takim mes Putinit dhe shefit të shtabit të përgjithshëm, Valery Gerasimov, që raportohet se është zhvilluar në një lokacion të grupit të përbashkët të forcave.

Gerasimov tha se testi u krye pesë ditë më parë, kur raketa - për të cilën Moska pretendon se nuk mund të zbulohet nga asnjë sistem mbrojtës - përshkoi 14.000 kilometra dhe qëndroi në ajër për rreth 15 orë.

Raketa, e quajtur Skyfall nga NATO, është në zhvillim prej më shumë se një dekade. Ajo është një nga disa sistemet e reja në të cilat dizajnerët rusë janë përqendruar, ndërsa Kremlini derdh fonde në zhvillimin e armëve si pjesë e një gare armatimesh që nuk është pranuar zyrtarisht - kryesisht kundër Shteteve të Bashkuara.

“Testet vendimtare tani janë përfunduar”, tha Putin në video, duke shtuar se ai ka urdhëruar përgatitjen e “infrastrukturës për ta futur këtë armë në shërbim në forcat e armatosura ruse”.

Përparimi i projektit vjen ndërkohë që lufta e Putinit në Ukrainë ka hyrë në muajin e 45-të, me trupat ruse që po bëjnë përparime të vogla, hap pas hapi.

Kievi ka bërë presion mbi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre perëndimorë për të ofruar armë me rreze më të gjatë veprimi, si raketat Tomahawk, për t’i mundësuar Ukrainës të godasë më thellë në territorin rus, në përpjekje për të fituar epërsi në luftë dhe për të forcuar pozicionin e saj në çdo bisedim paqeje - të cilat aktualisht duken të bllokuara.

Burevestnik funksionon në thelb përmes një reaktori të vogël bërthamor të integruar në motor, që teorikisht i mundëson të qëndrojë në ajër për disa ditë.

Kjo raketë ka tërhequr vëmendje të veçantë nga ekspertët e kontrollit të armëve dhe të inteligjencës, pjesërisht për shkak të teknologjisë që përdor, por edhe për shkak të dështimeve të saj të mëparshme.

Njoftimi i Putinit vjen në një kohë kur traktati New START, i cili kufizon arsenalet bërthamore të SHBA-së dhe Rusisë në 1.550 koka strategjike dhe 700 lëshues strategjikë për secilën palë, pritet të skadojë në fillim të vitit të ardhshëm.

Udhëheqësi rus së fundmi ka ofruar që vullnetarisht të respektojë kufijtë e traktatit për një vit, një propozim që presidenti amerikan, Donald Trump, e përshkroi si “më duket një ide e mirë.”

Një përpjekje e dështuar për të rikuperuar një raketë të fundosur - që besohet të ketë qenë Burevestnik - shkaktoi një shpërthim radioaktiv në një zonë të largët të Rusisë në vitin 2019, duke vrarë pesë persona, sipas dokumenteve, fotografive, imazheve satelitore dhe materialeve të tjera burimore të hapura të rishikuara nga Radio Evropa e Lirë./REL

vladimir putin

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë