Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Negociatorët rusë dhe ukrainas shkëmbyen memorandume në bisedimet e paqes në Stamboll këtë muaj, duke paraqitur vizionet e tyre për përfundimin e konfliktit trevjeçar.
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se kërkesat e Rusisë dhe Ukrainës për paqe janë “absolutisht kontradiktore”, pasi në dy rundet e bisedimeve për paqe që janë mbajtur, palët nuk janë afruar drejt një armëpushimi.
Negociatorët rusë dhe ukrainas shkëmbyen memorandume në bisedimet e paqes në Stamboll këtë muaj, duke paraqitur vizionet e tyre për përfundimin e konfliktit trevjeçar. Përveç shkëmbimeve të të burgosurve të luftës, bisedimet nuk kanë sjellë asnjë përparim drejt ndalimit të luftimeve, që nisën më 2022.
“Sa i përket memorandumeve, ashtu siç pritej, nuk ndodhi asgjë befasuese… këto janë dy memorandume krejtësisht kundërthënëse”, tha Putin në një konferencë për smedia në Minsk të Bjellorusisë.
“Prandaj organizohen dhe zhvillohen negociatat, për të gjetur një rrugë që t’i afrojë palët”, shtoi ai.
Dhjetëra mijëra njerëz janë vrarë në ofensivën e Rusisë, e cila ka detyruar miliona të zhvendosen nga shtëpitë e tyre dhe ka shkatërruar pjesën më të madhe të Ukrainës lindore.
Gjatë bisedimeve, Rusia ka kërkuar që Ukraina të dorëzojë edhe më shumë territore dhe të heqë dorë nga mbështetja ushtarake perëndimore si kusht për paqen, kushte që Kievi i konsideron të papranueshme.
Putin ka refuzuar disa herë thirrjet për armëpushim të menjëhershëm dhe ka intensifikuar sulmet ajrore, ndërsa ushtria e tij po përparon në fushëbetejë, duke marrë nën kontroll më shumë territor përtej pesë rajoneve ukrainase, që Rusia pretendon se ka aneksuar.
Presidenti rus se palët do të “vazhdojnë kontaktet e mëtejshme” pasi të përfundojnë këmbimet e të burgosurve, sipas dakordimit të arritur në takimin e 2 qershorit.
Që atëherë, dy palët kanë kryer disa këmbime, duke liruar secila më shumë se 1.000 ushtarë të kapur – të gjithë të plagosur, të sëmurë ose nën moshën 25-vjeçare. Putin po ashtu tha se Rusia është e gatshme të dorëzojë trupat e 3.000 ushtarëve të vrarë ukrainas.
Ai e pranoi se fushata ushtarake në Ukrainë ka shkaktuar presion ekonomik, pasi Rusia ka rritur ndjeshëm shpenzimet për armë dhe ushtarë.
“6.3 për qind e GDP-së të Rusisë shkon për nevojat e mbrojtjes. Kjo është 13.5 trilionë rubla [172 miliardë dollarë]. Është shumë”, tha Putin, duke shtuar se kjo mund të krijojë vështirësi për buxhetin e Qeverisë ruse./ REL
Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të premten se do të urdhëronte përsëri bombardimin e Iranit pa dyshim...
foto ilustruese SHBA- Presidenti Donald Trump ka ndërprerë bisedimet tregtare me Kanadanë dhe së shpejti do të njoftojë nj&eu...
Guvernatori i Kalifornisë SHBA- Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom ka paditur Fox News për shpifje dhe ka kërkuar 787 milion&...
pamje nga nenshkrimi UASHINGTON- Ruanda dhe Republika Demokratike e Kongos kanë nënshkruar një marrëveshje paqeje në Uashington q&...
foto ilustruese SERBI- Stërvitjet ndërkombëtare ushtarake “Ujku Platin 25”, që u mbajtën në jug të Serbis&eu...
Pamje nga vendi i ngjarjes FRANCË- Një fluturim privat përfundoi në tragjedi sot pasdite pasi një aeroplan i vogël u rr&...
Autori JAPONI- Një burrë i dënuar me vdekje nga një gjykatë është ekzekutuar në Japoni. Ky është ekz...
Foto GAZA- Agjencia për Mbrojtje Civile në Gazë tha se forcat izraelite kanë vrarë të paktën 62 persona më 27 qersh...
Shkretëtira Atacama KILI- Shkretëtira Atakama në Kilin verior, rajoni më i thatë në planet, ësht&eum...
Putin RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin është shprehur se marrëdhëniet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara po fillojn&e...