LIVE UPDATES
Bota

Raketat ruse shkatërrojnë gjithçka, qyteti ukrainas gjen burime alternative energjie

Banorët shpresojnë që shkencëtarët do të jenë në gjendje të ndihmojnë.

20 Shkurt 2023, 23:18 Nga DOSJA
Raketat ruse shkatërrojnë gjithçka, qyteti ukrainas gjen burime
Foto Ilustruese

UKRAINË- Ndërsa raketat ruse vazhdojnë të godasin infrastrukturën dhe rrjetin energjitik të Ukrainës, shkencëtarët ukrainas në qytetin Sumy shpresojnë të fillojnë prodhimin masiv të teknologjisë për energjinë diellore. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Olena Adamenko, objektivi është që nëpërmjet energjisë diellore të ruhet furnizimi me energji i vendit.

Që nga fillimi i sulmit të Rusisë, shkencëtarët nga qyteti ukrainas Sumy kanë punuar për të zhvilluar burime alternative të energjisë – një domosdoshmëri kjo pasi lufta e Rusisë në Ukrainë ka shkatërruar pjesë të konsiderueshme të infrastrukturës energjitike të vendit.

Banorët shpresojnë që shkencëtarët do të jenë në gjendje të ndihmojnë.

“Fqinjëve të mi u pëlqen ajo që po bëjmë; thonë “Do të jemi mirë për sa kohë kemi Oleksiyn pranë!”, thotë Oleksiy Drozdenko, nga Universiteti Shtetëror në Sumy.

Vetë banor në këtë qytet, ai përfiton energji dhe e ndan edhe me të tjerët, falë paneleve diellore të instaluara në çati.

“U telefonojmë garazheve që merren me makinat e shkatërruara në Kiev, në Kharkiv, dhe u kërkojmë të na shesin bateritë e ringarkueshme që janë ende funksionale. Shpresojmë që në vazhdim t’u ofrojmë energji në mënyrë krejt të pavarur 3-4 shtëpive çdo ditë, për gati 10 dhjetë orë”, thotë zoti Drozdenko.

Ai është zëvendës drejtor i departamentit të shkencave kompjuterike në Universitetin Shtetëror në Sumy dhe thotë se ekipi i tij në universitet shpiku panele diellore të lëvizshme.

Çdo njësi e lëvizshme me panele diellore kushton më pak se 4 mijë dollarë. Ato po prodhohen në masë në disa pjesë të Ukrainës, përfshirë në rajonet Vinnytsia dhe Volyn.

“Mund t’i ofrojmë energji çdo pike kontrolli, spitali fushor apo postkomande në një zonë ku nuk ka elektricitet. Një person mundet ta bëjë gati paisjen për 5-7 minuta”, thotë zoti Drozdenko.

Paisja përbëhet nga gjashtë panele diellore, si dhe bateri të thjeshta makinash të vendosura në qendër të saj.

Paisjet jo vetëm që mbledhin energji dhe e depozitojnë atë, por edhe e konvertojnë në një burim të përdorshëm energjie.

“Elementi i tretë është një paisje që bën të mundur që bateritë të punojnë siç duhet dhe që na mundëson lidhjen edhe me burime të tjera energjie, si gjeneratorët”, thotë zoti Drozdenko.

Ai thotë se banorët në qytetin Sumy po instalojnë panele diellore.

“Kam parë disa njerëz që instalojnë panele diellore në shtëpitë e tyre, në çatira, në kopshte dhe që gjejnë mënyra për t’i lidhur me bateritë. Pra, është një hap drejt të qenit krejtësisht autonomë”, thotë zoti Drozdenko.

Inxhinierët në qytetin Sumy po punojnë gjithashtu për të përmirësuar edhe vetë panelet diellore, duke përdorur materiale të reja që mund të ulin koston dhe mund t’i bëjnë më miqësorë për mjedisin.

Marrë nga VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet