LIVE UPDATES
Bota

Rënie drastike e lindshmërisë në botë/ Raporti i studiuesve amerikan ngre alarmin

Raporti i ri tregon se rëniet më të mëdha të lindjeve janë në vendet e zhvilluara evropiane dhe aziatike, si Serbia, Japonia dhe Koreja e Jugut.

21 Mars 2024, 16:36 Nga S.N
Rënie drastike e lindshmërisë në botë/ Raporti i
Foto Ilustrim

SHBA- Sipas një studimi të ri të shkencëtarëve amerikanë, niveli i lindjeve në rang global pritet të bjerë ndjeshëm deri në vitin 2100. Madje që nga viti 2050, në mbi tre të katërtat e vendeve nuk do të lindin mjaftueshëm fëmijë për të mbështetur popullsinë e tyre. Nga ana tjetër, rritja e popullsisë do të mbështetet nga lindjet më të larta në vendet me të ardhurat më të ulëta, përgjithësisht në Afrikën perëndimore dhe Nën-Sahariane.

Raporti i ri tregon se rëniet më të mëdha të lindjeve janë në vendet e zhvilluara evropiane dhe aziatike, si Serbia, Japonia dhe Koreja e Jugut. Raporti u hartua nga studiuesit e shëndetit të popullsisë në Universitetin e Washingtonit dhe u publikua në revistën Lancet.

Studiuesit i nxorën konkluzionet pasi shqyrtuan të dhënat e 204 vendeve. Ata panë tendencat nga viti 1950 deri më tani për të parashikuar të ardhmen. Krahas teknikave të modeleve statistikore, studiuesit shqyrtuan edhe faktorët që mund të ndikojnë tek lindjet, si niveli arsimor i nënave, mundësia e tyre financiare për të patur kujdestarë për fëmijën, apo qasja tek kontraceptivët.

Studiuesit i prodhojnë këto lloj raportesh demografike për të vlerësuar kërkesën në të ardhmen për shërbimet si kujdesi shëndetësor, si dhe burimet natyrore. Profesorja Melinda Mills drejton Qendrën për Shkencat Demografike në Universitetin e Oksfordit. Ajo thotë se kostoja e lartë e jetesës, kostoja e kujdesit për fëmijët dhe shqetësimet për ecurinë e karrierës po i shtyjnë gratë në shumë vende të mos kenë fëmijë.

Profesorja Mills, e cila nuk ishte pjesë e këtij studimi të Universitetit të Uashingtonit, thotë se parashikimet përputhen me ato të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“E shohim në vende si Japonia, ku kemi rritje të moshës kur nënat lindin fëmijë për herë të parë në 32 vjeç, si në Itali. Pra, kjo do të thotë se njerëzit po bëjnë fëmijë më vonë dhe ka rënë ndjeshëm numri total i fëmijëve. Është mbiquajtur greva e bebeve. Pra, gratë thjesht nuk dëshirojnë të kujdesen për familjen e tyre, për prindërit e tyre dhe të kenë edhe një punë. Këto janë llojet e arsyeve përse tashmë kemi nivele më të larta fertiliteti në Afrikën Nën-Sahariane, Indonezi, Pakistan, Bangladesh”, thotë profesorja Mills.

Studiuesit e Uashingtonit përdorën nivelin e fertilitetit për të përllogaritur popullsinë. Ata thonë se globalisht niveli ka rënë nga pesë fëmijë për çdo grua në vitin 1950, në 2.2 fëmijë në vitin 2021. Studiuesit thonë se rënia është veçanërisht e theksuar në vende si Koreja e Jugut dhe Serbia, ku niveli është nën 1.1 fëmijë për çdo grua.

Në vendet e Afrikës Nën-Sahariane niveli gjatë vitit 2021 vazhdoi të ishte katër fëmijë për çdo grua, me Çadin që ishte vendi me nivelin më të lartë, me shtatë fëmijë për çdo grua. Profesorja Miles thotë se niveli i lartë i vdekshmërisë së foshnjave mund të jetë një faktor i rëndësishëm në këto rajone.

“Ka të bëjë patjetër niveli i vdekshmërisë dhe mbijetesës së foshnjave. Njerëzit bëjnë më shumë fëmijë, pasi ka nivel më të lartë vdekshmërie të foshnjave. Pra, ky është gjithnjë një faktor. Por mendoj se nuk është vetëm për shkak të të drejtave për riprodhimin në vetvete, por edhe për qasjen tek dija. Qasjen tek kontraceptivët. Dëshira për të patur kontroll ndaj fertilitetit tënd, ta kesh fuqinë për ta bërë këtë, por edhe të kesh njohurinë e duhur”, thotë ajo.

Por profesorja Mills paralajmëron që të mos shpejtohet për të dalë në konkluzione të forta bazuar tek ky raport. Ajo vë në dukje se megjithë këtë përqëndrim të vëmendjes tek niveli i lartë i lindjeve në Afrikën Nën-Sahariane, parashikimet e Kombeve të Bashkuara për vitin 2050 vazhdojnë të vlerësojnë se popullsia më e lartë do të jetë në vende si India, Kina dhe Shtetet e Bashkuara. Ajo thotë se ka shumë faktorë që nuk i merr parasysh raporti.

“Mendoni për ndryshimin klimatik. Mendoni për luftën. Mendoni për pandeminë. Këto mund të ndikojnë tek lindshmëria. Pra demografët përpiqen të bëjnë parashikimet e tyre, por do të jenë gjithnjë edhe këto aspekte. Mendoni për parashikimet ekonomike. Ka gjithnjë gjëra të papritura”, thotë ajo.

Profesorja Mills thotë se disa vende kanë filluar tashmë të dalin me zgjidhje teknologjike për plakjen e popullsisë dhe thotë se madje kjo ka shtruar ndonjëherë me të drejtë edhe pyetjen, a është domosdoshmërisht një gjë e keqe tkurrja e popullsisë?

Marrë nga VOA

popullsia lindshmeria

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale