LIVE UPDATES
Bota

Rasti i komandatit libian/ Gjykata Penale Ndërkombëtare nis hetim ndaj qeverisë italiane, gjithçka u iniciua nga një refugjat sudanez

Personi që u shkroi gjykatësve ndërkombëtarë dhe inicioi nisjen e hetimit përmes avokatëve të tij ishte një refugjat sudanez, i cili u kishte thënë tashmë hetuesve ndërkombëtarë në vitin 2019 për torturat që ai dhe gruaja e tij kishin vuajtur në Libi nga Elmasri.

6 Shkurt 2025, 16:31 Nga r.ll
Rasti i komandatit libian/ Gjykata Penale Ndërkombëtare nis hetim ndaj
giorgia meloni

HAGË- Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë ka nisur një hetim ndaj qeverisë së kryeministres së Italisë, Giorgia Melonit. Hetimi ka të bëjë me arrestimin dhe ekstradimin e kreut të policisë gjyqësore libiane, Nisem Ozama Elmasri Habis. Në veçanti, qëllimi i gjyqtarëve ndërkombëtarë është "të konstatojnë nëse qeveria e Romës pengoi zbatimin e drejtësisë, siç përcaktohet në nenin 70 të Statutit të Romës", shkruan gazeta Avvenire, e cila botohet nga Konferenca Italiane e Ipeshkvijve Katolikë.

Personi që u shkroi gjykatësve ndërkombëtarë dhe inicioi nisjen e hetimit përmes avokatëve të tij ishte një refugjat sudanez, i cili u kishte thënë tashmë hetuesve ndërkombëtarë në vitin 2019 për torturat që ai dhe gruaja e tij kishin vuajtur në Libi nga Elmasri. Ata ishin kapur në det nga e ashtuquajtura roje bregdetare libiane dhe më pas ishin burgosur në Libi në rrjetin e qendrave të paraburgimit të kontrolluara nga gjenerali Almasri.

Në vitin 2019, burri kishte paraqitur një komunikim në Zyrën e Prokurorit duke ofruar "një grup të gjerë provash" për të cilat ai tha se implikonin zyrtarë të lartë të BE-së dhe italianëve, përfshirë ish-kryeministra dhe ministra italianë, në lehtësimin e kryerjes së krimeve të të drejtave të njeriut në Libi. Dëshmia e tij është ndër ato që përmban aktakuza bashkëngjitur urdhrit të arrestit për zyrtarin libian të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër të drejtave të njeriut.

Komunikimi ligjor i mbledhur nga Prokuroria përbëhet nga 23 faqe në të cilat rindërtohet çështja Almasri deri në kthimin e tij në Libi. Nënshkrimi është nga "Front-Lex", një organizatë ndërkombëtare e avokatëve të të drejtave të njeriut që janë në vijën e parë të frontit para gjykatave të BE-së, OKB-së dhe Hagës. 

Refugjati sudanez ndihmohet në Paris nga dy avokatë të përfshirë në disa gjyqe përpara juridiksioneve ndërkombëtare: Juan Branco dhe Omer Shatz .

Megjithatë, në 23 faqet e depozituara në Hagë, të cilat “Avvenire” mundi t’i shikonte dhe të cilat shoqërohen me bashkëngjitje të shumta, disa detaje janë të pasakta, siç është treguesi i qëndrimit të gjeneralit libian “në Itali për 12 ditë ” .

Në realitet, Almasri kishte qenë më parë në vende të tjera të BE-së dhe qëndroi në Itali nga data 18 deri më 22 janar, kur më pas u lirua me urdhër të Gjykatës së Apelit në Romë dhe u kthye në Tripoli me një fluturim të shërbimit sekret italian.

Procedura e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, e cila merr qindra raporte dhe ankesa, nuk është e ngjashme me atë të sistemit procedurial italian dhe koha e nevojshme për hetimin apo arkivimin e çështjeve në përgjithësi nuk është e shkurtër. 

Sipas aktakuzës, në të cilën Meloni, Nordio dhe Piantedosi tregohen si "të dyshuar", përfaqësuesit e qeverisë italiane nuk arritën ta dorëzonin Gjeneralin Almasri në Gjykatën Penale Ndërkombëtare: “Abuzuan pushtetin e tyre ekzekutiv për të mos iu bindur detyrimeve të tyre ndërkombëtare dhe kombëtare”.

giorgia meloni gjykata penale nderkombetare gjykata e hages

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet