22 Tetor 2022, 07:22
Nga I.A
Steve Bannon
SHBA- Steve Bannon, ish-udhëheqësi i fushatës së Donald Trumpit dhe strategu i tij në Shtëpinë e Bardhë, u dënua nga një gjykatë federale e Uashingtonit me katër muaj burg dhe një gjobë prej 6500 dollarësh për shpërfillje të Kongresit dhe pasi refuzoi të dëshmonte në hetimin për sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kongresit Amerikan.
Sipas prokurorëve, që nga marrja e thirrjes, Bannon "ka ndjekur një strategji të kundërshtimit dhe përbuzjes së autoriteteve".
Me mbërritjen në gjykatën federale në Uashington, Bannon u prit nga protestuesit që bërtisnin "Tradhtar. Fashist!"
Me një ton sfidues, Bannon u tha gazetarëve: "Mos harroni, ky regjim i paligjshëm, dita e gjykimit të tyre është më 8 nëntor", duke iu referuar zgjedhjeve të ardhshme të Kongresit.
Departamenti i Drejtësisë kishte kërkuar një dënim me gjashtë muaj për Bannon, duke cituar në dosje hetimore se, në vend që të bashkëpunonte me gjykatën, Bannon "frustroi në mënyrë të vazhdueshëm një hetim të Kongresit me rëndësi të madhe kombëtare".
Pavarësisht dënimit me burg, Bannon mund të qëndrojë jashtë edhe vitin e ardhshëm duke apeluar çështjen e tij.
Hetimi i nisur nga një komitet i posaçëm i Dhomës së Përfaqësuesve vlerësoi se Bannon e dinte paraprakisht planin e mbështetësve të linjës së ashpër të Trump për të sulmuar Kongresin më 6 janar me synim për të parandaluar që demokrati Joe Biden të konfirmohej si presidenti i ardhshëm.
Bannon shërbeu në Shtëpinë e Bardhë për shtatë muajt e parë të mandatit të Trump, duke u larguar për shkak të konflikteve me zyrtarët e tjerë të lartë.
Në vitin 2020, Bannon u akuzua për mashtrim dhe pastrim parash për marrjen e miliona dollarëve për përdorim personal që donatorët kishin kontribuar për ndërtimin e një muri në kufirin me Meksikën. Ndërsa të tjerët u gjetën fajtorë në skemë, Trump akordoi një falje të plotë për Bannon përpara se të largohej nga detyra në janar 2021, duke çuar në rrëzimin e akuzave kundër tij.
Marrë nga REL
steve bannon donald trump joe biden
Bota
22 Tetor 2022, 07:20
I.A
Lloyd Austin dhe Sergei Shoigu
SHBA- Të premten më 21 tetor, sekretarët e mbrojtjes së SHBA-së dhe Rusisë zhvilluan një ...
Bota
21 Tetor 2022, 23:22
F.M
Protesta
IRAN- Protestat në Iran kanë vijuar në qytetin veriperëndimor të Tabrizit që ishte vatra e trazirave, me forca shtes...
Bota
21 Tetor 2022, 23:14
F.M
Burri që djeg restorantin
SHBA- Një burrë i vuri zjarrin një restoranti të Bangladeshit në qytetin e Nju Jorkut sepse nuk i d...
Bota
21 Tetor 2022, 23:10
Wang Zhian
KINË- Mijëra delegatë janë mbledhur në Pekin këtë javë për të rizgjedhur presidentin Xi si udh...
Bota
21 Tetor 2022, 21:59
e.k
Giorgia Meloni, Silvio Berlusconi, and Matteo Salvini
ITALI- Giorgia Meloni, që pranoi mandatin si kryeministrja e ardhshme e Italisë, do t&...
Bota
21 Tetor 2022, 21:39
e.k
Sergei Surovikin
RUSI- Gjenerali Sergei Surovikin, që zbaton strategjinë e re ushtarake të presidentit Vladimir Putin në Ukrainë &...
Bota
21 Tetor 2022, 21:29
e.k
Emannuel Macron
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron beson se rikthimi në negociata duhet të jetë pjesë e rrugës pë...
Bota
21 Tetor 2022, 20:00
d.a.
kosove
KOSOVË- Ftesa e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për takim me udhëheqësit e partive politike opozitare ka nxjerr...
Bota
21 Tetor 2022, 19:49
e.k
Paratë dhe sendet e sekuestruara
GREQI- Një organizatë kriminale që vepronte në trafikimin e emigrantëve të paligjsh&eum...
Bota
21 Tetor 2022, 19:38
d.a.
Mitrovice
KOSOVË- Marrëveshja për formimin e një asociacioni që do t’i bashkonte dhjetë komuna që banohen me shumi...