LIVE UPDATES
Bota

"Çregjistrimi prek thuajse vetëm ata!" DW: Si Serbia po e zvogëlon numrin e shqiptarëve në Preshevë?

Pakica shqiptare në jug të Serbisë është nën presion. Autoritetet e vendit po fshijnë shqiptarët që ndodhen jashtë vendit nga regjistrat e popullsisë. Mijëra prej tyre po mbeten kështu pa shtetësi.

14 Korrik 2024, 10:48 Nga M.B
"Çregjistrimi prek thuajse vetëm ata!" DW: Si Serbia po e
Foto ilustruese

PRESHEVA- Kur Safet Demiri, në gusht të vitit 2019, deshi të rinovonte regjistrimin e makinave të tij të biznesit, i thanë: "Ju nuk jeni më në regjistrin e adresave.” Demiri është lindur në Medvegjë (Serbi) dhe familja e tij ka 200 vjet që jeton aty. Demiri ka disa prona në vendin e lindjes, ndër to një hotel turistik dhe një kompani telekomunikacioni. Por jeton edhe në Vjenë të Austrisë, ku ka një kompani ndërtimi. Që nga viti 2019, atij i mohohet e drejta e një adrese në Medvegjë. "Si mund të kujdesem për bizneset e mia, pa adresë?” i tha Demiri nëpunësit. Si përgjigje ai mori një ngritje supesh.

46-vjeçarit iu desh të gjente një zgjidhje të përkohshme dhe e bëri regjistrimin në emër të të jatit. Ai u përpoq ta kërkonte të drejtën e tij duke e kundërshtuar vendimin në Gjykatën Administrative të Nishit, por pa sukses. "Vendbanimi juaj është jashtë shtetit, kështu që fshirja nga regjistri ka qenë e drejtë” - ishte arsyetimi zyrtar. "Nuk kemi ç'të bëjmë,” i kishin thënë më pas në gjykatë, "është vendim nga lart.”

Çregjistrimi prek thuajse vetëm shqiptarët

Shkaku i çregjistrimit të Demirit është se ai është shqiptar, thotë studiuesja Flora Ferati-Sachsenmaier nga Universiteti i Göttingenit. Ajo vetë është me prejardhje nga Medvegja dhe në vitin 2023 publikoi një hulumtim për Institutin Max-Planck. Temën e zbuloi krejt rastësisht, në vitin 2016, kur ishte në Medvegjë për një projekt tjetër. "Çdo i dyti shqiptar me të cilin flisja, më thoshte 'po na çregjistrojnë',” kujton Ferati për DW. Në studim ajo do të zbulonte se çregjistrimi bëhej në mënyrë sistematike.

Autoritetet serbe e quajnë këtë çregjistrim "pasivizim”. "Nëse konstatojnë se dikush nuk jeton më në adresën e regjistruar, personi fshihet nga regjistri i adresave," shpjegon Ferati. Por prej kësaj janë prekur edhe njerëz që janë me pushime ose udhëtime të shkurtra jashtë. Riregjistrimi zakonisht nuk është i mundur. Fshirja ka pasoja të rënda për të prekurit. Ata nuk kanë qasje në shërbimet publike, nuk mund të bëjnë pasaportë, ose të marrin shërbime shëndetësore.

Zvogëlimi i numrit të shqiptarëve si synim

Synimi është zvogëlimi i numrit të shqiptarëve në Serbinë e Jugut. Shifrat e studimit Max-Planck flasin vetë: "Ndërsa në Luginën e Preshevës numri i adresave të pasivizuara përfshin gati 10 për qind të popullsisë, në pjesë të tjera të Serbisë numri i pasivizimeve prek shumë më pak se një për qind të banorëve të komunave,” thotë Ferati-Sachsenmaier.

Çregjistrimi është problem sidomos për shqiptarët që jetojnë në Kosovë, thotë Enver Haziri, i cili drejton në Gjilan një zyrë që merret enkas me nevojat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Shumica e tyre janë përndjekur nga fshatrat e tyre në qershor 1999 kur forcat serbe, të zbrapsura nga forcat e NATO-s, e shfrynë mllefin te pakica shqiptare në jug të Serbisë.

Në Kosovë këta të përndjekur janë të mirëseardhur moralisht, por nuk kanë asnjë lloj dokumenti zyrtar, thotë Haziri. Për shkak të pasivizimit, ata bëhen faktikisht pa shtetësi dhe nuk kanë mundësi të marrin pjesë në jetën shoqërore as të Serbisë e as të Kosovës. Vetëm qeveria e tanishme e Kurtit ka nisur ta marrë seriozisht fatin e pakicës dhe ka vendosur t'i pajisë me leje qëndrimi.

Shqiptarët e Serbisë - një pakicë e margjinalizuar

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut e ka quajtur pasivizimin e adresave "spastrim etnik me metoda administrative”. Në Luginën e Preshevës, ku përfshihen komunat Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc, jetojnë afro 60,000 shqiptarë. Megjithëse ata aty përbëjnë shumicën e popullsisë dhe Serbia i ka nënshkruar konventat e Këshillit të Evropës për pakicat kombëtare, shqiptarët margjinalizohen sistematikisht, thotë Shaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë. Edhe si kandidate e BE-së, Serbia ka marrë zotimin se do ta përmirësojë gjendjen e pakicave shqiptare në institucionet publike.​​

Por Kamberi i tha DW-së se pasivizimi i adresave është njëra nga masat diskriminuese të Serbisë ndaj shqiptarëve: "Ne nuk na lejojnë të integrohemi në jetën publike, shpesh investitorët madje pengohen që të investojnë në Preshevë,” tha Kamberi. Një pengesë për shqiptarët është dhe militarizimi gjithnjë në rritje i zonës. Serbia ka ngritur 48 baza ushtarake në kufi me Kosovën, shumica e tyre janë në rajonin e Preshevës.

Berlini është i shqetësuar

Shaip Kamberi ishte para pak kohësh në Berlin për të sensibilizuar qeverinë dhe parlamentarët gjermanë për këtë çështje. Politikani gjerman Knut Abraham i CDU/CSU-së i tha DW se është i shqetësuar dhe se pret që "ambasadat e shteteve të BE-së në Beograd t'i kushtojnë më shumë vëmendje kësaj çështjeje dhe të flasin me përfaqësues të pakicave”. Thomas Hacker, nga partia liberale, FDP, i tha DW-së se çështja e pakicës shqiptare në Serbi meriton më shumë vëmendje ndërkombëtare. "Fokusi është momentalisht te dialogu Prishtinë-Beograd, tema të tjera po aq të rëndësishme janë fatkeqësisht në hije. Procesi i pasivizimit duket si një proces i heqjes së ngadaltë të të drejtave." Edhe Ministria gjermane e Punëve të Jashtme apeloi te të gjithë përgjegjesit që të veprojnë në përputhje me obligimet dhe të sillen në mënyrë më transparente dhe të drejtë.

Paditjet të pasuksesshme

Qeveria serbe në të kaluarën i ka hedhur poshtë akuzat se pasivizimi është një masë për të diskriminuar shqiptarët, sipas një prononcimi të ministrit të atëhershëm të pushtetit lokal Aleksandar Martinovic, në dhjetor 2023. DW i ka kërkuar një prononcim aktual Ministrisë së Brendshme të Serbisë por deri tani nuk ka marrë përgjigje.

Demiri dhe disa shqiptarë të tjerë ndërkohë e kanë çuar çështjen e tyre në Gjykatën Kushtetuese në Beograd. Ata nuk presin të fitojnë, prandaj po përgatiten për ta çuar çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Shanset që t'u jepet e drejtë janë të larta, por ata nuk besojnë se vendimet do të ndryshojnë politikën e Serbisë ndaj pakicës shqiptare./ DW

presheva

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen