3 Prill 2023, 13:22
Nga k.m.
Foto ilustruese
Bashkimi Evropian ka shprehur gatishmëri për të punuar me presidentin e ri të zgjedhur të Malit të Zi, Jakov Millatoviç, duke shprehur bindjen se ky shtet do të mbetet i përkushtuar për rrugën evropiane.
Në të njëjtën kohë, Brukseli ka bërë ftesë për stabilitet politik në këtë shtet në mënyrë që të përshpejtohet procesi i reformave dhe të arrihet përparim në negociatat e anëtarësimit.
Kështu tha sot në Bruksel zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, kur u pyet rezultatin e zgjedhjeve në Podgoricë.
Kandidati për president të Malit të Zi, Jakov Millatoviç, ka fituar rreth 60 për qind të votave në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të dielën, kurse kundërkandidati i tij, presidenti aktual, Millo Gjukanoviç, ka marrë rreth 40 për qind, treguan rezultatet preliminare.
“BE-ja do t’i jap vlerësimet e veta zyrtare pasi të bëhet publik raporti i Misionit të BE-së për Vëzhgim të Zgjedhjeve”, tha Stano
“Në përgjithësi presim të bashkëpunojmë me presidentin e ri dhe me të gjithë partnerët politik në Podgoricë për t’i ndihmuar Malit të Zi të mbetet fuqishëm në rrugën e integrimeve evropiane… prioriteti duhet të jetë sundimi i ligjit dhe vazhdimi i reformave në drejtësi, ashtu siç është kërkuar nga raportet përkatëse të Komisionit Evropian”, tha ai.
Analistët thonë se është ende e paqartë nëse Millatoviç dhe partia e tij në rritje “Evropa tani” do të vazhdojnë t’i ndjekin politikat pro Bashkimit Evropian.
Ata paralajmërojnë se marka e populizmit e kësaj partie mund të shkaktojë lëkundje përballë çështjeve të vështira me të cilat përballet një nga demokracitë më të reja të kontinentit, përfshirë këtu: ndarjet politike mbi identitetin serb dhe malazez, marrëdhëniet me Beogradin dhe Kishën Ortodokse Serbe, si dhe ndikimin rus në rajon./REL
bruksel
Bota
3 Prill 2023, 13:08
f.i
Zjarri në Notre Dam
FRANCË- Zjarri i ‘Notre Dame’ 2019, i cili shkaktoi dëme të mëdha, si duket u ka dhënë a...
Bota
3 Prill 2023, 13:06
a.l
Hashim Thaçi
HAGË- Gjyqi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli...
Bota
3 Prill 2023, 12:56
a.l
Gresa Krasniqi
HAGË- Qindra shqiptarë po marrin pjesë në protestën e organizuar kundër gjykimit të Hashim Thaçit...
Bota
3 Prill 2023, 12:45
f.i
Polica NYPD
SHBA- Departamenti i Policisë së Nju Jorkut (NYPD) ka njoftuar se oficerët e saj janë "gati për t'iu përgjig...
Bota
3 Prill 2023, 12:48
a.l
Hashim Thaçi dhe Alex ëhiting
HAGË- Prokurori i specializuar, Alex Whiting në fjalën e tij para ish-krerëve t&eu...
Bota
3 Prill 2023, 12:35
a.l
Jorn Rohde
HAGË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se Gjykata Speciale nuk po gjykon luft&...
Bota
3 Prill 2023, 12:30
f.i
At Artem Cici, Lulea Hajdaraga
GREQI- Në kishën e Shenjtorëve Kostandini dhe Elena, në Selanik u mbajt mesha e parë në...
Bota
3 Prill 2023, 12:17
a.l.
Mattheë Halling
HAGË- Prokuroria Speciale në Hagë ka shpalosur aktakuzën kundër 4 krerëve të UÇK-së m&e...
Bota
3 Prill 2023, 12:14
f.i
Foto ilustruse
GREQI- Një muaj pas përplasjes së trenit në Tempe, trenat e pasagjerëve të OSE-së janë rikthyer n&eu...
Bota
3 Prill 2023, 12:08
a.l
Ragip Xhaka
HAGË- Një numër i madh shqiptarësh nga diaspora dhe të tjerë që kanë udhëtuar nga Kosova po prote...