14 Shkurt 2024, 08:08
Nga h.k
Foto ilustruese
SHBA-Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve kanë votuar për shkarkimin e shefit të emigracionit të presidentit amerikan, Joe Biden. Çështja më pas do të shkojë në Senat, ku do të mbahet gjykimi ndaj sekretarit të Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas, i cili është anëtari i parë i kabinetit amerikan që po përballet me këtë procedurë në pothuajse 150 vjet.
Konservatorët në Dhomën e Përfaqësuesve, që kontrollohet nga republikanët, fajësojnë sekretarin e Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas, për rritjen e hyrjeve ilegale nga Meksika, që ata e kanë cilësuar si “katastrofë humanitare".
Ligjvënësit miratuan dy akuza ndaj tij, përkatësisht atë për “refuzim të vullnetshëm dhe sistematik” për të zbatuar ligjin e imigracionit dhe “shkelje të besimit të publikut”.
Ky ishte tentimi i dytë i republikanëve ndaj Mayorkaas, pas përpjekjet e para për të nisur procedurat për shkarkimin e tij dështuan javën e kaluar.
Dhoma e Përfaqësuesve votoi me 214 vota për dhe 213 kundër për procesin që në anglisht njihet si “impeachment” dhe çështja tani do të kalojë Senat, ku pritet të mbahet gjyqi.
“Përveç shpalljes së luftës, impeachment është padyshim autoriteti më serioz që i është dhënë Dhomës dhe ne e kemi trajtuar këtë çështje në përputhje me rrethanat”, tha kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson.
“Pasi që sekretari po refuzon të bëjë punën e tij për të cilën është konfirmuar në Senat, Dhoma duhet të reagojë”, shtoi ai.
Por, Biden menjëherë kundërshtoi këtë vendim të ligjvënësve në Dhomë duke e cilësuar si “akt flagrant antikushtetues që ka vënë në shënjestër një nëpunës të nderuar publik në mënyrë që të luhen lojëra të ulëta politike”.
Herën e fundit që Dhoma kishte votuar për nisjen e gjyqit ndaj një anëtari të kabinetit ishte më 1987 ndaj sekretarit të Luftës, William Belknap, që u akuzua për korrupsion.
Megjithatë, Mayorkas pritet të lirohet nga akuzat e Dhomës gjatë gjyqit në Senatin e udhëhequr nga demokratët.
Votimi ndaj Mayorkas ndodhi në kohën kur Dhoma dhe Senati po përplasen lidhur me frenimin e emigrantëve ilegalë. Në dhjetor, u shënua rekord pasi në ditë në kufirin SHBA-Meksikë u ndaluan 10.000 emigrantë ilegalë.
Çfarë është “impeachment”?
Procedura për shkarkimin e një pjesëtari të Qeverisë amerikane, apo edhe ndaj presidentit, që në anglisht njihet si “impeachment”, do të thotë të ngresh akuza në Kongres, që do të përbëjnë bazën për gjykim.
Procedura për shkarkim zhvillohet në dy faza. Nis me seanca dëgjimore në Dhomën e Përfaqësuesve dhe, nëse miratohet me shumicë të thjeshtë, procesi kalon në Senat, ku edhe mbahet gjykimi.
Në Senat, pastaj, duhen dy të tretat e votave për largimin e zyrtarit nga detyra.
shba joe biden
Bota
14 Shkurt 2024, 08:05
h.k
Foto ilustruese
MAQEDONIA E VERIUT-Kaos në sportele: Në bazë të Marrëveshjes së Prespës dokumentet personale të sh...
Bota
14 Shkurt 2024, 07:57
N.F
Pamje nga miniera
TURQI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Turqi ku nëntë minatorë janë shpallur t...
Bota
14 Shkurt 2024, 07:49
N.F
Tërmet
KILI- Një tërmet me magnitudë 6.1 u regjistrua në orët e para të së mërkurës në Kilin qe...
Bota
14 Shkurt 2024, 07:43
N.F
Foto ilustruese
IZRAEL-Izraeli synon ta zgjerojë luftën tokësore deri brenda qytetit Rafah, ku janë strehuar mbi 1 milion palestinez&eu...
Bota
14 Shkurt 2024, 07:31
N.F
Alejandro Mayorkas
SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga republikanët votoi të martën në favor të ngritjes s&eu...
Bota
14 Shkurt 2024, 07:21
N.F
Foto ilustruese
RUSI- Parlamenti i Rusisë do të votojë në 21 shkurt mbi pezullimin e anëtarësisë në vendit në ...
Bota
13 Shkurt 2024, 22:55
h.k
Foto ilustruese
KALIFORNI-13 lëkundje sizmike në pak minuta janë regjistruar në Kaliforni sipas Shërbimit Gjeologjik të Shte...
Bota
13 Shkurt 2024, 22:50
h.k
Foto ilustruese
SERBI-Bashkimi Evropian po përgatit sanksione të reja për kompanitë kineze dhe indiane për shkak të lidhjeve...
Bota
13 Shkurt 2024, 22:25
S.N
Foto Ilustrim
SHBA- Nënsekretari i Përgjithshëm për Çështjet Humanitare, Martin Griffiths ka dhënë alarmin ...
Bota
13 Shkurt 2024, 22:16
M.B
Elon Musk
SHBA- Elon Musk u tha senatorëve republikanë amerikanë se nuk ka asnjë mënyrë që presidenti rus Vlad...