LIVE UPDATES
Bota

REL: Ekonomia sfidohet nga barrierat politike mes vendeve të rajonit

Drejtori i Sekretariatit të Përgjithshëm të CEFTA-s, Emir Xhikiq, thotë për Radio Evropa e Lirë se CEFTA në parim mbetet e fokusuar në harmonizimin e këmbimit tregtar mes vendeve nënshkruese të marrëveshjes me standardet e BE-së në kuadër të tregtisë rajonale

3 Korrik 2022, 14:19 Nga A.B

REL: Ekonomia sfidohet nga barrierat politike mes vendeve të rajonit

Afaristët në Maqedoninë e Veriut thonë se ngecja në projektet infrastrukturore dhe pritjet e gjata në dogana e ulin në masë të theksuar konkurrencën e produkteve maqedonase në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Për afaristët e Maqedonisë së Veriut me rëndësi të veçantë është që iniciativa Ballkani i Hapur paralelisht Marrëveshjes për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), që të mos mbingarkohet administrata, e cila edhe ashtu nuk është siç thonë dhe aq efikase në favor të biznesit.

Drilon Iseni, drejtor i Odës Ekonomike të Maqedonisë thotë se për sektorin e biznesit parësor mbetet opsioni që ofron lëvizje të lirë të kapitalit, shërbimeve dhe qytetarëve.
“Çdo marrëveshje paralele, e cila në një farë forme do të ndikojë në dobësimin e marrëveshjes paraprake, për ne nuk është e pranueshme”, thotë Iseni.

Ai nënvizon se me rëndësi mbetet që lehtësimet që arrijnë shtetet e rajonit të zbatohen në praktikë dhe jo vetëm të promovohen si të tilla me pompozitet dhe të njëjtat të mbeten vetëm në letër.

“Realisht, bizneseve nuk u duhen shumë samite të mëdha ku fliten fjalë të bukura, por duhet vepruar edhe në terren. Dhe kjo, para së gjithash, nënkupton infrastrukturë të mirë rrugore dhe shërbime doganore efikase që do ta përshpejtojnë lëvizjen e lirë të mallrave mes shteteve të rajonit dhe e gjithë kjo të rezultojë me një këmbim më të lartë tregtar, pa marrë parasysh se për cilin shtet bëhet fjalë. Çdo marrëveshje plotësuese që e defokuson këtë administratë që realisht nuk është dhe aq efikase, pra nuk shkon në favor të biznesit”, vlerëson Iseni.

Por, cili është dallimi midis CEFTA, që është marrëveshje për tregti të lirë dhe bashkëpunim më të madh ekonomik, dhe iniciativës Ballkani i Hapur, që në të vërtetë e ka të njëjtin objektiv?

Drejtori i Sekretariatit të Përgjithshëm të CEFTA-s, Emir Xhikiq, thotë për Radio Evropa e Lirë se CEFTA në parim mbetet e fokusuar në harmonizimin e këmbimit tregtar mes vendeve nënshkruese të marrëveshjes me standardet e BE-së në kuadër të tregtisë rajonale.

“Ajo çka është me rëndësi të theksohet, është se dallimi bazë midis CEFTA-s dhe Ballkanit të Hapur, sipas gjërave tashmë të theksuara, është ajo se CEFTA është proces inkluziv që në njëfarë dore ndonjëherë i rëndon aktivitetet, ndërsa nga ana tjetër çon drejt asaj që të gjitha palët në Ballkanin Perëndimor të shkojnë më shpejt drejt integrimit evropian".

"Sa i takon Ballkanit të Hapur, në një moment të caktuar do të duhet të përputhet me aktivitetet e CEFTA-s, me kusht që në kuadër të tërë Procesit të Berlinit, ose të tregut të përbashkët rajonal, të shfrenohen çështje të caktuara politike që e bllokojnë funksionalizimin e këtyre dy iniciativave”, thotë Xhikiq.

Nga ana tjetër, Biljana Muratovska nga Asociacioni i transportuesve ‘MakamTrans’, thotë për Radion Evropa e Lirë se çmimi i shumë mallrave varet nga çmimi i transportit që përcaktohet nga shpejtësia e tij.

Muratovska thekson se shumë probleme paraqiten në sistemin doganor, i cili është i vjetër dhe me një dinamikë të ngadaltë u përshtatet kërkesave të kohës ndërkohë që realizimi i projekteve infrastrukturore ngec me vite.

“Çmimi i shumë produkteve varet nga shpejtësia e lëvizjes , mendoj transportimit nga një vend në një vend të caktuar. Ne nuk kemi shpejtësi të lëvizjes pasi jemi të kufizuar”, thotë Muratovska, duke nënvizuar si problematike mosdefinimin e qartë sa i përket shpërndarjes së të drejtave dhe përgjegjësive në mes anëtareve të CEFTA-s.

Ndërsa, Emir Xhikiq konsideron se ekonomia mbetet peng i barrierave politike në mes vendeve të rajonit.

“Gjithnjë politika ka pasur ndikim ndaj ekonomisë dhe ekonomia ndaj politikës, këtu nuk ka asgjë të pazakontë. Ajo çka duhet të thuhet është se potenciali ekonomik që vendet anëtare do të kishin mundur ta shfrytëzojnë me pjesëmarrjen në CEFTA, është mbi 7 për qind e prodhimit të përgjithshëm bruto, GDP në nivel vjetor. Kjo tregon se palët duhet të angazhohen në kapërcimin e problemeve politike dhe me të vërtetë t’u kushtohen çështjeve ekonomike që do të kontribojnë në mirëqenien e kompanive dhe në mënyrë indirekte edhe të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor”.

“Ajo çka me të vërtetë duhet të theksohet është se integrimi rajonal në këtë mënyrë siç e shikojmë ne, përkatësisht përmes tregut rajonal të përbashkët dhe integrimeve evropiane, janë dy anë të një monedhe. Ajo çka do të bëni për integrim në CEFTA, do t’ju shkruhet edhe tek integrimi në BE dhe e kundërta”, shprehet Xhikiq./REL

ekonomia

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë