LIVE UPDATES
Bota

REL: Heqja e vetos në BE, si zgjidhje për zgjerim më të shpejtë

Bashkimi Evropian, aktualisht, për secilin vendim në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë duhet ta bëjë me konsensus. Kjo ka bërë që shpesh vendimet të bllokohen nga ndonjë shtet anëtar, edhe kur të gjitha tjerat ishin në favor. Edhe në procesin e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë ka shpesh raste kur disa shtete vonojnë vendimet ose i bllokojnë në tërësi. Hungaria është përmendur më së shpeshti si shembull. Në këtë mënyrë këto sanksione bëhen më pak efikase.

4 Qershor 2023, 17:49 Nga k.m.
REL: Heqja e vetos në BE, si zgjidhje për zgjerim më të
Foto ilustruese

Në kohën kur në Bashkimin Evropian thonë se “është krijuar një moment i ri për zgjerimin” pasi Ukraina dhe Moldavia kanë marrë statusin e kandidatit, ndërsa një status i tillë i është premtuar edhe Gjeorgjisë, janë rritur zërat për heqjen e vetos në procesin e marrjes së vendimeve në Këshillin e BE-së.  Këto propozime arsyetohen me faktin se edhe tash kur BE-ja ka 27 shtete anëtare po dëshmohet se është e vështirë të miratohen vendimet, ndërsa po të pranohen edhe shtetet tjera, do të bëhet edhe më vështirë.

Së fundi, thirrjeve që për disa çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë të hiqet vetoja dhe të kalohet në votimin me shumicë të kualifikuar, u është bashkuar edhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz. Më herët thirrje të tilla ka bërë edhe presidenti i Francës dhe shumë zyrtarë tjerë të lartë të BE-së. Këto propozime janë në përputhje edhe me kërkesat e qytetarëve të vendeve të Bashkimit Evropian që janë shprehur gjatë të ashtuquajturës “Konferencë për të ardhmen e Evropës“. Mbështetësit e heqjes së vetos thonë se BE-ja së pari duhet të reformohet përbrenda në mënyrë që të jetë e gatshme për t’u zgjeruar. Të tjerët thonë se heqja e vetos do ta bënte BE-në më funksionale, ndërsa zëri i saj në botë do të ishte më i respektuar dhe ndikimi do të rritej.

Bashkimi Evropian, aktualisht, për secilin vendim në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë duhet ta bëjë me konsensus. Kjo ka bërë që shpesh vendimet të bllokohen nga ndonjë shtet anëtar, edhe kur të gjitha tjerat ishin në favor. Edhe në procesin e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë ka shpesh raste kur disa shtete vonojnë vendimet ose i bllokojnë në tërësi. Hungaria është përmendur më së shpeshti si shembull. Në këtë mënyrë këto sanksione bëhen më pak efikase.

Në BE, aktualisht, për rreth 80 për qind të vendimeve kërkohet shumica e kualifikuar, ndërsa për pjesën tjetër është ruajtur e drejta e vetos, përfshirë edhe në politikën e jashtme dhe të sigurisë, që ku hyn edhe procesi i zgjerimit. Sipas formulës së vendosjes me shumicë të kualifikuar për të kaluar një vendim duhet të votojnë në favor së paku 55 për qind të shteteve anëtare (së paku 15 vende anëtare të BE-së) me kushtin që ato të përfaqësojnë së paku 65 për qind të popullsisë së BE-së.

Kjo do të thotë se katër vende të mëdha, për shembull Gjermania, Franca dhe dy tjera, mund ta formojnë të ashtuquajturën “pakicën bllokuese” dhe të bllokojnë një vendim edhe në rastet kur 23 shtete mund të jenë në favor. Kjo bën që shtetet e mëdha të kenë pak më shumë mundësi sesa ato të vogla. Kjo është edhe arsyeja pse shumë vende më të vogla anëtare janë kundër heqjes së vetos, sepse kanë frikë se mund të mbivotohen. Por, përveç funksionimit më të lehtë të BE-së, heqja e vetos do të ishte e nevojshme edhe për të shpejtuar procesin e zgjerimit. Kjo sepse në këtë proces ka pasur shpesh bllokime nga ndonjë vend anëtar që ka ndikuar dukshëm në vonesa gjatë procesit.

Sllovenia disa herë kishte bllokuar Kroacinë gjatë procesit të negociatave për shkak të mospajtimeve bilaterale.

Greqia me vite kishte mbajtur peng nisjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut për shkak të emrit. Edhe pasi Shkupi arriti marrëveshje me Greqinë dhe e zgjidhi këtë problem, pengesa nisi të bëjë Bullgaria. Nëse mbahet e drejta e vetos atëherë ata që hyjnë më herët në BE, do të mund t’i bllokojnë fqinjët e tyre. Kjo përmendet nga disa diplomatë edhe në rastin e Kosovës dhe Serbisë. Edhe Parlamenti Evropian ka propozuar që në procesin e zgjerimit të vendoset me shumicë të kualifikuar e jo me konsensus. Por, për t’u hequr e drejta e vetos duhet të ndryshohen Traktatet themelore të Bashkimit Evropian. E, për ndryshimin e tyre secili vend anëtar mund ta përdorë veton. Pra, vendet e BE-së kanë të drejtë të vendosin veto për të bllokuar heqjen e vetos.

Kur është fjala për zgjerimin e BE-së, diplomatët në Bruksel thonë se nuk është reale në një të ardhme të pritet heqja e vetos në tërësi, por se do të ishte mirë që kjo të hiqet për shumicën e hapave teknikë në proces.

Për shembull, do të mjaftonte shumica e kualifikuar për hapjen dhe mbylljen e kapitujve, për caktimin e kritereve, ndërsa në fund të procesit do të mbetej e drejta e vetos për pranimin e anëtarëve të ri. Kjo do të siguronte se pa pajtimin e të gjitha vendeve ekzistuese anëtare nuk mund të pranohet një anëtar i ri në BE. Kjo do të ishte në përputhje me praktikën ekzistuese, sepse një vend bëhet anëtar i ri përmes Nënshkrimit të Traktatit të Anëtarësimit.

E ky traktat, sikur traktatet tjera, do të duhej të nënshkruhej nga të gjitha vendet anëtare dhe të kalojë procesin e ratifikimit nga të to.

Por, mbajtja e vetos për secilin hap në proces të anëtarësimit shihet si pengesë për përshpejtimin e këtij procesi, sepse shpesh vendet bllokojnë një proces për muaj e vite për çështje që duken krejtësisht teknike.

Debati për heqjen e vetos në çështjet e politikës së jashtme dhe të zgjerimit do të vazhdojë në BE, por nuk pritet që të ketë edhe propozime formale apo ndryshime në mandatin e tashëm të Parlamentit dhe Komisionit. Zgjedhjet Evropiane do të zhvillohen në pjesën e parë të muajit qershor të vitit të ardhshëm, pastaj në fund të vitit 2024 do të formohet edhe Komisioni i ri Evropian, do të zgjidhet edhe presidenti i ri i Këshillit Evropian. Pas kësaj mund të nisë realisht edhe procesi i ndryshimit të vendimmarrjes në BE që mund të çojë edhe deri te heqja e vetos në disa raste në politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së./REL

bashkimi europian

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës