LIVE UPDATES
Bota

REL: Mosrespektimi i protokolleve në QKUK rrit infeksionet

Në njërin prej rasteve, pacienti me kancer ishte në gjendje stabile deri në momentin kur, sipas familjarëve, u infektua me një bakter brenda QKUK-së.

8 Dhjetor 2025, 17:13 Nga E. D
REL: Mosrespektimi i protokolleve në QKUK rrit infeksionet
foto ilustruese

KOSOVË- Dy pacientë kanë humbur jetën brenda më pak se një muaji në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), dhe familjarët pretendojnë se shkaku nuk ishte vetëm sëmundja, por infeksionet që i morën pikërisht aty ku kërkuan shërim.

Në njërin prej rasteve, pacienti me kancer ishte në gjendje stabile deri në momentin kur, sipas familjarëve, u infektua me një bakter brenda QKUK-së.

“Kjo më pas i shkaktoi sepsë”, thotë shkurtimisht për Radion Evropa e Lirë një i afërm që kërkon të mbetet anonim.

Përkundër përpjekjeve, REL-i nuk arriti të merrte një konfirmim nga mjekët, sepse, sipas tyre, infeksionet brendaspitalore si shkak vështirë se dokumentohen në mënyrë të saktë.

Këto, megjithatë, nuk janë raste të izoluara. Në hapësirat e QKUK-së, rreziku i padukshëm i infeksioneve brendaspitalore kanos vazhdimisht pacientët.

Radio Evropa e Lirë ka siguruar të dhëna shqetësuese nga dy klinika: në Qendrën e Mjekimit Intensiv, infeksionet brendaspitalore kanë prekur mbi 70% të pacientëve gjatë disa muajve të këtij viti, ndërsa në Neonatologji, ku trajtohen foshnjat më të brishta, përqindja ka kaluar 20.

Drejtori i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv, Gazmend Spahiu, e pranon hapur problemin: “Njësia Intensive ka përqindjen më të lartë të infeksioneve, për shkak të gjendjes së rëndë të pacientëve që shtrohen aty”.

Ai thotë se janë marrë disa masa të reja teknike për zvogëlimin e infeksioneve të rrugëve respiratore, si: pajisje të mbyllura për aspirim, tubusa me aspirim subglotik, higjienë më rigoroze, por pranon se mungesa e infermierëve e dobëson çdo përpjekje.

Mendim të ngjashëm ndan edhe drejtori i Klinikës Torakale, Nazmi Kolgeci.

“Ne, si personel, kemi kujdes dhe marrim masa preventive kundër infeksioneve. Ato nuk i bartin as pacientët, por shoqëruesit e tyre”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Prania e shoqëruesve është shndërruar në pjesë të kulturës së QKUK-së, pasi mungesa kronike e stafit mjekësor, e sidomos infermierëve, e ka bërë të pamundur që shumë shërbime bazike të ofrohen nga vetë spitali.

Për këtë arsye, familjarët shpesh bëjnë punët që duhet t’i bëjnë infermierët - qoftë të kujdesen për higjienën e pacientit, t’i japin ushqim apo të transportojnë analiza.

Për pasojë, dhomat dhe korridoret e spitalit janë të mbushura me familjarë që hyjnë e dalin pa kontroll higjienik, duke e kthyer institucionin në një hapësirë të pambrojtur nga infeksionet.

Klinika Torakale është ndër të paktat në QKUK që ka një dhomë të posaçme izolimi.

Në derën e dhomës numër 234 shkruan: “Kujdes! Dhomë Septike - Infeksion”. Brenda saj, paraditen e 4 dhjetorit, ishin tre pacientë të sëmurë rëndë, të ndarë nga të tjerët, me mjekë e infermierë që hynin vetëm me pajisje mbrojtëse.

Në dhomën pranë, atë ditë, ishte edhe G. Paçarizi. I shtruar për një sëmundje të mushkërive, ai i tha REL-it se është prekur edhe nga një virus që mjekët nuk e kanë identifikuar ende.

Në dhomën e tij, familjarët lëviznin lirshëm - pa doreza, pa maska dhe pa ndonjë kontroll.

Por, këto shkelje të supozuara të protokollit nuk i bënin vetëm ata.

REL-i vëzhgoi edhe mjekë e infermierë që dilnin jashtë klinikave me uniforma spitalore, ecnin nëpër oborr, shkonin në kuzhinën disa metra larg dhe më pas ktheheshin në hapësirat e trajtimit, pa u ndërruar.

Zyrtarë të Drejtorisë së Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës - institucionit që mbikëqyr QKUK-në - pranuan shkurtimisht se “kodi i veshjes nuk respektohet”.

E, nga Ekipi për Kontrollin e Infeksioneve brenda QKUK-së thanë se kanë evidentuar shkelje pothuajse në të gjitha klinikat: thonj të gjatë, stoli, uniforma të papërshtatshme - elemente këto të ndaluara me çdo standard të kontrollit të infeksioneve.

Pjesëtarë të këtij ekipi, që folën në kushte anonimiteti për Radion Evropa e Lirë, thanë se shkelësit më të mëdhenj “janë kryeinfermieret dhe mjekët”.

REL-i kërkoi për disa ditë raportin e këtij ekipi dhe përgjigje nga shefja e tij, Hatixhe Gashi. Edhe pse ajo tha se i ka dërguar ato te drejtoria e QKUK-së, kjo e fundit u përgjigj vetëm me një deklaratë të përgjithësuar:

“Ekipi kryen inspektim dhe monitorim të përditshëm në të gjitha klinikat e QKUK-së. Infeksionet më të shpeshta janë ato të rrugëve respiratore, si pneumonitë ventilatore”.

“Pas çdo hulumtimi që bëhet, me qëllim të verifikimit të gjendjes higjienike, merren mostrat dhe në bazë të rezultateve, merren masat e duhura në bashkëpunim me klinikat përkatëse dhe institucionet tjera”, thuhet në përgjigje - pa ndonjë detaj më shumë.

Raportet e mëparshme të këtij ekipi kanë evidentuar deri në 600 raste të infektimeve brendaspitalore brenda një viti dhe ato kanë shkuar, kryesisht, duke u rritur.

Sipas SHSKUK-së, numri i pacientëve të shtrirë në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme ka kaluar 162 mijë në vitin 2024.

Rekomandimet e vazhdueshme të Ekipit për Kontrollin e Infeksioneve, përfshijnë: rritjen e nivelit të higjienës, klimatizimin qendror në salla të operacionit dhe menaxhimin e mbeturinave sipas standardeve.

Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë konfirmon për Radion Evropa e Lirë se po zhvillon disa kontrolle lidhur me infeksionet brendaspitalore - madje disa raste janë edhe duke u riinspektuar.

“Jemi në fazën e inspektimit dhe pasi ta kryejmë këtë punë, do të përgatisim një raport”, thotë udhëheqësi i departamentit, Ibrahim Tërshnjaku.

Naser Gjonbalaj, nga Oda e Mjekëve të Kosovës, e përkufizon situatën me një fjali: “Vetë fakti që në vitin 2025 ende flasim për infeksione brendaspitalore, është shqetësues.”

Ai shton se mungesa e stafit, mungesa e shërbimeve cilësore dhe prania e shoqëruesve në çdo hap të spitalit janë ndër shkaktarët kryesorë të përhapjes së infeksioneve, që mund të çojnë edhe në sepsë.

Pavarësisht kësaj, QKUK-ja nuk mban statistika të sakta për numrin e vdekjeve të lidhura me këtë komplikim.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, infeksionet e marra gjatë trajtimit shëndetësor janë ndër problemet më të shpeshta që ndodhin brenda spitaleve, pothuajse kudo në botë.

Mesatarisht, 1 në 10 pacientë preket nga këto infeksione.

Në vendet me të ardhura të ulëta ose të mesme, si dhe te pacientët më të rrezikuar - sidomos ata në kujdes intensiv - kjo përqindje është edhe më e lartë, sipas OBSH-së.

Por, brenda QKUK-së në Prishtinë, infeksionet e tilla janë vetëm një prej shumë problemeve.

REL-i ka dokumentuar vazhdimisht sfida brenda institucionit: mungesë të mjekëve dhe infermierëve në shumë klinika; lista pritjesh që zgjasin me vite; familjarë që detyrohen të marrin rolin e infermierëve; dhe kushte bazike që mungojnë - nga çarçafët deri te sapunët./REL

qkuk

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend