LIVE UPDATES
Bota

REL: Një ekip “misterioz” menaxhues do të paraqesë statutin e Asociacionit

Me gjithë përpjekjet e bëra, Radio Evropa e Lirë nuk arriti t’i marrë nga Qeveria e Kosovës emrat konkretë të personave që përbëjnë këtë ekip. Bislimi tha më 5 prill për median e Kosovës, Kallxo, se Ekipi Menaxhues përbëhet nga katër persona të komunitetit serb.

8 Prill 2023, 18:05 Nga DOSJA
REL: Një ekip “misterioz” menaxhues do të paraqesë
Kosovë

KOSOVË- Për rreth dy javë, Ekipi Menaxhues do ta prezantojë draft-statutin për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kjo do të ndodhë në kuadër të dialogut politik për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit, i cili udhëhiçet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Paralajmërimi u dha nga kryenegociatorët e dy vendeve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, pas takimit të tyre në Bruksel, më 4 prill. Megjithatë, ende nuk dihet saktësisht se kush e përbën Ekipin Menaxhues, pra kush e ka shkruar statutin për formimin e Asociacionit.

Me gjithë përpjekjet e bëra, Radio Evropa e Lirë nuk arriti t’i marrë nga Qeveria e Kosovës emrat konkretë të personave që përbëjnë këtë ekip. Bislimi tha më 5 prill për median e Kosovës, Kallxo, se Ekipi Menaxhues përbëhet nga katër persona të komunitetit serb.

“Danijella Vujiçiç është në krye. Dy persona nga ekipi janë të njëjtë, ndërsa dy anëtarë kanë ndryshuar vazhdimisht”, tha ai.

REL-i pyeti Qeverinë e Kosovës nëse anëtarët kanë ndryshuar, por nuk mori përgjigje.

Danijella Vujiçiç është deputete e Kuvendit të Serbisë nga Partia Përparimtare Serbe, e cila ka pushtetin aje. Ajo vjen nga Mitrovica e Veriut - një nga katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

“Mandati i Ekipit Menaxhues përfundon në momentin kur ai prezanton draftin [e statutit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe]”, tha Bislimi.

Në vitin 2018, Ekipi Menaxhues hartoi një statut dhe e dorëzoi atë në Bruksel. Por, ai statut nuk u diskutua kurrë, me dijeninë e publikut.

REL-i iu drejtua edhe Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë me pyetjet se kush e përbën aktualisht Ekipin Menaxhues, a do të prezantohet draft-statuti i vitit 2018 apo është përgatitur një i ri, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Se ka paqartësi rreth prezantimit të draft-statutit, e konfirmoi edhe Bislimi, më 4 prill, në Bruksel.

Pasi Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje në vitin 2013 për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe dy vjet më vonë ranë dakord për parimet e formimit të tij, Ministria e Administrimit të Vetëqeverisjes Lokale e Qeverisë së Kosovës emëroi Ekipin Menaxhues në vitin 2016.

Në atë kohë, në krye të kësaj ministrie ishte Lubomir Mariç nga radhët e Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve të Kosovës që ka mbështetjen e Beogradit. Sot, ai është deputet i Kuvendit të Serbisë nga Partia Përparimtare Serbe.

Mariç, i cili ishte koordinator i Ekipit Menaxhues, caktoi katër persona për të shkruar statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe: Igor Kallamar, Dejan Radojkoviç, Vinko Radosavleviç dhe Svetisllav Durlleviç.

Kallamar dhe Radojkoviç janë nga Mitrovica e Veriut, ndërsa Radosavleviç dhe Durlleviç janë nga komunat në jug të Lumit Ibër.

Aktualisht, nuk dihet nëse Ekipi Menaxhues ka hartuar një statut të ri.

Në fund të janarit, organizata joqeveritare gjermane, Friedrich-Ebert-Stiftung, përgatiti dhe prezantoi draft-statutin e saj për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Siç u tha në atë kohë, statuti u hartua me iniciativë të vetë organizatës dhe pas shumë vitesh mosmarrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për këtë çështje.

Ky dokument ka shtatë kapituj dhe 18 nene që përcaktojnë strukturën organizative të Asociacionit, marrëdhëniet me autoritetet qendrore, rregulloret ligjore, buxhetin e të tjera.

Si qëllime të formimit të Asociacionit përmenden: forcimi i demokracisë lokale, zhvillimi i ekonomisë lokale, mbikëqyrja në fushën e arsimit, shëndetësisë parësore dhe sekondare e të tjera.

Për këtë veprim të organizatës gjermane reagoi ashpër drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, i cili tha se “askush nga Ekipi Menaxhues nuk i ka kërkuar shërbimet e organizatës Friedrich-Ebert-Stiftung”.

“Ajo punë i është besuar ekskluzivisht Ekipit Menaxhues. Në përputhje me mandatin e besuar, Ekipi Menaxhues e përfundoi hartimin e draft-statutit gati 5 vjet më parë, më saktësisht në gusht të vitit 2018, dhe e njoftoi zyrtarisht BE-në për këtë”, tha Petkoviç.

Në Marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të vitit 2013, thuhet vetëm se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të themelohet në bazë të statutit, por, më pas, plani i zbatimit përcaktoi se palët duhet të formojnë një ekip menaxhues, që do të shkruajë statutin.

“Ekipi Menaxhues do të përbëhet nga përfaqësues të katër komunave nga veriu, dhe do të themelohet pas konfirmimit nga organi kompetent i Kosovës. Komisioni zbatues do të mbikëqyrë punën e Ekipit Menaxhues”, thuhet mes tjerash në planin e zbatimit.

Më pas, në kuadër të dialogut, u ra dakord për “fushëveprimin dhe mandatin e Ekipit Menaxhues” për themelimin e Asociacionit, i cili duhet të përbëhet nga përfaqësues të secilës prej katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Në të njëjtin dokument saktësohet se Ekipi Menaxhues është përgjegjës për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili do të përcaktojë strukturën organizative, qëllimet, proceset vendimmarrëse dhe kompetencat e tij.

Në Kosovë me vite është kontestuar çështja e kompetencave të Asociacionit, pra nëse do të ketë kompetenca ekzekutive ose jo.

Në Marrëveshjen e vitit 2015, e cila përcaktoi parimet për formimin e Asociacionit, nuk përmendet konkretisht Ekipi Menaxhues, por thuhet se statuti do të miratohet nga një mekanizëm që do të përbëhet nga anëtarët e zgjedhur të kuvendeve të komunave anëtare.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të përbëhet nga dhjetë komuna me shumicë serbe në Kosovë: Graçanica, Shtërpca, Kllokoti, Ranillugu, Parteshi, Novobërda në jug të Ibrit dhe Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviçi dhe Zubin Potoku në veri.

Si qëllime të formimit të Asociacionit përmenden: mbikëqyrja e plotë e zhvillimit të ekonomisë lokale, mbikëqyrja e plotë në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, mbikëqyrja e plotë e koordinimit të planifikimit urban dhe rural e të tjera.

Marrë nga REL

kosove

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet