LIVE UPDATES
Bota

Përballet me 34 akuza penale, analiza e VOA: Çfarë mund të ndodhë pas padisë kundër ish-Presidentit Trump?

Ish-Presidenti Donald Trump u akuzua këtë javë për falsifikimin e të dhënave të biznesit në Nju Jork për të fshehur rolin e tij në pagesën e bërë një aktoreje të filmave pornografik, përpara zgjedhjeve të vitit 2016.

8 Prill 2023, 17:32 Nga DOSJA
Përballet me 34 akuza penale, analiza e VOA: Çfarë mund të
Donald Trump

SHBA- Në fillim të javës prokurori i Qarkut të Manhatanit ngriti një aktpadi ndaj ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump lidhur me 34 akuza, përfshirë falsifikim të të dhënave të biznesit në Nju Jork për të fshehur rolin e tij në pagesën e bërë një aktoreje të filmave pornografikë përpara zgjedhjeve të vitit 2016. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, njofton se si akuza e paprecedentë mund të krijojë pasiguri të reja në garën presidenciale të vitit 2024.

Në historinë amerikane një ish-president nuk është përballur asnjëherë me akuza penale, aq më pak një që po garon sërish për Shtëpinë e Bardhë.

“Kjo është një fyerje për vendin tonë ndërsa bota tashmë po qesh me ne”, tha zoti Donald Trump.

Ish-Presidenti Donald Trump u akuzua këtë javë për falsifikimin e të dhënave të biznesit në Nju Jork për të fshehur rolin e tij në pagesën e bërë një aktoreje të filmave pornografik, përpara zgjedhjeve të vitit 2016.

Që nga shpallja e aktakuzës, zoti Trump grumbulloi rreth 12 milionë dollarë donacione për fushatën, duke sugjeruar se akuzat penale mund të jenë të dobishme për të, të paktën në afat të shkurtër.

“Kjo me të vërtetë krijon një atmosferë viktimizimi rreth tij, gjë që republikanët e kanë bërë kohët e fundit shenjë dalluese të partisë së tyre dhe një shenjë dalluese të strategjisë së tyre zgjedhore”, thotë këshilltarja politike, Julie Roginsky.

Pas ngritjes së akuzës, sondazhet tregojnë se zoti Trump po zgjeron avantazhin ndaj sfiduesit të mundshëm republikan, guvernatorit të Floridës, Ron DeSantis.

Nëse ai shpallet si kandidat i republikanëve, në nëntor të vitit 2024 zoti Donald Trump ka të ngjarë të përballet me Presidentin Joe Biden, duke përsëritur përballjen e zgjedhjeve të vitit 2020. Ky vlerësohet si një lajm i mirë për zotin Biden pasi ka të ngjarë që kjo të nxisë bazën demokrate dhe shumicën e votuesve të pavarur.

“Zoti Biden është lloji i kandidatit që nuk mund të sigurojë miliona vota për shkak të personalitetit të tij. Ai mund t'i mbledhë ato miliona vota sepse votuesit nuk mund ta durojnë alternativën”, thotë Larry Sabato, drejtor i Qendrës për Politikë të Universitetit të Virxhinias.

Zoti Trump do të dalë para gjykatësit në dhjetor. Nëse ai shpallet fajtor dhe i fiton zgjedhjet, nuk ka asgjë në Kushtetutë që do ta ndalonte atë të bëhet sërish president i Shteteve të Bashkuara.

Ndërsa nuk ka gjasa që zoti Trump të dënohet me burg në rastin e Nju Jorkiut, hetimet e tjera, përfshirë rolin e tij në përpjekjet për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020, mund të çojnë në akuza më të rënda dhe burgim të mundshëm.

“Nuk e di se si dikush mund të jetë efektiv si president i Shteteve të Bashkuara ndërsa është në një qeli burgu. Por, nuk ka asgjë në Kushtetutë që do ta pengonte dikë të jetë president i Shteteve të Bashkuara dhe të burgoset në të njëjtën kohë”, thotë Richard Pierce, profesor në Universitetin George Washington.

Zgjedhjet në Amerikë nuk vendosen vetëm nga personaliteti që gëzon kandidati. Përveç ekonomisë, e cila po duket gjithnjë e më pozitive për Presidentin Biden, ka edhe çështje tjera me rëndësi që i motivojnë votuesit amerikanë.

“Çështje si emigracioni dhe krimi, të cilat janë shumë të rëndësishme për republikanët, e motivojnë bazën e tyre. Çështjet si barazia sociale, të drejtat riprodhuese të grave, demokracia e sigurt, janë çështje që motivojnë demokratët. Ne i pamë këto çështje që motivonin votuesit në zgjedhjet e mesmandatit dhe presim t'i shohim edhe në vitin 2024”, thotë Clifford Young nga organizata IPSOS, e cila realizon sondazhe.

Presidenti Biden nuk ka njoftuar zyrtarisht se do të kandidojë për rizgjedhje. Ai ka të ngjarë ta bëjë këtë kur në qendër të vëmendjes të mos jetë zoti Donald Trump.

Marrë nga VOA

donald trump

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen