LIVE UPDATES
Bota

REL: Një muaj paraburgim për Millun Millenkoviçin

Veprat kanë të bëjnë me sulmin ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut në dhjetorin e kaluar dhe gjatë përleshjes mes protestuesve serbë dhe ushtarëve të KFOR-it në Zveçan më 29 maj të këtij viti.

14 Qershor 2023, 22:25 Nga k.m.
REL: Një muaj paraburgim për Millun Millenkoviçin
Foto ilustruese

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka shqiptuar masën prej një muaji paraburgim Millun Millenkoviç – Llune, që u arrestua në Mitrovicë të Veriut më 13 qershor, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, avokati i tij, Nebojsha Vllajiç.

“Sot pasdite në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në departamentin e posaçëm, është mbajtur seanca për të vendosur lidhur me propozimin e prokurorit publik për caktimin e paraburgimit. Propozimi i prokurorit është miratuar dhe atij i është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh”, tha Vllajiç.

Mbrojtja ka 48 orë kohë për të apeluar këtë vendim. Avokati tha se Millenkoviç është dërguar në një burg në Podujevë.

Millenkoviç u arrestua të martën në Mitrovicën e Veriut gjatë një aksioni të njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Vllajiç tha se Prokuroria e akuzon klientin e tij për tri vepra penale: terrorizëm, ndryshimi i rendit kushtetues përmes dhunës dhe rrezikim të personit nën mbrojtje ndërkombëtare.

Veprat kanë të bëjnë me sulmin ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut në dhjetorin e kaluar dhe gjatë përleshjes mes protestuesve serbë dhe ushtarëve të KFOR-it në Zveçan më 29 maj të këtij viti.

Pas arrestimit të tij, në Mitrovicë të Veriut u lëshuan sirenat, ndërkaq qytetarët u mblodhën afër shkollës teknike. Megjithatë, ata u shpërndan pas dy orësh.

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, Millenkoviç ishte një prej organizatorëve të sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan më 29 maj.

"Policia e Kosovës sot ka arrestuar Millun Millenkoviç- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal 'Mbrojtja Civile' dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës", shkroi Sveçla në Facebook.

Rasti tjetër për të cilin dyshohet Millenkoviç ka ndodhur më 6 dhjetor 2022. Atëbotë, në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut ishin hedhur dy mjete shpërthyese, por vetëm njëra prej tyre shpërtheu.

Zyrtarët zgjedhorë po organizonin mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës, pas tërheqjes së kryetarëve komunalë në katër komunat në veri - që të gjithë nga partia më e madhe në Kosovë e serbëve, Lista Serbe - si shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në ato RKS- Republika e Kosovës.

Por, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe, votimet u shtyn për 23 prill të vitit 2023.

Për shkak të sulmit ndaj zyrave të KQZ-së, ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Dejan Pantiç, u arrestua më 9 dhjetor në pikën kufitare të Jarinjës – që lidh Kosovën dhe Serbinë – arrestimi i të cilit rriti tensionet në veri të Kosovës, me serbët lokalë që ngritën barrikada.

Barrikadat u hoqën më 29 dhjetor, pas ndryshimit të masës së sigurisë së Pantiçit nga paraburgim në arrest shtëpiak.

Arrestimi i Millenkoviçit ndodhi në kohën kur në veri të Kosovës tensionet janë të rritura. Më 26 prill, serbët lokalë kundërshtuan hyrjen në ndërtesat komunale të kryetarëve të rinj shqiptarë, të cilët hynë në ndërtesa me asistimin e Policisë së Kosovës.

Tensionet kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan grupe të maskuara të serbëve lënduan 30 ushtarë të KFOR-it, tre prej tyre me armë zjarri./REL

millun millenkovic

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët