LIVE UPDATES
Bota

REL: Pse Rusia nxit rritjen e çmimeve të gazit në Europë dhe Britani?

Pjesa më e madhe është dërguar përmes gazsjellësve, përfshirë atë Yamal, i cili kalon Bjellorusinë dhe Poloninë për të arritur në Gjermani.

20 Qershor 2022, 08:16 Nga DOSJA
REL: Pse Rusia nxit rritjen e çmimeve të gazit në Europë
Foto ilustruese

EUROPË-Çmimet e gazit në Evropë dhe Britani janë në rritje e sipër, pasi Rusia ka thënë se kapaciteti i gazsjellësit Rrjedha Veriore 1, i cili çon gazin direkt në Gjermani, mund të zvogëlohet për gati 60 për qind.

Kjo gjë nënkupton zvogëlim të furnizimeve me gaz në Evropë. Historikisht, Evropa është varur nga Rusia për gati 40 për qind të gazit natyror që i duhet.

Pjesa më e madhe është dërguar përmes gazsjellësve, përfshirë atë Yamal, i cili kalon Bjellorusinë dhe Poloninë për të arritur në Gjermani, më pas gazsjellësi, Rrjedha Veriore 1, që arrin direkt në Gjermani, dhe gazsjellës tjerë që kalojnë nëpër Ukrainë.

Një rrjet tubacionesh ndërlidhëse lidhin më pas tregjet e brendshme të gazit në Evropë. Jo të gjitha shtetet marrin gazin drejtpërdrejt nga Rusia, mirëpo nëse shtetet sikurse Gjermania blerësja kryesore e gazit rus në Evropë - merr më pak gaz, ato duhet të analizojnë menjëherë mundësi tjera.

Si rezultat, ndryshimet në furnizime ruse mund të shkaktojnë paqëndrueshmëri si në Britani, ashtu edhe në Evropë, ndonëse Britania furnizohet për katër për qind më pak me gaz rus. Furnizime më të pakta ruse nënkuptojnë më pak rezerva edhe në Norvegji, ndër furnizueset kyçe të gazit.

Rusia veçse ka nisur të zvogëlojë furnizimet në Evropë që prej gjysmës së dytë të vitit 2021, pasi në tre gazsjellës është ulur sasia për 20 për qind, në krahasim me gjysmën e dytë të vitit 2020. Çmimet evropiane të gazit janë rritur më 2021, pasi furnizimet nuk kanë qenë në linjë me kërkesën e nxitur nga rimëkëmbja e ekonomisë, pas pandemisë së koronavirusit.

Pavarësisht furnizimeve më të vogla, kompania shtetërore e gazit në Rusi, Gazprom, ka thënë se është duke zbatuar të gjitha kontratat afatgjata dhe kompanitë evropiane të kontaktuara nga agjencia e lajmeve Reuters, kanë konfirmuar vitin e kaluar të njëjtën gjë. Mirëpo kjo gjë ka ndryshuar pas pushtimit rus në Ukrainë, veprim që Moska e quan “operacion special ushtarak”.

Këtë vit, Moska ia ka ndalur gazin Bullgarisë, Polonisë, Finlandës, furnizuesit danez, Orsted, kompanisë holandeze, Gasterra dhe kompanisë Shell, pasi të gjitha këto subjekte kanë refuzuar kërkesën e Kremlinit për të paguar në rubla si përgjigje ndaj sanksioneve evropiane.

Shumë kompani sikurse Uniper dhe RWE e Gjermanisë, si dhe Eni e Italisë, i kanë bërë pagesat nën skemën e re të Rusisë dhe kanë vazhduar të sigurojnë gaz. Kur kryeministri italian Mario Draghi, ka akuzuar Moskën për përdorim të gazit për qëllime politike, Rusia ka thënë se furnizimet më të vogla janë të nevojshme për shkak të vonesave në kthim të pajisjeve që janë dërguar për riparime.

Furnizimet me gaz nga Rusia në Evropë, përmes tre gazsjellësve, kanë rënë për 26 për qind në muajin qershor, në krahasim me muajin maj. Mirëpo ulja e sasisë përmes Rrjedhjes Veriore 1 ka ndikuar më së shumti në rritje të mëdha çmimesh.

Bashkimi Evropian synon t’i japë fund varësisë nga lëndët djegëse ruse deri më 2027 dhe ka nisur të analizojë alternativa, sikurse rritja e importeve të gazit të lëngshëm natyror (LNG). Rritja e importeve të gazit të lëngshëm natyror ka shkuar në 58 për qind në pesë muajt e parë të vitit 2022, në krahasim me nivelet e vitit 2021, kanë treguar të dhënat e kompanisë Refinitiv.

Mirëpo Evropa ka kapacitete të kufizuara për pranim të gazit të lëngshëm natyror dhe çështja e furnizimeve është bërë më shqetësuese pasi Freeport LNG, operator i një fabrike të madhe eksporti në Shtetet e Bashkuara, ka thënë javën e kaluar se do të duhen të paktën 90 ditë për të rifilluar funksionimin e pjesshëm pas një shpërthimi ditë më parë.

Marrë nga REL. 

lufta ukrain-rusi nafta ruse

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën