LIVE UPDATES
Bota

REL: Qeveria e Kosovës po e fsheh të vërtetën për raportet me SHBA-në?

Një ditë më herët, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se çfarëdo sugjerimi se gjërat midis Kosovës dhe SHBA-së janë në rregull, “nuk është aspak i vërtetë”.

16 Shkurt 2024, 19:46 Nga Bekim Bislimi

REL: Qeveria e Kosovës po e fsheh të vërtetën për

KOSOVA- Diplomatët amerikanë po u dërgojnë mesazh qytetarëve të Kosovës që “të mos mashtrohen” nga deklaratat e udhëheqësve të tyre se marrëdhëniet me SHBA-në gjoja nuk janë lëkundur, vlerësojnë njohësit e çështjeve politike në Kosovë. Sipas tyre, ata po e thonë hapur, “pa gjuhë diplomatike”, se ky partneritet është lëkundur seriozisht. Një ditë më herët, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se çfarëdo sugjerimi se gjërat midis Kosovës dhe SHBA-së janë në rregull, “nuk është aspak i vërtetë”. Ai e bëri këtë reagim, pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këmbënguli të kundërtën, edhe pse ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, tha më 13 shkurt se vendimi i Kosovës për dinarin serb i ka vënë në pikëpyetje marrëdhëniet Kosovë-SHBA. Radio Evropa e Lirë pyeti Qeverinë e Kosovës se si e komenton deklaratën e ambasadorit Hovenier, përkatësisht a e sheh si përgënjeshtrim, por nuk mori përgjigje. Ish-ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, thotë se vetë fakti që Hovenier është dashur të bëjë sqarim publik për të vërtetën mbi raportet Kosovë-SHBA, nënkupton që ajo e vërtetë “i është fshehur publikut nga pala tjetër”, përkatësisht Qeveria e Kosovës. Sipas tij, deklaratat e diplomatëve amerikanë, O’Brien dhe Hovenier, janë të qarta dhe tregojnë se situata është shqetësuese.

“Imagjinojeni që ata detyrohen t’i drejtohen drejtpërdrejt opinionit publik në Kosovë, sepse mesazhet e tyre, siç duket, nuk po përçohen drejt përmes zyrtarëve të vendit. Kjo është me të vërtetë shqetësuese”, thotë Gashi për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se reagimet e diplomatëve amerikanë nuk kanë të bëjnë vetëm me çështjen e dinarit, por se ndërlidhen edhe me modelin e veprimit të autoriteteve të Kosovës, që, sipas tij, është populist. Autoritetet janë kritikuar për moskoordinim me aleatët perëndimorë, përpara se ta merrnin vendimin që parasheh përdorimin vetëm të euros në Kosovë. Por, Kurti ka thënë se ky është vendim i Bankës Qendrore të Kosovës - institucion ky i pavarur. Sipas Gashit, Qeveria e Kosovës nuk bën t’i lëkundë marrëdhëniet me SHBA-në, aq më pak në një kohë kur bota përballet me kërcënime të sigurisë.

“Mesazhet janë të qarta dhe kambanat bien për ata që kanë vesh”, thotë Gashi.

Arton Demhasaj, nga organizata joqeveritare “Çohu”, thotë se deklarata e Kurtit se partneriteti me SHBA-në nuk është rrezikuar, është “mashtrim”.

“I bie që ti po e mashtron vetëm popullin dhe militantët e pastër partiakë që i ke, sepse nuk mund t’i mashtrosh Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për aq kohë sa ato - madje duke e anashkaluar gjuhën diplomatike - po dalin dhe po e thonë troç”, thotë Demhasaj për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, deklaratat dhe veprimet e Kurtit janë populiste dhe kanë më shumë efekt elektoral pozitiv për të dhe partinë e tij. Por, sa i përket Kosovës, thotë Demhasaj, “efektet negative janë shumë të mëdha”, pasi vihet në pyetje partneriteti. Ai shton se nuk ka ndodhur më herët që një ambasador amerikan t’i drejtohet direkt opinionit për t’ia thënë “të vërtetën e SHBA-së në raport me Qeverinë e Kosovës”.

“Neve mund të na duken që janë të parëndësishme, por kur flasim për njërin prej partnerëve kryesorë të çlirimit të Kosovës, të pavarësimit të Kosovës dhe të rrugëtimit dhe zhvillimit demokratik të saj - që është SHBA-ja - mendoj se mund të kemi pasoja”, thotë Demhasaj.

Në të kaluarën, mosbindja e Kurtit ndaj kërkesave të SHBA-së është pasuar me masa të caktuara ndëshkuese. Për shembull, vitin e kaluar, SHBA-ja e ka përjashtuar Kosovën nga një stërvitje e rëndësishme ushtarake, pasi nuk u është bindur kërkesave të saj për ta shtensionuar situatën në veriun e vendit, të banuar me shumicë serbe. Në rastin aktual, autoritetet në Kosovë thonë se kanë të drejtë në vendimin e tyre për dinarin, aq më tepër kur parashihet edhe me Kushtetutë. Dinari, që nga paslufta, është përdorur në të gjitha mjediset me shumicë serbe në Kosovë. Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e ka cilësuar ndalimin e tij si përpjekje të autoriteteve kosovare “për t’i dëbuar serbët”./ REL

kosova shba

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet