6 Shkurt 2023, 11:14
Nga DOSJA
Baloni
KINË- Ish-kreu i Shërbimit Meteorologjik Kinez është Zhuang Quotai, është shkarkua nga regjimi i Pekinit, sipas raporteve të cituara nga gazeta britanike "Daily Telegraph".
Disa orë më parë, Ministria e Jashtme e Kinës tha se rrëzimi i balonës mbi bazën bërthamore të Montanës të së shtunës ishte "qartësisht një reagim i tepruar nga ana e Uashingtonit që shkel ligjin ndërkombëtar". Shkarkimi i kryemeteorologut Zhuang Quotai vjen si pasojë e rrëzimit të balonës së spiunazhit kinez mbi bazën bërthamore të Montanas, e cila prej shtatë ditësh qarkullon në qiellin e SHBA-së.
Presidenti i SHBA Joe Biden urdhëroi avionët luftarakë F-22 të rrëzonin balonën ndërsa zyrtarë të lartë të Pentagonit e paralajmëruan atë të mos e rrëzonte në tokë, duke argumentuar se mbeturinat mund të dëmtojnë pronën dhe të rrezikojnë jetë.
Balona u godit nga një avion luftarak F-22 pak jashtë Myrtle Beach, në një zonë me popullsi të dendur të njohur si "Grand Strand", e cila ka kilometra plazhe dhe është një tërheqje për pensionistët dhe pushuesit.
Sipas qeverisë së Uashingtonit, rrënojat do të dërgohen në Quantico, Virxhinia për analiza , gjë që shkaktoi një reagim të fortë nga Kina.
“Këmbëngulja e SHBA-së për përdorimin e forcës së armatosur është qartë një reagim i tepruar që shkel rëndë ligjin ndërkombëtar”, tha Ministria e Jashtme e Kinës në një deklaratë.
Pekini kërcënoi me hakmarrje, duke vënë në dukje se "rezervon të drejtën për të marrë masa të mëtejshme në përgjigje".
baloni kinez
Bota
6 Shkurt 2023, 11:07
k.m.
Foto ilustruese
Mijëra sisteme kompjuterike në mbarë botën janë shënjestruar nga një sulm kibernetik, i llojit 'ransomwa...
Bota
6 Shkurt 2023, 10:38
A.B
Moti
GREQI- Autoritetet greke kanë paralajmëruar qytetarët që të mos dalin nga banesat. Stuhia e dëborës Barbara ka shka...
Bota
6 Shkurt 2023, 10:31
A.B
Termeti
TURQI- Presidenti i Gjysmëhënës së Kuqe Turke i bëri thirrje kombit të bëjë dhurime gjaku. Kerem Kınık tha...
Bota
6 Shkurt 2023, 10:18
A.B
Termet
TURQI- Më shumë se 640 njerëz kanë vdekur në Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore pas tërmetit të m&eu...
Bota
6 Shkurt 2023, 10:14
A.B
Termet
TURQI- Azerbajxhani do të dërgojë një ekip kërkimi dhe shpëtimi prej 370 personash dhe materiale ndihme në Turqi ...
Bota
6 Shkurt 2023, 10:02
k.m.
Frank Hoogerbeets
HOLANDË- Frank Hoogerbeets, parashikuesi i vetëshpallur i tërmeteve ka parashikuar se planeti do të përjetoj&eum...
Bota
6 Shkurt 2023, 09:56
A.B
Dimitris Kolovetsios
TURQI- Përvoja e tmerrshme e tërmetit 7.4 Rihter që rrafshoi zonat e Turqisë juglindore d...
Bota
6 Shkurt 2023, 09:49
A.B
Volkan Demirel
TURQI- Trajneri i Hataysporit, Volkan Demirel, bëri thirrje për ndihmë. Gjatë videos së drejtpërdrejt&eum...
Bota
6 Shkurt 2023, 09:44
k.m.
Pamje nga tërmeti
TURQI- Ambasada shqiptare në Ankara dhe Stamboll kanë nxjerrë dy numra për shqiptarët. Në njoftimin e...
Bota
6 Shkurt 2023, 09:35
A.B
Termet
TURQI- Më shumë se 500 njerëz janë vrarë dhe rreth 3,000 të tjerë janë plagosur në Turqi dhe Siri pas n...