4 Shtator 2022, 09:56
Nga s.s
Emigrantët duke shkuar në Angli
FRANCË- Mijëra emigrantë po shkojnë drejt Anglisë vitet e fundit, mes të cilëve shumë shqiptarë. Shpesh ata vën dhe jetën në rrezik duke udhëtuar për javë të tëra, në kushte të vështira. Autoritetet franceze të portit raportuan se rreth 190 emigrantë që përpiqeshin të kalonin Kanalin Anglez u shpëtuan të shtunën në disa operacione.
Autoritetet raportuan se nga mbrëmja e së premtes deri ditën e shtunë, një varkë patrulluese e marinës franceze shpëtoi rreth gjashtëdhjetë emigrantë në brigjet e Zuidcot. Në një operacion të dytë në mëngjes, ata shpëtuan rreth 50 emigrantë të tjerë që ishin në rrezik në Em-de-Marc, gjiithashtu edhe anijet e mbytura u tërhoqën në portin e Calais, raporton thelocal.fr.
Gjithashtu, policia franceze shpëtoi 47 persona në brigjet e Lefrencook dhe i çoi në portin e Dunkirk. 29 të tjerë u shpëtuan gjatë ditës dhe u dërguan në Boulogne-sur-Mer. Në total, pothuajse 190 emigrantë u shpëtuan në më pak se 24 orë, bënë të ditur francezët. Pasi autoritetet vendosën masa drakoniane sigurie në tunelin e Manshit dhe portin e Calais, pikën e nisjes nga autoritetet franceze, gjithnjë e më shumë emigrantë po provojnë fatin e tyre me gomone për të kaluar në Angli, duke rrezikuar jetën.
Ministria e Brendshme franceze vlerësoi së fundmi se numri i emigrantëve që tentuan kalimin nga 1 qershori deri më 13 qershor arriti në 20 mijë. Një përqindje të madhe të emigrantëve që zgjedhin këtë rrugë për të kaluar Anglinë janë shqiptarë. Kohët e fundit mediat britanike kanë raportuar për të rinjtë shqiptarë që rrezikojnë jetën duke tentuar të kalojnë gomone pë të shkuar ilegal në Angli.
emigrant angli france ilegal
Bota
4 Shtator 2022, 09:56
A.B
Foto ilustruese
Në një vend, ku kujtimet e katastrofës bërthamore të Çernobilit janë ende të gjalla, frika nga nj...
Bota
4 Shtator 2022, 09:27
A.B
Markat
GJERMANI- Kushdo që shikon një produkt me zbritje dëshiron ta bëjë të tijën mirëpo ka dhe nga ato konsumator...
Bota
4 Shtator 2022, 09:27
s.s
Zelensky
UKRAINË- Lufta në Ukrainë futet sot në ditën e 193.Vendet e G7 kanë rënë dakord të vendosin një ...
Bota
4 Shtator 2022, 09:14
s.s
Shkollat në Kaliforni
SHBA- Shkollat në Kaliforni po u mësojnë fëmijëve se nuk ka vetëm dy gjini, por ka tetë...
Bota
4 Shtator 2022, 08:51
s.s
Jemen
JEMEN- Al Kaeda ka publikuar një video ku shihet një punonjës i Kombeve të Bashkuara i rrëmbyer në Jemen, Azi Per&...
Bota
4 Shtator 2022, 08:46
s.s
Charles Michel
BRUKSEL- Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, deklaroi se Komisioni Evropian nuk mund ta shtyjë propozimin pë...
Bota
4 Shtator 2022, 08:36
A.B
Evropa është “e përgatitur mirë”, falë kapaciteteve të magazinimit dhe masave për ruajtjen e energjisë, n&...
Bota
4 Shtator 2022, 08:21
A.B
Policia
GREQI- Vritet me armë zjarri një person në rrugën Alkminis 107. Mediat greke raportojnë se ndaj viktimës &e...
Bota
4 Shtator 2022, 08:14
s.s
Tanya Pardazi
SHBA- Një 21-vjeçare influencuese e TikTok dhe mbretëresha e bukurisë “Miss Canada”, Tanya Pardazi, hu...
Bota
4 Shtator 2022, 08:04
s.s
Barack Obama
SHBA- Akademia Amerikane e Televizionit ka njoftuar se ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, fitoi një çmim në &l...