LIVE UPDATES
Bota

Robotët kinezë në Ushtrinë e Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, paralajmëroi në fillim të shkurtit se Serbia do të ketë “mijëra robotë të armatosur” nga Kina në paradën e ardhshme ushtarake gjatë vitit 2026.

7 Mars 2026, 09:42 Nga E. D

Robotët kinezë në Ushtrinë e Serbisë

SERBI- “Mijëra robotë të armatosur” në kuptimin ushtarak duken më shumë si një mesazh marketingu sesa një plan real, thotë për Radion Evropa e Lirë Nikolla Lluniq, konsulent në fushën e gjeopolitikës dhe sigurisë në Beograd.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, paralajmëroi në fillim të shkurtit se Serbia do të ketë “mijëra robotë të armatosur” nga Kina në paradën e ardhshme ushtarake gjatë vitit 2026.

Në këtë mënyrë, sipas tij, shteti do të sigurohet edhe më shumë.

“Por, për të gjitha këto, më duhet t’i lutem presidentit të Kinës, Xi Jinping, dhe shpresoj që si mik i Serbisë të na ndihmojë”, tha Vuçiq më 2 shkurt.

Atë ditë, ai u përshëndet edhe me Luka-n, një robot humanoid kinez, i cili u prezantua nga kompanitë Minth Group dhe AGIBOT Innovation në Qendrën Kulturore Kineze në Beograd.

AGIBOT - një kompani e themeluar në vitin 2023 në Shangai - merret me integrimin e inteligjencës artificiale dhe robotikës, me qëllim prodhimin e robotëve për përdorim të përgjithshëm, të cilët mund të mësojnë dhe të përshtaten për përdorim masiv dhe komercial.

Përveç synimeve që gjatë vitit 2026 të nisë prodhimi i këtyre robotëve edhe në Serbi, Vuçiq përmendi edhe mundësinë e blerjes së robotëve të armatosur nga Kina.

Por, deri tani, asnjë institucion tjetër shtetëror nuk i ka konfirmuar apo komentuar këto deklarata.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse ekziston një plan konkret për blerjen e robotëve të armatosur nga Kina për Ushtrinë e Serbisë, apo nëse ajo është konsultuar lidhur me këtë ide.

Lluniq thotë se ushtritë moderne ende nuk kanë robotë humanoidë të armatosur, që janë operacionalë në terren.

Ai shton se përvoja kineze tregon që robotët humanoidë kinezë përdoren kryesisht për mbikëqyrje dhe logjistikë dhe nuk i zëvendësojnë ushtarët në luftime.

Ushtria e Serbisë tashmë përdor armatim kinez - nga dronët luftarakë deri te sistemi raketor kundërajror FK-3.

Bashkëpunimi ushtarak midis Beogradit dhe Pekinit zhvillohet pa pengesa, pavarësisht paralajmërimeve nga Brukseli dhe Uashingtoni.

Sa do t’i kushtonte Serbisë blerja e robotëve nga Kina?

Lluniq vlerëson se blerja e robotëve humanoidë për nevojat e Ushtrisë së Serbisë, do të ishte një barrë e madhe financiare dhe operacionale për vendin.

“Sipas kontratave ekzistuese kineze, 500 robotë humanoidë industrialë kanë kushtuar rreth 37 milionë dollarë, që do të thotë rreth 74.000 dollarë një robot. Nëse Serbia do të porosiste ‘mijëra’ robotë, shpenzimet do të arrinin në qindra miliona dollarë, çka do të përbënte një goditje të madhe për buxhetin”, shpjegon Lluniq.

Ai shton se kësaj duhet t’i shtohen edhe kostot e mirëmbajtjes dhe integrimit të këtyre sistemeve, të cilat kërkojnë staf të specializuar, logjistikë dhe përditësime të shpeshta të softuerit.

“Kjo do të përbënte një sfidë serioze për një ushtri relativisht të vogël dhe me kapacitete të kufizuara teknologjike”, thotë Lluniq.

Çfarë robotësh ushtarakë përdor Kina?

Në paradën ushtarake në Pekin më 3 shtator, ku mori pjesë edhe Vuçiq, u prezantuan të ashtuquajturit “robotë ujqër” të armatosur.

Këta robotë janë të aftë të kryejnë manovra dhe operacione në terrene komplekse. Ata mund të transportojnë armë për ushtarët dhe të ndihmojnë në pastrimin e terrenit nga minat.

Në nëntor të vitit 2025, televizioni shtetëror kinez transmetoi pamje nga një stërvitje ushtarake ku, përveç armëve të tjera, u përdorën edhe “robotët ujqër”, në një skenar të simuluar luftarak.

Më 25 nëntor, portali South China Morning Post raportoi se kompania kineze UBTech Robotics fitoi një kontratë me vlerë prej 37 milionë dollarësh, për të vendosur robotë humanoidë në shërbim, përgjatë kufirit me Vietnamin.

Roboti humanoid Walker S2, i prezantuar në korrik të vitit 2025, konsiderohet roboti i parë në botë që mund t’i ndërrojë vetë bateritë, pa ndërhyrje njerëzore.

Në shkurt të vitit 2026, në Panairin Botëror të Armatimit në Riad të Arabisë Saudite, një prodhues kinez prezantoi sistemin kundërtank PF-070. Bëhet fjalë për një robot luftarak me katër këmbë, i pajisur me raketa dhe i projektuar për operacione luftarake në terren.

Sipas Indeksit të Gatishmërisë për Inteligjencën Artificiale, të publikuar nga organizata britanike Oxford Insights në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare për Kërkime në Zhvillim, me seli në Kanada, Kina renditet në vendin e tetë në botë.

Në krye të listës qëndrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Singapori, Mbretëria e Bashkuar, Finlanda, Kanadaja dhe Franca, ndërsa Serbia renditet në pozitën e 57-të në mesin e 193 vendeve.

Cilat janë gjasat e Serbisë për blerje të reja armësh nga Kina?

Vuçiq, pas pjesëmarrjes në paradën ushtarake në Pekin më 3 shtator, deklaroi se ka parë “çfarë do të ishte interesante të blihej për nevojat e Ushtrisë së Serbisë”.

Ai tha se zyrtarët serbë kanë zhvilluar bisedime me përfaqësues të më shumë se dhjetë kompanive ushtarake kineze, por nuk dha detaje të mëtejshme për marrëveshje konkrete apo sisteme specifike.

Tre muaj më vonë, pas një mbledhjeje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Vuçiq njoftoi se Serbia synon t’i dyfishojë kapacitetet e saj ushtarake në periudhën e ardhshme, duke sinjalizuar mundësinë e investimeve të reja në armatim dhe teknologji ushtarake.

“Përveç burimeve njerëzore, të cilat do t’i rrisim për 30 për qind, gjithçka tjetër do të rrisim për 100 për qind. Një pjesë e mjeteve është nga vendi, ndërsa pjesën tjetër e blejmë jashtë. Ky është i vetmi faktor që ndalon kërcënimet. Duhet të mbështetemi te vetja jonë”, tha Vuçiq më 4 janar.

Ai nuk specifikoi se çfarë armësh dhe pajisjesh ushtarake do të blejë Serbia jashtë vendit. Gjithashtu, nuk tregoi se kundër kujt duhet të mbrohet Serbia.

Çfarë dhe sa armë importon Serbia nga Kina?

Miqësia e fortë mes Serbisë dhe Kinës, e cila reflektohet kryesisht në projektet e infrastrukturës përmes iniciativës “Brezi dhe Rruga”, mori vrull në vitin 2020, kur Ushtria e Serbisë prezantoi dronët kinezë CH92-A.

Kjo ishte blerja e parë e armëve kineze, të cilat hynë në përbërjen luftarake të Ushtrisë së Serbisë, dhe Serbia u bë vendi i parë evropian që importoi pajisje aviacioni kinez. Me kalimin e viteve, pasoi blerja e dronëve luftarakë CH-95 dhe sistemeve antiajrore FK-3 dhe HQ-17.

Sipas të dhënave nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI), nga viti 2020 deri në vitin 2024, Serbia importoi më shumë armë nga Kina (57 për qind), ndjekur nga Rusia (20 për qind) dhe Franca (7.4 për qind).

Në dy vjetët e fundit, industria serbe e mbrojtjes importoi mallra me vlerë rreth 240 milionë euro nga Kina, sipas të dhënave doganore që siguroi Radio Evropa e Lirë.

Cilat mund të jenë pasojat?

Përkeqësimi i marrëdhënieve Beograd-Bruksel dhe Beograd- Uashington është, sipas Lluniqit, pasojë e pashmangshme nëse Serbia vazhdon me blerjet e armatimit nga Kina.

“Nga Brukseli do të vijnë patjetër nota diplomatike për bashkëpunimin e padëshirueshëm të Serbisë me Kinën, ndërsa nga Uashingtoni do të kërkojnë prova për angazhimin e Serbisë në përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe me Shtetet e Bashkuara”, thotë Lluniq.

Nëse Beogradi i injoron këto paralajmërime, ai nuk e përjashton mundësinë e “ndonjë lloji sanksionesh”.

Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja i kanë paralajmëruar disa herë zyrtarët serbë për rreziqet e thellimit të bashkëpunimit ushtarak me Kinën. Megjithatë, deri tani nuk janë marrë masa konkrete./REL

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale