LIVE UPDATES
Bota

Rregullat e reja/ SHBA-ja do t'i ashpërsojë rregullat e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj

Rregullorja e re përfundimtare e Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS) përcakton një periudhë fikse qëndrimi për vizat F (për studentët ndërkombëtarë), vizat J (që u lejojnë pjesëmarrësve në programet e shkëmbimit kulturor të punojnë në SHBA) dhe vizat I (për përfaqësuesit e mediave).

17 Korrik 2026, 11:49 Nga I.A
Rregullat e reja/ SHBA-ja do t'i ashpërsojë rregullat e vizave
Foto Ilustruese

SHBA- Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohëzgjatjen e vizave për studentët e huaj, pjesëmarrësit në programet e shkëmbimit arsimor dhe gazetarët. Rregullorja e re përfundimtare e Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS) përcakton një periudhë fikse qëndrimi për vizat F (për studentët ndërkombëtarë), vizat J (që u lejojnë pjesëmarrësve në programet e shkëmbimit kulturor të punojnë në SHBA) dhe vizat I (për përfaqësuesit e mediave).

Aktualisht, këto viza janë të vlefshme për të gjithë kohëzgjatjen e programit të studimit ose të punësimit në SHBA. Sipas rregullave të reja, periudha e vlefshmërisë për vizat e studentëve dhe të shkëmbimit nuk do të jetë më e gjatë se katër vjet.

Viza për gazetarët - e cila aktualisht mund të zgjasë për vite me radhë - do të kufizohet në 240 ditë, ose 90 ditë në rastin e shtetasve kinezë. Rregullorja do të hyjë në fuqi 60 ditë pas publikimit në Regjistrin Federal, nëse nuk pengohet nga procesi i shqyrtimit në Kongres.

Presidenti Donald Trump nisi një fushatë të gjerë kundër emigracionit menjëherë pasi mori detyrën në janar 2025. Administrata e tij ka shtuar kontrollin ndaj emigracionit të ligjshëm, duke revokuar vizat studentore dhe kartat e gjelbra (green cards) të studentëve universitarë për shkak të pikëpamjeve të tyre ideologjike dhe duke u hequr statusin ligjor qindra mijëra emigrantëve.

Veprimi më i fundit do të krijojë pengesa të reja për studentët ndërkombëtarë, punonjësit e programeve të shkëmbimit dhe gazetarët e huaj. Sipas DHS, mbajtësit e këtyre vizave do të kenë mundësi të aplikojnë për zgjatje të afatit të qëndrimit.

Rregullorja ua ndalon studentëve të ciklit pasuniversitar t’i ndryshojnë qëllimet e tyre arsimore në çfarëdo kohe, ose të transferohen në një universitet tjetër pa autorizim.

Gjithashtu, ajo përgjysmon afatin që studentët kanë për t'u larguar nga Shtetet e Bashkuara pas përfundimit të studimeve ose trajnimit, nga 60 ditë në 30 ditë.

"Shumica e amerikanëve e kuptojnë vlerën e mirëpritjes së studentëve ndërkombëtarë dhe të eliminimit të burokracive të panevojshme", tha Doug Rand, ish-zyrtar i DHS. "Kjo rregullore do të bëjë pikërisht të kundërtën".

David J. Bier, drejtor i studimeve mbi emigracionin në Institutin Cato, tha se nuk ekziston asnjë bazë ligjore për kufizimet e reja që lidhen me studimet dhe transferimin e studentëve.

"Studentët ndërkombëtarë, shumë prej të cilëve do të kenë kaluar vite në SHBA, tani do të kenë vetëm 30 ditë kohë për të gjetur një punëdhënës që t'u sponsorizojë vizën ose, përndryshe, do të konsiderohen menjëherë si emigrantë të paligjshëm. A nuk e kuptojnë këta njerëz se si funksionon jeta?" shtoi ai.

Në njoftimin e tij, Departamenti përmendi rritjen e ndjeshme të numrit të këtyre vizave.

Sipas DHS, në vitin 2024 u regjistruan më shumë se 1.8 milionë hyrje me vizë studentore, një rritje prej mbi 11% krahasuar me një vit më parë.

Ky ndryshim në vizat studentore pritet t’i prekë edhe kosovarët që shkojnë për të studiuar në SHBA.

Çdo vit regjistrohen deri në 200 studentë nga Kosova në universitete në SHBA, sipas raporteve të Open Doors, të publikuar nga Instituti i Arsimit Ndërkombëtar (IIE).

Në vitin e kaluar u regjistruan 190 studentë nga Kosova, sipas raportit të fundit. Gjithashtu, SHBA lëshoi viza për më shumë se 500.000 pjesëmarrës në programet e shkëmbimit dhe për 37.300 përfaqësues të mediave gjatë vitit fiskal 2024, i cili filloi më 1 tetor 2023.

DHS tha se rritja e konsiderueshme e numrit të këtyre vizitorëve "paraqet sfidë për aftësinë e Departamentit për të monitoruar dhe mbikëqyrur këta joemigrantë gjatë qëndrimit të tyre në Shtetet e Bashkuara".

Departamenti shtoi se ka shumë raste të studentëve dhe pjesëmarrësve në programet e shkëmbimit që kanë qëndruar për dekada në SHBA me këto lloj vizash. Sipas rregullave të reja, mbajtësit e vizave që dëshirojnë të qëndrojnë në SHBA edhe pas përfundimit të periudhës së lejuar të qëndrimit do të duhet të aplikojnë pranë DHS për zgjatje të afatit ose të largohen nga vendi dhe të rikthehen sërish për të marrë një leje të re hyrjeje./REL

administrata trump

Sondazh

Poll

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027

Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë