LIVE UPDATES
Bota

Rregulli i ri në Afganistan, talebanët kërkojnë që burrat të betohen në zbatimin e Sheriatit

Aty përfshihet rregulli strikt i talibanëve për dukjen e burrave, përfshirë rritjen e mjekrës, vendosjen e turbanit, dhe veshjen e një bluze të gjatë me pantallona, veshje e shpeshtë nëpër pjesët rurale të Afganistanit.

14 Tetor 2022, 09:00 Nga d.a.
Rregulli i ri në Afganistan, talebanët kërkojnë që
talibanet

AFGANISTAN- Talibanët kanë urdhëruar mësuesit dhe nxënësit e shkollave të mesme në provincën jugore Kandahar që të nënshkruajnë një zotim që do të veprojnë në përputhje me interpretimin ekstremist që i bëjnë talibanët ligjit fetar – Sheriatit.

Aty përfshihet rregulli strikt i talibanëve për dukjen e burrave, përfshirë rritjen e mjekrës, vendosjen e turbanit, dhe veshjen e një bluze të gjatë me pantallona, veshje e shpeshtë nëpër pjesët rurale të Afganistanit.

Nëse dikush nuk i përmbush këto zotime – të cilat i ka parë në dokument Radio Evropa e Lirë – atëherë nxënësit mund të dëbohen nga shkolla dhe mësuesit mund të humbin vendet e punës, sipas banorëve lokalë.

“Unë… i biri i … zotohem se do të ndjek synetin e profetit Muhamed dhe të gjitha parimet e ligjit të Sheriatit”, është betimi që duhet të bëjnë djemtë që vijojnë shkollat e mesme në Kandahar.

Suneti është koncept islamik që parasheh veprimin sipas mësimeve të Muhamedit. Kurani dhe sunetet janë baza e Ligjit të Sheriatit.

Urdhri i talibanëve që mësuesit dhe nxënësit prej klasës së nëntë e tutje të nënshkruajnë këtë zotim, është kritikuar ashpër.

“Ky është hap joracional dhe nuk duhet të inkurajohet”, ka thënë një nxënës i shkollës së mesme në Kandahar, i cili nuk ka dashur të identifikohet, teksa është deklaruar për Radion Evropa e Lirë.

“Dua që talibanët të ndalen nga kufizimi i të drejtave tona”.

“Ata duhet të ndalen nga imponimi i këtyre ideve ekstremiste”, ka thënë një tjetër nxënës i shkollës së mesme, i cili ka deklaruar se është detyruar të nënshkruajë zotimin.

Një tjetër student i ka thënë Radios Evropa e Lirë se talibanët janë “shumë të ashpër” ndaj atyre që refuzojnë të nënshkruajnë zotimin, apo që e shkelin atë, por pa ofruar më shumë hollësi.

Departamenti i talibanëve për edukim në Kandahar dhe zëdhënësi i Ministrisë së Edukimit në Kabul, nuk u janë përgjigjur kërkesave të Radios Evropa e Lirë për të komentuar këtë dokument.

Ky urdhër përbën tentimin e fundit të talibanëve që të kenë kontroll mbi paraqitjet e burrave dhe grave afgane në publik.

Prej kur talibanët janë kthyer në pushtet, në gusht të vitit 2021, talibanët u kanë kërkuar burrave që të rrisin mjekrat dhe të vishen me rroba tradicionale, nëse dëshirojnë të vazhdojnë punën.

Në disa zona, burrat janë detyruar të shkojnë nëpër xhami. Në disa pjesë të Afganistanit, talibanët kanë ndaluar stilin perëndimor të veshjeve dhe qethjeve të flokut. Militantët po ashtu kanë ndarë burrat nga gratë nëpër shkolla, universitete, spitale, zyra qeveritare dhe transportin publik.

Çiftet që hanë nëpër restorante shpesh merren në pyetje dhe poshtërohen nga Policia e talibanëve për Moral. Në muajin shtator, punëtorët e Ministrisë së Financave kanë testuar njohuritë e tyre për Islamin.

Burime të Radios Evropa e Lirë kanë thënë se Ministria ka përgatitur dokumente në formë libri për qasjen e talibanëve ndaj Islamit dhe më pas punëtorët i ka testuar, për të kuptuar nëse ata janë në linjë me kërkesat e parashtruara. Punëtorët që nuk kanë dhënë përgjigjet e sakta, janë dëbuar nga puna.

Në qershor të këtij viti, talibanët kanë tentuar të vendosin rregulla edhe mbi mënyrë si mund të ushtrohen dhe trajnojnë profesionistët e palestrës.

Sportistët kanë kritikuar talibanët pse u kanë kërkuar që të mbulohen gjatë garave apo kur ushtrojnë në ambiente të mbyllura. Gratë i kanë vuajtur më së shumti tentimet e talibanëve për të caktuar rregulla në paraqitjet e tyre.

Talibanët kanë miratuar kod të ashpër të veshjes që parasheh se gratë duhet të mbulojnë gjithë trupin – përfshirë fytyrën – kur të dalin në publik. Atyre po ashtu u janë kufizuar të drejtat për të punuar, për të ecur lirshëm rrugëve dhe për t’u shkolluar.

Shumë prej rregullave të talibanëve kthejnë në kujtesë herën e parë kur ata kanë qenë në pushtet, nga viti 1996 deri më 2001, kur regjimi i tyre ua ka pamundësuar afganëve dhe të drejtat më elementare./REL/

talebanet qeverisin afganistanin sheriati

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet