LIVE UPDATES
Bota

Austin: Jemi të përkushtuar të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Lloyd Austin tha se Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të mbrojnë aleancën.

14 Tetor 2022, 07:46 Nga DOSJA
Austin: Jemi të përkushtuar të mbrojmë çdo
Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Lloyd Austin

BRUKSEL- Ministrat e mbrojtjes së NATO-s zhvilluan të enjten në Bruksel një ditë të dytë bisedimesh për të vlerësuar situatën në Ukrainë, një ditë pasi aleanca u zotua të dërgojë më shumë furnizime të mbrojtjes ajrore në vend. Takimi i NATO-s mbahet gjithashtu mes planeve të aleancës ushtarake për të mbajtur një stërvitje bërthamore javën e ardhshme si edhe mes shqetësimeve për paralajmërimet e Presidentit Vladimir Putin se ai do të përdorë çdo mjet të nevojshëm për të mbrojtur territorin rus.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Lloyd Austin tha se Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të mbrojnë aleancën.

"Shtetet e Bashkuara janë absolutisht të përkushtuara ndaj angazhimeve të nenit të pestë. Ne jemi të përkushtuar të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s nëse është e nevojshme”, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg tha se Perëndimi do të qendrojë në krah të Ukrainës për aq kohë sa duhet.

“Në veçanti, ne do t'i ofrojmë Ukrainës më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore. Unë gjithashtu mirëpres mesazhin shumë të fortë nga komuniteti ndërkombëtar dje. Votimi në OKB ishte një dënim i qartë i aneksimit të paligjshëm të territoreve të Ukrainës dhe një thirrje e qartë ndaj Rusisë, Presidentit Putin që t’i anulojë këto vendime dhe të respektojë integritetin territorial të Ukrainës”, tha Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg.

Udhëheqësit ukrainas po u kërkojnë Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve perëndimorë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe armë me rreze më të gjatë veprimi për të vazhduar kundërsulmin e tyre të suksesshëm ndaj Rusisë dhe për t’u bërë ballë sulmeve të intensifikuara të Moskës. Ministrat e Mbrojtjes do të diskutojnë mes të tjerash mbi stërvitjen e planifikuar të NATO-s që do të mbahet javën e ardhshme

Stërvitja e quajtur “Steadfast Noon,” mbahet pothuajse në të njëjtën periudhë çdo vit dhe zgjat rreth një javë. Pjesë e stërvitjes janë avionë luftarakë të aftë për të mbajtur mbushje bërthamore, por aty nuk përfshihen bomba aktive. Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, tha se bëhet fjalë për një stërvitje rutinë lidhur me gatishmërinë e aleancës.

"Takimi i NATO-s ka synimin që të sigurohemi se jemi gati për çdo gjë. Kjo është detyra e kësaj aleance, të sigurohet që 30 partnerët së bashku të jenë gati për çfarëdo skenari. Dhe ne vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim. Stërvitja është pjesë e kësaj gatishmërie," tha ai.

Katërmbëdhjetë vende anëtare të NATO-s do të përfshihen në stërvitjen, e cila ishte planifikuar përpara se Rusia të filonte agresionin e saj në Ukrainë më 24 shkurt.

Marrë nga VOA

vladimir putin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Dosja Sot Date 30 Mars

Dosja Sot Date 30 Mars

Zbulohen mbi 2 mijë fidanë kanabisi në Velipojë arrestohet 55-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Lapsusi frojdian i Berishës, ngatërron Masakrën e Lumës me atë elektorale në vitin 2013

Dosja Sot Date 29 mars

Arrestohet gjermani në Tiranë, i dënuar për shpërndarje të materialeve pornografike

Arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike e kryente manovra

Pamje nga 27 serat me kanabis në Koplik, si ishte kthyer gropa e interteve në plantacione hahashi

Dosja Sot Date 28 mars

Tokat preken nga projekti/ Banorët e Bërxullës në protestë

Dosja Sot date 27 mars

Hetimet për lobingun/“Do dorëzoni dosjen në prokurori?” Berisha: Asnjë qindarkë ruse s’ka hyrë në PD

Bejko kandidat në Tiranë,Berisha: Vegla që përdor Basha dhe Rama kundër pluralizmit, vijnë nga mafia

Qëllohet me breshëri plumbash drejt Top Channel, vritet roja, gjendet e djegur makina e atentatorëve

Merr flak makina mbrenda ne garazh

Dosja Sot date 25 mars

Dosja Sot Date 24 mars

Ndiqte ambulancën që ishte në shërbim emergjence, gjobitet me 300 mijë lekë drejtuesi i mjetit

Skandal në Ali Dem", administratori vendos çip në pallat, banorët ngelin jashtë, mbërrin policia

Dosja Sot date 23 mars

Kryeministri Rama takohet me Rishi Sunak në Londër

Dosja Sot Date 22 mars

"Maskat" aksion në Tiranë, prangosën 20 'korrierë' të grupeve kriminale

Dosja Sot Date 21 mars

'Ka ra zjarr në Surrel!'/ Braçe "tremb" socialistët me LAJMIN E FUNDIT, Qefalia më i shqetësuari

Dosja Sot Date 20 Mars

Berisha i bën thirrje punonjësve të administratës të mos bëhen pjesë e krimit elektoral.

Dosja Sot Date 18 Mars

Burgosja e nënës lehonë/Flet Diana Bahçja: Qaja ditë e natë, por nuk donin t’ia dinin

Qarkullonte me 305 km/h, Cllevio Serbiano e filmonte, shoqërohet në Polici Aleks Vishaj

Dosja Sot Date 17 Mars

U fut në burg 8 ditë pasi lindi, Diana Bahçja: Nuk më lanë të takoja beben

'Shtëpi bari' brenda ish-tuneli të ushtrisë në Krujë, sekuestrohen 390 bimë cannabis sativa

Dosja Sot Date 16 Mars

Tërheqje apo pezullim? Si dredhoi Rama sy për sy me Borrel për 'pasaportat e arta'

Banorët e lagjes Demokracia ne Mamurras bllokojnë rrugën, Cara premtoi rehabilitim te rrugës ne...

Abuzimi me tenderin 3.2 mld lekë, BKH ‘zbarkon’ në zyrat e bashkisë së Bulqizës, sekuestron dosje

Dosja Sot Date 15 Mars

Këshilli i Legjislacionit mbyllet mes debateve, Bardhi ngrihet në këmbë: Shkelni kushtetutën e ikni

"Kryeministri i Shqipërisë si dhuratë e perëndisë", grupi polifonik i dedikon këngë Edi Ramës

Hidhet shorti, Koli Bele caktohet relatori për shqyrtimin e ankimimit të grupit të Alibeajt

Dosja sot Date 14 Mars

Shitësja në panair kërkon t’i dhurojë çantën bashkëshortes, Berisha refuzon: Sot vetëm blihet

Procedohen 70 drejtues mjetesh në 24 orët e fundit, u kapën me shpejtësi të lartë dhe duke bërë gara

Dosja sot Date 13 mars

Kapen 4 rumunë në Vlorë, po kalonin 260 kg kanabis me kamper në Greqi, 5 në kërkim

'Paç fatin e Lali Erit'- Kunjat e Ramës për Veliajn, teksa i dha shansin e tretë për Tiranën?

Rama: Në rrezik të madh tregu, sipërmarrësit të rrisin pagat

Meta pas takimit me Berishen : Aleancë e jashtëzakonshme, pas 15 majit fitojmë shumicën e bashkive

Masakra e Don Boskos, familja Paja hap dyert e mortit, zona me shiritin 'skenë krimi'

'Kasapanë' brenda lokalit! Atentat mafioz, vdes banakierja.5 të plagosur, mes tyre një fëmijë