LIVE UPDATES
Bota

Ish-Presidenti Trump thirret të dëshmojë në Komisionin e 6 janarit, a do të bindet?

Mbetet pikëpyetje nëse zoti Trump, një ish-president republikan, do të bashkëpunojë me komisionin e dominuar nga demokratët, apo nëse do të përpiqet ta bllokojë thirrjen për paraqitje.

14 Tetor 2022, 07:37 Nga DOSJA
Ish-Presidenti Trump thirret të dëshmojë në Komisionin e 6
Komisioni i Kongresit

SHBA- Komisioni i Kongresit që heton sulmin ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara më 6 janar të vitit të kaluar, votoi unanimisht të enjten për të thirrur ish-Presidentin Donald Trump që të dëshmojë për rolin e tij në inkurajimin e dhunës dhe përpjekjet e tij disa javore për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020.

“Duhet të dëgjojmë nga Donald Trump-i”, tha kryetari i komisionit, Ligjvënësi Bennie Thompson, nga Misisipi. Ai tha se ish-Presidenti Trump duhet “të përgjigjet për veprimet e tij... pjesë e skemës së tij për të qëndruar në pushtet”.

“Kemi detyrimin që ta shohim dëshminë e Presidentit Trump... përpara të gjithë publikut amerikan”, tha Ligjvënësi Thompson.

Nënkryetarja e komisionit, Ligjvënësja Liz Cheney nga Uajoming, tha se komisioni “duhet të shohë dëshminë e lojtarit kryesor të 6 janarit”, pasi ndihmësa të shumtë të ish-Presidentit Trump refuzuan t’u përgjigjen pyetjeve të komisionit, bazuar mbi të drejtën kushtetuese për të mos rrezikuar veten penalisht. Ish-Presidenti Trump kontribuoi për humbjen e zonjës Cheney, e cila u përpoq të rizgjidhej në Kongresin e ardhshëm.

Ndërsa gjithçka transmetohej drejtpërsëdrejti në televizion, të nëntë anëtarët e komisionit votuan në favor të dërgimit të fletëthirrjes për zotin Trump, duke kërkuar dëshminë e tij dhe dokumentat që ai mund të disponojë për përpjekjet për të qëndruar në pushtet, duke mos pranuar humbjen përballë demokratit Joe Biden, i cili është tashmë presidenti i 46-të i vendit. Mbetet pikëpyetje nëse zoti Trump, një ish-president republikan, do të bashkëpunojë me komisionin e dominuar nga demokratët, apo nëse do të përpiqet ta bllokojë thirrjen për paraqitje.

Zëdhënësi i tij, Taylor Budowich, tha se ish-presidenti nuk do të intimidohej nga “retorika e pavlerë apo veprimi jo-amerikan” i votimit për ta thërritur atë. Nëpërmjet një mesazhi në Twitter, zëdhënësi gjithashtu i quajti anëtarët e komisionit “të hidhur, të etur për pushtet & të dëshpëruar”.

Ish-Presidenti Trump ka sfiduar edhe përpjekje të tjera për të vënë në pikëpyetje veprimet e tij gjatë kohës që ishte president dhe në periudhën pasuese, duke paraqitur padi të përsëritura, ndonjëherë duke i fituar ato dhe ndonjëherë duke i humbur, dhe gjithnjë duke shtyrë zgjidhjen përfundimtare.

Ish-Presidenti Trump vazhdon të pretendojë pa fakte se u mashtrua në zgjedhje, për shkak të parregullsive në disa shtete ku humbi me rezultat të ngushtë ndaj zotit Biden. Ai i ka quajtur anëtarët e komisionit të posaçëm hetimor të Dhomës së Përfaqësuesve - shtatë demokratë dhe dy republikanë anti-Trump – “banditë politikë dhe faqezinj”.

Nëse ish-presidenti nuk bie dakort të dëshmojë, kjo do të jetë ndoshta seanca e fundit publike e komisionit. Aty u paraqitën pamje filmike të trazirave në Kapitol 21 muaj më parë, dhe copëza të dëshmive të ndihmësave të zotit Trump, të cilët i thanë në mënyrë të përsëritur se i kishte humbur zgjedhjet dhe se çfarëdo parregullsish që mund të kishin ndodhur gjatë votimit apo numërimit nuk ishin të mjaftueshme për të ndryshuar rezultatin.

Komisioni tha se ai humbi 61 nga 62 paditë ligjore në shtetet e ndryshme ku ai humbi me rezultat të ngushtë ndaj zotit Biden, dhe njëri rast ishte i parëndësishëm për rezultatin në nivel kombëtar. Komisioni thotë se zoti Trump kishte një plan të paramenduar për të shpallur fitoren në natën e zgjedhjeve më 3 nëntor 2020, pavarësisht nëse ai po fitonte apo po humbiste, gjë që e bëri në Shtëpinë e Bardhë në orët e para të 4 nëntorit, edhe pse rezultati i zgjedhjeve ishte në dyshim në atë kohë.

Presidenti Trump e quajti numërimin që vazhdonte të votave – miliona fletë votimi me postë që favorizuan shumë zotin Biden – “një mashtrim për popullin amerikan. Sinqerisht, ne fituam”.

Zoti Trump injoroi ose hodhi poshtë këshillat e ndihmësave për të pranuar fitoren e zotit Biden në javët në vijim, duke çuar në kaosin në Kapitol dy muaj më vonë, ndërsa ligjvënësit ishin në fazat e hershme të çertifikimit në Kolegjin Zgjedhor të fitores së zotit Biden. Në një moment, paneli tregoi një videoklip të një ndihmëseje të zotit Trump, Alyssa Farah Griffin, e cila e vizitoi atë në Zyrën Ovale teksa një televizion lajmesh po shfaqte një foto të zotit Biden.

“A mund ta besoni se kam humbur nga ky [..sharje..] djalë?” tha zoti Trump, sipas zonjës Griffin. Por publikisht, zoti Trump vazhdoi t'u thoshte miliona mbështetësve të tij se ai i kishte fituar në të vërtetë zgjedhjet.

Seanca dëgjimore e së enjtes u mbajt më pak se një muaj përpara zgjedhjeve mbarëkombëtare të Kongresit më 8 nëntor, në të cilat kontrolli i ngushtë politik i demokratëve mbi Kongresin është në rrezik, dhe dy vjet përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024, me zotin Trump, një ish-president republikan, që sinjalizon se ka të ngjarë të hyjë në një garë të re për në Shtëpinë e Bardhë kundër Presidentit Biden.

Dëshmitarët në seancat e mëparshme në qershor dhe korrik thanë se Presidenti Trump i bëri presion në mënyrë të përsëritur Nënpresidentit Mike Pence për të bllokuar çertifikimin e votës së Kolegjit Zgjedhor në Kongres më 6 janar 2021. Zoti Pence refuzoi të pajtohej me kërkesën e zotit Trump, duke shkaktuar zemërimin e tij ndërsa protestuesit, mbështetës të zotit Trump, sulmuan Kapitolin.

Disa nga protestuesit, më shumë se 800 prej të cilëve janë arrestuar, bërtisnin "Vareni Mike Pence-in!", një sugjerim që një ndihmës i zotit Trump tha se presidenti mendonte se ishte i përshtatshëm. Trekëmbëshat ishin ngritur në Bulevardin Kombëtar, në distancë të dukshme nga Kapitoli.

Ish-Presidenti Trump, thanë dëshmitarët, mori në konsideratë gjithashtu dërgimin e emrave të elektorëve të rremë që e mbështesnin atë në Kapitol për numërimin zyrtar të votave të Kolegjit Zgjedhor, për të zëvendësuar elektorët zyrtarë të zotit Biden në shtetet ku zoti Trump humbi me diferencë të ngushtë.

Ish-Presidenti Trump po përballet me disa hetime penale që rrjedhin nga veprimet e tij ndërsa u përpoq të qëndronte në pushtet, përfshirë një hetim gjithëpërfshirës të Departamentit të Drejtësisë nëse ai ndihmoi në nxitjen e trazirave të Kapitolit duke u kërkuar mbështetësve të tij të shkonin atje dhe të "luftonin si dreqi", ndërkohë që ligjvënësit po e çertifikonin humbjen.

Në shtetin jugor të Xhorxhias, një prokuror në Atlanta, kryeqyteti i këtij shteti, po heton kërkesën e zotit Trump drejtuar zyrtarit më të lartë të zgjedhjeve shtetërore për të "gjetur" 11,780 vota, një më shumë se sa i nevojitej për të përmbysur humbjen e tij prej 11,779 votash ndaj zotit Biden.

Numërimi i votave shtet pas shteti është thelbësor në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, sepse udhëheqësi i vendit nuk zgjidhet nga numërimi kombëtar i votës popullore, të cilën zoti Biden e fitoi me më shumë se 7 milionë vota. Përkundrazi, rezultati përcaktohet në mënyrë efektive në Kolegjin Zgjedhor, me numrin e elektorëve të secilit shtet përafërsisht të përcaktuar nga popullsia e tij, me shtetet më të mëdha që kanë ndikimin më të madh. Në shumicën e rasteve, të gjitha votat e Kolegjit Zgjedhor të një shteti shkojnë tek fituesi i votës popullore në atë shtet.

Komisioni hetimor i Dhomës së Përfaqësuesve nuk ka bazë ligjore për të ngritur akuza penale kundër ish-Presidentit Trump, por mund të bëjë një referim të çështjes penale në Departamentin e Drejtësisë në një raport përfundimtar që pritet të përfundojë para fundit të këtij viti. Nëse republikanët arrijnë të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve duke filluar nga janari, ata pothuajse me siguri do ta shpërndajnë komisionin.

Thirrja e zotit Trump për të dëshmuar mund t’i vonojë lehtësisht përpjekjet e komisionit për të mbyllur hetimet deri në dhjetor.

Që nga seancat e fundit publike, komisioni mori më shumë se 1.5 milion faqe dokumenta dhe komunikime nga Shërbimi Sekret, agjencia presidenciale e sigurisë. Ato përfshijnë detaje se si agjentët bllokuan përpjekjet e ish-Presidentit Trump për t'u bashkuar me mbështetësit e tij në Kapitol, edhe pasi sulmi i tyre në selinë e qeverisë së vendit kishte filluar tashmë.

Ish-Presidenti Trump, pasi mblodhi mbështetësit e tij pranë Shtëpisë së Bardhë për të "ndalur vjedhjen" e zgjedhjeve, qortoi me zemërim një agjent të Shërbimit Sekret kur kuptoi se ekipi i tij i sigurisë po e kthente në Shtëpinë e Bardhë, ku dëshmitarët thonë se ai i pa trazirat në televizion, për më shumë se tre orë përpara se t'u bënte thirrje publikisht mbështetësve të tij që të shkonin në shtëpi.

Marrë nga VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!