LIVE UPDATES
Bota

Rrëmbimet në Meksikë, kodi moral i shtrembëruar shpjegon faljen e kartelit, si e plotëson krimi rolin e shtetit

Kartelet gjithashtu e konsiderojnë veten si ruajtës të rendit të komunitetit, duke shpërndarë drejtësi brutale për përdhunuesit e fëmijëve ose hajdutët që veprojnë jashtë fushëveprimit të tyre. Ata janë gjyqtari, juria dhe xhelatët...

11 Mars 2023, 09:47 Nga f.g
Rrëmbimet në Meksikë, kodi moral i shtrembëruar shpjegon
Foto e anetareve te kartelit

Katër amerikanë u rrëmbyen nga një kartel droge, dhe dy prej tyre u vranë, kur ata vizituan qytetin e Matamoros, Meksikë. Por pse karteli do të kërkonte falje për këtë incident dhe do të dorëzonte disa nga njerëzit e tyre në Polici? Një letër e lënë te të dorëzuarit i akuzonte se ata kishin vepruar me "kokën e tyre" dhe se gjojakishin thyer rregullat e kartelit për "mbrojtjen e jetës së të pafajshmëve". Letra ishte nënshkruar nga "Scorpions Group", një fraksion i ndarë i Kartelit të fuqishëm të Gjirit.

Letra tregon për ndjenjën e çuditshme dhe të gabuar të detyrës qytetare që shumë kartele meksikan pretendojnë se e zotërojnë. Pavarësisht frikës së përhapur që ata mbjellin përmes zhvatjeve, vrasjeve dhe rrëmbimeve, grupe si Karteli i Gjirit dhe rivalët e tyre, Karteli Sinaloa, pretendojnë një kod të shtrembëruar të etikës sipas të cilit ata besojnë se janë në kërkim të më të cenuarve në shoqërinë meksikane.

Ky kuptim i deformuar i dhembshurisë dhe altruizmit nuk shtrihet tek migrantët pa dokumente, të cilët rrëmbehen, përdhunohen dhe vriten në përditshmëri. As tek bizneset vendase që nuk përjashtohen nga pagesa e "el piso", një zhvatje që thjesht operojnë në territorin e tyre.

Megjithatë, ekziston një logjikë në kodin e sjelljes së kartelit, veçanërisht në zonat rurale të Meksikës ku krimi i organizuar shpesh plotëson rolin e lënë nga shteti.

Por mos të shohim vetëm reagimin pas fatkeqësive natyrore. Kur uraganet ose tërmetet goditën shtetin perëndimor të Guerreros, bandat kriminale shpërndanë furnizime emergjente dhe çanta me ushqime, madje të vulosura me inicialet dalluese të kartelit të tyre. Një fenomen i ngjashëm është parë edhe në momentet më të këqija të bllokimeve të Covid.

Kartelet gjithashtu e konsiderojnë veten si ruajtës të rendit të komunitetit, duke shpërndarë drejtësi brutale për përdhunuesit e fëmijëve ose hajdutët që veprojnë jashtë fushëveprimit të tyre. Ata janë gjyqtari, juria dhe xhelatët...

Ndaj, vendimi për të dorëzuar personat e armatosur rrëmbimit e mbylli çështjen. Ndodhi një gabim, u bë një falje dhe fajtorët u dorëzuan. Kartelet meksikane të drogës janë të vetëdijshëm për fuqinë e PR të mirë.

Megjithatë, kjo falje duhet të merret me shumë dyshim. 

Si mund të sigurohet dikush që këta pesë burra ishin autorët? Kush e di të vërtetën? Karteli i drogës? Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit? Në ujërat aq të turbullta sa ato të shtetit Tamaulipas, mençuria më e madhe është vësh në dyshim çdo gjë që thuhet.

Që të mos harrojmë, ish-Sekretari i Sigurisë Publike i Meksikës, Genaro Garcia Luna, i cili dikur ishte zyrtari më i lartë në zbatimin e ligjit dhe njeriu që udhëhoqi luftën kundër drogës, aktualisht po lëngon në një burg në SHBA pasi është shpallur fajtor se ka punuar së bashku me kartelin Sinaloa në këmbim të miliona dollarëve ryshfet.
Në rastin Matamoros, autoritetet në Meksikë kanë theksuar të dhënat kriminale të viktimave në deklaratat e tyre për media.

Fillimisht na u tha se amerikanët ishin në qytet për turizmin shëndetësor, një ditë më vonë, kur nisën akuzat, një qeveritar doli me një histori për viktimat se njëri kishte dënim për drogë. Një kujtim imi nga rrëmuja e udhëtimeve më mësoi diçka për drogën në Meksikë. Ky mësim, është me mua deri sot. 

Dikur, në një dhomë hoteli takova të dashurën e një anëtari të Zetas, një kartel gjakatar, i cili sot është shpërbërë. Teksa e filmonim nën hije, zëri i saj ndryshoi kur ajo përshkruante çfarë kishte bërë i dashuri i saj. Pa përmendur organizatën e saktë, ishte e qartë se ai punonte në zbatimin e ligjit, por ishte gjithashtu një anëtar i Zetas.

Një polic ditën, një narko natën.

“Kjo që po më thua”, e pyeta me naivitet, “a është marrëdhënia mes karteleve dhe shtetit shumë e ngushtë?

“Jo”, erdhi përgjigja e saj rrëqethëse, “Unë po them se kartelet janë shteti”.

Përktheu nga BBC: Dosja.al

kartelet ne meksike

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje