Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në Gjermani jetojnë rreth 3.5 milionë refugjatë dhe 80,5 për qind e tyre nuk mund të dëbohen për shkak të situatës në vendin e tyre të origjinës.
GJERMANI- Sipas Regjistrit Qendror të të Huajve në Gjermani jetonin në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2024 rreth 3.48 milionë refugjatë. Kjo shifër është rreth 60,000 vetë më shumë se në fund të vitit 2023 dhe më shumë se në çdo periudhë tjetër që nga vitet 1950.
Partia e Majta kritikon ashpërsimin e ligjit për të huajt
Nisur nga këto shifra zëdhënësja për politikën ndaj refugjatëve e grupit parlamentar të partisë “E Majta” në Bundestag, Clara Bünger, kritikoi në një intervistë për gazetën “Neue Osnabrücker Zeitung” debatin për migracionin në Gjermani. “Edhe pse kjo shifër përbën vetëm katër përqind të popullsisë së përgjithshme të Gjermanisë, politikanët e partive në qeveri si dhe CDU-ja dhe AfD-ja duan t’i bëjnë njerëzit të besojnë se kjo pakicë e vogël është përgjegjëse për të gjitha problemet e tyre. Kjo është marrëzi e rrezikshme që vetëm forcon të djathtën ekstreme.” – tha ajo.
Toni në debatet për migracionin në Gjermani është ashpërsuar pas sulmit të dyshuar islamik me thikë në Solingen në fund të gushtit. Pas tij qeveria gjermane propozoi ndër të tjera masa kundër islamizmit të dhunshëm dhe ashpërsimin e konsiderueshëm të ligjeve të qëndrimit dhe të azilit. Gjithashtu u vendosën kontrolle kufitare me të gjitha vendet fqinje. Megjithatë hapat e planifikuar nuk shkojnë aq larg sa duhet për partitë e CDU dhe CSU.
80,5 për qind nuk mund të dëbohen
Sipas “Neue Osnabrücker Zeitung” shifra prej 3.48 milionë refugjatësh të regjistruar në Regjistrin Qendror të të Huajve përfshin të gjithë personat që kërkojnë mbrojtje në Gjermani për arsye humanitare, pavarësisht nga statusi i tyre i qëndrimit. Ndër ta rreth 1.18 milionë janë nga Ukraina.
80.5 për qind e personave që duhet të largohen nga Gjermania vazhdojnë të tolerohen përmes statusit “Duldung”, sepse nuk mund të dëbohen apo deportohen për shkak të situatës në vendin e tyre të origjinës./DW
volodymyr zelenskyy SHBA- Presidenti i Ukrainë Volodymyr Zelenskyy ka thënë gjatë një interviste se lufta me Rusinë ësht...
Xhelal Sveçla KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla ka marrvë pjesë sot në...
Jeff Hovenier KOSOVË- Ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ka bërë homazhe sot tek varri i heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku. Hovenie...
Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar së fundmi një intervistë për "Financial Times" teksa ka diskut...
Varri i Titos SERBI- Josip Broz Tito do të vazhdojë të pushojë në Shtëpinë e Luleve, apo jo? Debate në Beograd p&eu...
Homazhet KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, ministrin e Brendshëm, Xhelal Sve&...
Peter Stano BRUKSEL- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, e ka kujtuar sulmin terrorist në Banjskë në njëvjetori...
Rruga "Afrim Bunjaku" KOSOVË- Qeveria e Kosovës një ditë më parë mori vendim për emërtimin e rrugës rajonale R...
Fadi Boudiya LIBAN- Një video është bërë virale dhe po bën xhiron e rrjetit pasi shfaq momentin tronditës kur një r...
Trump SHBA- Një burrë nga Idaho është akuzuar se ka kërcënuar se do të vriste Donald Trump në telefonatat...