LIVE UPDATES
Bota

Rreziqet e mëdha të diplomacisë së Ruttes në SHBA

Ai argumentoi se Shtetet e Bashkuara tashmë e kanë siguruar fitoren e shumëkërkuar në debatin e gjatë për ndarjen e barrës brenda NATO-s.

10 Prill 2026, 17:29 Nga D.S

Rreziqet e mëdha të diplomacisë së Ruttes në SHBA

Kur sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, doli në skenë në Institutin Reagan më 9 prill, ai përcolli një mesazh pragmatizmi, më shumë sesa paniku: NATO-ja nuk është një forcë e konsumuar në krizë, por një shtyllë në tranzicion.

“Nuk jemi duke ‘fishkëllyer pranë varrezave’”, deklaroi Rutte - një kundërpërgjigje e drejtpërdrejtë ndaj narrativit të përsëritur për rënien institucionale.

Në vend të kësaj, ai përvijoi një vizion rigjallërimi - një “Evropë më e fortë brenda një NATO-je më të fuqishme”, e mbështetur nga pesha e domosdoshme e udhëheqjes së SHBA-së.

Megjithatë, pas këtij optimizmi të kujdesshëm qëndron një realitet më i ndërlikuar.

Pyetja kryesore rreth vizitës së tij në Uashington është kjo: a arriti Rutte t’i ulë tensionet gjithnjë e më të larta mes SHBA-së dhe Evropës, apo, thjesht, i përshkroi ato në një mënyrë më të butë dhe diplomatike?

Teza kryesore e Ruttes ishte sa një “degë ulliri” diplomatike, aq edhe një argument ekonomik.

Ai argumentoi se Shtetet e Bashkuara tashmë e kanë siguruar fitoren e shumëkërkuar në debatin e gjatë për ndarjen e barrës brenda NATO-s.

Sipas tij, pas viteve të presionit të fortë - sidomos gjatë presidencës së Donald Trumpit - aleatët evropianë po i përgjigjen thirrjes.

Ata po rrisin shpenzimet për mbrojtjen, po forcojnë industrinë ushtarake dhe po synojnë një nivel të ri investimesh prej 5% të prodhimit të brendshëm bruto.

Kjo, tha Rutte, po e riformëson në mënyrë thelbësore “ADN-në” e aleancës.

“Epoka e varësisë së pashëndetshme po përfundon”, tha ai, duke e paraqitur këtë tranzicion si lindje të një “partneriteti të vërtetë”.

Dhe, duke u fokusuar te përparimi i arritur dhe jo te tensionet e së kaluarës, Rutte, tërthorazi, e ftoi Uashingtonin të shpallë fitore dhe të ecë përpara.

Brishtësia e kësaj “fitoreje” ishte e dukshme vetëm 24 orë më parë.

Takimi i Ruttes me presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë ishte, sipas përshkrimit të tij, “i sinqertë dhe i hapur”.

Ndërsa raporti personal midis të dyve mbetet i paprekur, optika, këtë herë, ishte zhgënjyese.

Ndryshe nga takimet e tyre të mëparshme, më performuese, kësaj here nuk kishte konferencë të përbashkët për për media - apo asnjë skenë të përbashkët për të projektuar një front të unifikuar.

Pavarësisht konsultimeve të ndara të Ruttes me sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, dhe sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, atmosfera politike mbeti e tensionuar.

Trump përsëri e kritikoi publikisht NATO-n si aleancë jo të besueshme, duke rikthyer pakënaqësitë e vjetra dhe duke përmendur edhe çështjen e Grenlandës.

Rutte, gjithmonë diplomat, pranoi se ka fërkime, duke vënë në dukje se frustrimet e Trumpit burojnë nga një ndjenjë se “shumë aleatë nuk janë me të”.

Por, kundërargumenti i Ruttes ishte i qartë: shumica e vendeve evropiane tani kanë bërë pikërisht atë që Uashingtoni ka kërkuar. Ky “realitet i dyfishtë” - ku forca operacionale e aleancës shoqërohet nga paqëndrueshmëria politike - mbetet paradoksi kryesor i NATO-s moderne.

Përçarjet e fundit për Iranin kanë nxjerrë në pah vazhdimësinë e boshllëqeve në koordinim.

Rutte pranoi se disa aleatë ishin “pak të ngadaltë” në mbështetjen e iniciativave të SHBA-së, duke ia atribuar hezitimin mungesës së konsultimeve paraprake.

Ndërsa Evropa tani ofron logjistikë thelbësore dhe mbështetje bazë, situata nxori në pah një defekt të përsëritur: kërkesën për parashikueshmëri, kundrejt realitetit të veprimit të njëanshëm.

Vlen të përmendet se asnjë kryeqytet evropian nuk është zotuar për përfshirje të drejtpërdrejtë ushtarake në ndonjë përpjekje të udhëhequr nga SHBA-ja, për të detyruar rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Për më tepër, refuzimi i Spanjës për të ofruar qasje në hapësirën e saj ajrore për operacione të caktuara të SHBA-së, shërben si një kujtesë e fortë se shtrirja politike nuk përkthehet gjithmonë në sinkronizim ushtarak.

David Cattler, i cili shërbeu si ndihmëssekretar i përgjithshëm i NATO-s për inteligjencën dhe sigurinë deri në vitin 2023, sugjeron se këto tendosje janë më shumë sesa, thjesht, probleme në rritje.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Cattler - tani bashkëpunëtor i lartë në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane dhe Qendrën Ndërkombëtare për Studime të Mbrojtjes - paralajmëron se aleanca është ushtarakisht e fuqishme, por politikisht e brishtë.

“Kjo shkon përtej fërkimit rutinor transatlantik”, thotë Cattler.

“Rreziku nuk është një përçarje dramatike, por një erozion gradual i kohezionit që ndryshon mënyrën se si aleatët planifikojnë dhe veprojnë”, shton ai.

Lidhur me ndarjen e barrës, Cattler vë në dukje se trajektorja fiskale është pozitive, por shton se debati ka evoluar.

“Nuk ka të bëjë më vetëm me shpenzimet totale; ka të bëjë me harmonizimin. Aleatët mund të përshtaten me presionin, por ata kanë vështirësi të përshtaten me paparashikueshmërinë”, thotë Cattler.

Sipas tij, shqetësimi kryesor nuk është ndonjë politikë specifike, por se si aleatët i deshifrojnë sinjalet - shpesh kontradiktore - që burojnë nga Uashingtoni.

Cattler thotë se një Evropë më autonome duhet të trajtohet me kujdes, për të siguruar që ajo e përforcon dhe nuk e fragmenton frenimin kolektiv.

Ndërsa SHBA-ja po përqendrohet gjithnjë e më shumë te rajoni i Indo-Paqësorit, ai thekson se prioritet kryesor i NATO-s duhet të mbetet siguria në zonën euro-atlantike.

Sipas tij, ky mision nuk duhet të dobësohet, sepse, në të kundërtën, rrezikohet vetë roli dhe qëllimi themelor i aleancës.

Ndërsa dega ekzekutive në SHBA dërgon sinjale të përziera, Kongresi po përpiqet të paraqesë një bazë të qëndrueshme stabiliteti.

Në një rast të rrallë bashkëpunimi mes partive, një grup senatorësh - të udhëhequr nga demokratja Jeanne Shaheen nga Nju Hempshir dhe republikani Thom Tillis nga Karolina e Veriut - publikuan më 9 prill një deklaratë të përbashkët, ku konfirmuan angazhimin e tyre “të hekurt” ndaj aleancës 75-vjeçare.

Ky grup, që përfshin figura të rëndësishme nga spektri politik, theksoi se çdo tërheqje e SHBA-së nga NATO-ja, do të kërkonte ligjërisht miratimin e Senatit.

Edhe pse ata përsëritën qëndrimin e Trumpit se aleatët duhet të mbajnë barrën e tyre - duke pranuar se presioni i tij ka dhënë rezultate - paralajmëruan se paqartësia politike në Uashington vetëm sa i inkurajon kundërshtarët si Moska dhe Pekini.

Vizita e Ruttes në Uashington nuk u dha zgjidhje ndarjeve transatlantike, por i bëri ato më të qarta.

Nga njëra anë, NATO-ja sot është më e fortë se më parë: ka më shumë financim, është më e vetëdijshme për rolin e saj dhe më e aftë ushtarakisht. Nga ana tjetër, besimi politik mbetet i dobësuar, për shkak të pasigurisë dhe prioriteteve të ndryshme globale.

Arritja kryesore e Ruttes ishte mënyra se si i paraqiti këto tensione - jo si shenja dobësimi të aleancës, por si pjesë e një procesi të ndryshimit dhe përshtatjes./REL

mark rutte

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë