LIVE UPDATES
Bota

Rriten incidentet islamike në shkollat në Gjermani, cilat janë shkaqet

Disa lande gjermane kanë regjistruar një rritje të incidenteve islamike në shkolla. Këtë e tregon hulumtimi i fundit i portalit Volbild. Cilat janë shkaqet?

1 Korrik 2024, 08:23 Nga r.ll
Rriten incidentet islamike në shkollat në Gjermani, cilat janë
foto ilustruese

GJERMANI- Kërcënime me bomba, njoftime për sulme, fyerje antisemite dhe një atmosferë e ndezur: Pasojat e konfliktit të Lindjes së Mesme ndjehen edhe në shkollat ​​gjermane. Një sondazh i platformës kërkimore Vollbild të shërbimit publik gjerman SWR, i kryer në Ministritë e Brendshme dhe të Arsimit në lande, tregon se në Gjermani vihet re një radikalizim i dukshëm i nxënësve si dhe një rritje e numrit të incidenteve ekstremiste në shkolla. Por edhe se gjithnjë e më shumë raportohet për një atmosferë të tensionuar në klasa. Kështu, Ministria e Arsimit e Hessenit raporton një rritje të ndjeshme: Që nga viti 2018, janë regjistruar 15 incidente me motive islamike në shkolla, nga të cilat 14 në vitin 2023. Nga këto, 11 raste ishin të lidhura "në kohë dhe tematikë" me sulmin terrorist të Hamasit në Izrael. Gjashtë raporte u referohen kërcënimeve anonime me bomba në shkollat ​​në Hessen. Megjithatë, numri i incidenteve në vitin 2024 është ulur sërish në krahasim me vitin 2023.

"Atmosferë më e tensionuar dhe e nxehtë"

Ministria e Arsimit e në Renania Palatinate bëri të ditur se nuk mund të anashkalohet fakti që atmosfera është "më e tensionuar dhe më e nxehtë” sesa ka qenë. Edhe pse nuk ka rritje të incidenteve, ka pasur kërcënime individuale për të sulmuar shkollat, në kontekstin e konfliktit në Lindjen e Mesme. Schleswig-Holstein vëren një "rritje të lehtë të aktiviteteve të motivuara nga islamistët që shfaqen në shkolla". Landet e tjera raportojnë raste individuale të radikalizimit.

Ministria e Brendshme e Brandenburgut shkruan se "konflikti në Lindjen e Mesme do të vazhdojë të jetë shkak mobilizimi dhe një lloj katalizatori...” Njëkohësisht, duket se ka edhe dallime mes landeve. Berlini thekson se situata në shkolla fillimisht ishte "e tensionuar”, por tani është qetësuar sërish – "sipas rrethanave”. Disa lande nuk iu përgjigjën pyetjes së gazetarëve ose deklaruan se nuk regjistrojnë incidente islamike në shkolla.

Haldenwang: Konflikti në Lindjen e Mesme si një "katalizator"

Të dhënat aktuale nga Zyra Federale kundër Kriminalitetit tregojnë se 7 tetori 2023 dhe kundërsulmi izraelit në Gaza patën një ndikim të fortë në Gjermani: Pas kësaj, në vitin 2023 u regjistruan 4.368 krime me sfond antisemitik. Më shumë se gjysma pasuan sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit nga Hamasi dhe luftën pasuese në Gaza. Për krahasim, në vitin 2022, BKA regjistroi vetëm 61 krime të tilla. Kjo është më shumë se një rritje shtatëdhjetëfish. Presidenti i Zyrës Federale të Gjermanisë për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues, Thomas Haldenwang, vëren një zhvillim të ngjashëm dhe thotë: "Konflikti në Lindjen e Mesme veproi si një katalizator për antisemitizmin në Gjermani".

Mësuesit dhe punonjësit socialë vërejnë çdo ditë ndjeshmërinë e të rinjve ndaj ideve islamike. Kështu disa studentë, për shembull, e quajtën Hamasin një "lëvizje për liri" ose kërkuan klasa të ndara për djemtë dhe vajzat.

Një ish-mësuese nga Renania Veriore-Vestfalia raporton për përvojat e saj me nxënësit e radikalizuar: "Sipas mendimit të tyre, vajzat dhe djemtë duhet të kenë mësime të ndara, dhe ata gjithashtu mendojnë se mësimet e notit nuk janë të mira për vajzat". Nga një moshë e caktuar, vajzat duhet të rrinë në shtëpi dhe të përgatiten për rolin e gruas – këto ishin deklaratat e nxënësve.” Madje njëra, shton kjo mësuese, nuk pranoi të fliste me një nxënës tjetër, duke shpjeguar: "Unë nuk flas me të, ai është i krishterë”.

Shai Hoffmann është një punonjës social dhe aktivist. Që prej 7 tetorit, së bashku me një koleg palestinez, ai ka vizituar shkollat ​​për të folur me nxënësit për emocionet e tyre, të cilat shkaktohen nga konflikti në Lindjen e Mesme. "Ne në fakt po përpiqemi të shuajmë një zjarr të madh me një zjarrfikës të vogël”, thotë Hoffmann. Mësuesit shpesh janë të mbingarkuar nga situata dhe rrallëherë janë në gjendje të mbështesin nxënësit në situata të tilla të jashtëzakonshme.

Ndikuesit islamikë përdorin turmën

Krahas emocionalizimit të fortë për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme, të cilin Hoffmann e vëren te studentët, hulumtimi i Vollbild tregon gjithashtu, se ekziston një rrezik i madh nga predikuesit dhe ndikuesit islamikë. Ky është zhvillimi i situatës, të cilën Shërbimi për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues  po e ndjek me shqetësim: "Rreziku i mundshëm që paraqesin influencuesit islamikë për të rinjtë, të cilët janë aktivë në rrjetet sociale, është i madh”, thotë Martin Horbach, kreu i departamentit për islamizmin në Shërbimin për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues të Baden-Württemberg.

Drejtori i Zyrës për Mbrojtjen e Kushtetutës në Berlin, Michael Fischer, gjithashtu vë në dukje nivelin e ri të rrezikut nga grupet islamike: "Ajo që është e re tani është fokusi dhe shtrirja që këto grupe mund të arrijnë. Dhe e gjithë kjo është drejtpërdrejt e lidhur me konfliktin në Lindjen e Mesme dhe ngjarjet pas sulmit të tmerrshëm nga Hamasi ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit të kaluar”.

Se sa potencialisht e rrezikshme është kjo, tregon një eksperiment i kryer nga studiuesi i ekstremizmit Navid Wali nga "Violence Prevention Network" së bashku me platformën kërkimore Vollbild. Ajo tregon qartë se sa shpejt një i mitur, i cili është i interesuar për çështje fetare, islame, bie në kontakt me përmbajtje radikale islamike në aplikacione të tilla si TikTok.

"Kontakti i parë, natyrisht, nuk kalon kurrë përmes përmbajtjes ekstremiste, por përmes ofertave teologjike, të cilat në pamje të parë duken joproblematike dhe të padëmshme”, thotë Wali. Por pas vetëm pak minutash, shfaqet një video tutorial lutjesh në dukje i padëmshëm, në të cilin studiuesi i ekstremizmit Wali njeh një aktor të njohur nga skena salafiste.

Aktorët islamikë synojnë rininë

Kjo nuk është rastësi, sepse ndikuesit islamikë po përdorin me vetëdije konfliktin e Lindjes së Mesme për të drejtuar propagandën radikale te të rinjtë. Edhe grupi "Muslim Interaktiv", i cili ndiqet nga Shërbimi për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues, në demonstratat e pranverës në Hamburg kërkonte kalifat. Në internet shfaqet me video propagandistike, që të kujtojnë videoklipe. "Janë këto elemente pop dhe hip-hop, ajo mënyra shumë e kapshme, e përshtatur me gjuhën e rinisë”, thotë studiuesi i ekstremizmit. Wali ankohet se shkollave u mungon ky lloj shkrim-leximi mediatik: "Ajo që duhet të jetë, për shembull, së bashku me njerëzit që kanë më shumë përvojë në pedagogjinë e medias, t'i rishikoni ato video (...) dhe t'i diskutoni në mënyrë kritike si dhe t'i diskutoni ato së bashku."

"Demokracia duhet të mësohet vazhdimisht"

Landet gjermane deklarojnë në sondazhin e Vollbild se e marrin seriozisht çështjen e edukimit mediatik në shkolla. Mosmarrëveshjet ekzistojnë vetëm rreth çështjes nëse nevojitet një lëndë e veçantë shkollore, e cila merret me shkrim-leximin mediatik. Ndërsa Hessen planifikon ta konsolidojë këtë si një lëndë të veçantë, Ministria e Arsimit e Saksonisë e konsideron atë "jopraktike".

Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Arsimit të Baden-Württemberg, Sandra Boser (B'90/Greens), e sheh luftën kundër radikalizimit të të rinjve si detyrë për të gjithë shoqërinë. Shkolla luan një rol kyç, por ajo nuk mund t'i zgjidhë të gjitha problemet vetvetiu: "Shkolla sigurisht që nuk mund të bëjë gjithçka. Shoqatat tona luajnë një rol po aq të rëndësishëm sa shkolla, si dhe shtëpia e prindërve. Sepse demokracia duhet të mësohet vazhdimisht."/DW

shkollat ne gjermani

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet