Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Nga 23 mjë delegatët e LSDM-së, 54 përqind kanë dalë në votimet e së dielës. Zoti Filipçe mori pak mbi 9 mijë vota; rivali i tij Jovan Despotovski 2700 vota, ndërsa kandidati tjetër Aleksandar Bajdevski mori rreth 900 vota.
SHKUP- Venko Filipçe u zgjodh kryetar i Lidhjes Social Demokrate të opozitës në Maqedoninë e Veriut. Ai do ta drejtojë partinë deri në muajin mars të vitit të ardhshëm, por me gjasa për ta rifituar postin në kongresin që do të organizohet në pranverë. Zoti Filipçe aktualisht është deputet; ka qenë dhe ministër i Shëndetësisë, ndërsa është mjek neurokirurg me profesion. Ai njihet për afërsinë me ish-kryeministrin Zoran Zaev dhe për këtë shkak, një pjesë e delegatëve dhe analistëve parashikonin fitoren e tij brenda partisë.
Nga 23 mjë delegatët e LSDM-së, 54 përqind kanë dalë në votimet e së dielës. Zoti Filipçe mori pak mbi 9 mijë vota; rivali i tij Jovan Despotovski 2700 vota, ndërsa kandidati tjetër Aleksandar Bajdevski mori rreth 900 vota. Deputetja dhe ish-ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska u tërhoq të shtunën nga gara.
Venko Filipçe ishte ministër nga fundi i vitit 2017 deri në janar të vitit 2022 kur dha dorëheqjen. Ai premton se do të jetë një drejtues politik, i cili bashkon e nuk bën ndasi, teksa thotë se politikat e VMRO-DPMNE-së në pushtet do të jenë preokupimi i tij kryesor dhe LSDM-ja të jetë një opozitë e fuqishme.
“Nuk kemi kohë për të festuar. Vijon një periudhë e riorganizmit dhe reformave, sipas premtimeve të mia programore për çka jam i sigurt se LSDM-ja do të dalë fitimtare. Kjo nuk do të jetë e lehtë, por unë nuk di një mënyrë tjetër për ta kthyer besimin e anëtarësisë, përveç ndryshimeve të vërteta në themel”, u shpreh drejtuesi i ri socialdemokrat.
Ai tha më tej se partia do të jetë e hapur, moderne dhe e gatshme për sfidat që pasojnë. “Do t’i kundërvihem fuqimisht atyre të cilët duan ta dobësojnë partinë në llogari të interesave të tyre personale”, theksoi zoti Filipçe, duke premtuar se do ta kthejë dinjitetin e partisë dhe duke porositur ata që shpresojnë për një të ardhme të keqe të saj, “se do të zhgënjehen thellë”.
Por, rivali i tij kryesor, Jovan Despotovski e konteston legjitimitetin e zgjedhjeve të brendshme, sepse “mbi 10 mijë anëtarë kanë ngelur jashtë procesit zgjedhor, apo nuk janë lejuar të votojnë”, sipas tij. Ndonëse e uroi zotin Filipçe, ai iu shpreh se “me 9 mijë vota nuk bëhesh lider”.
Lidhja Social Demokrate pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet e dyfishta presidenciale dhe parlamentare të 24 prillit dhe 8 majit. Ajo ka vetëm 18 ligjvënës në parlamentin prej 120 vendeve. Ish-drejtuesi, Dimitar Kovaçevski dha dorëheqje të parevokueshme pas humbjes së partisë në zgjedhjet e fundit./VOA
foto ilustruese SHBA- Analistët thonë se votuesit amerikanë duhet të jenë të vëmendshëm ndaj dezinformatave nga ven...
avioni FRANCË- Tre persona humbën jetën ditën e sotme në Francë, pasi avioni turistik me të cilin po udhëtonin ...
joe biden SHBA- Udhëheqës të lartë demokratë përjashtuan të dielën mundësinë e zëvendësimit t&...
FRANCË- Koalicioni i krahut të majtë Fronti i Ri Popullor do të tërheqë kandidatët e tij gjatë raundit të dyt&eum...
gabriel attal FRANCË- Kryeministri aktual Gabriel Attal po i drejtohet kombit nga Parisi pasi "exit poll"-et e para nxorën partinë Bashkimi ...
BRUKSEL- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shpërndarë një shkrim të përfaqësuesit të Lartë të BE-s...
volodymyr zelenskyy UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha se Moska ka lëshuar më shumë se 800 bomba mbi Ukrain&...
marine le pen FRANCË- Marine Le Pen e Bashkimit Kombëtar sapo u është drejtuar mbështetësve brohoritës në zonë...
kandidate FRANCË- Exit poll-et e para nga zgjedhjet parlamentare në Francë tregojnë kryesimin e partisë së Marine Le Pen...
foto ilustruese SHBA- Shteti i Kolorados po shpenzon 24 milionë dollarë këtë vit për të ndihmuar shkollat që të...