LIVE UPDATES
Bota

Rritja e çmimit të drithërave, si ka ndikuar lufta Rusi-Ukrainë

Çmimet e sojës janë gjithashtu afër niveleve rekord. Ky është gjithashtu lajm i mirë për fermerët.

27 Qershor 2022, 10:58 Nga k.m.
Rritja e çmimit të drithërave, si ka ndikuar lufta
Foto ilustruese

Ndërsa fermerët amerikanë mbjellin kulturat bujqësore këtë vit, çmimet e drithërave si misri dhe soja janë afër niveleve rekord. Çmimet e larta kanë rritur koston si për fermerët ashtu edhe për konsumatorët. Ndërsa mbjell misër dhe sojë në arat e tij në veri të Ilinoit, fermeri Mark Tuttle pret që ky të jetë një vit shumë i mirë për çmimet e këtyre produkteve bujqësore.

“Ne shisnim misër për 2 dollarë për një kohë të gjatë dhe e përballuam atë, dhe tani një shinik (ose 25 kilogramë) miser shitet me një çmimi prej 8 dollarësh.”

Çmimet e sojës janë gjithashtu afër niveleve rekord. Ky është gjithashtu lajm i mirë për fermerët.

“Por kjo po shoqërohet me rritjen e kostos për gjërat e tjera”, thotë fermeri Mark Tuttle.

Kjo përfshin rritjen e çmimit të plehrave kimike dhe atë të farës.

“Në kohën kur misri kushtonte 2 dollarë, misri i farës ishte ndoshta 80 dollarë për hektar. Tani çmimi i farës është 140 deri 160 dollarë për hektar. Gjithçka është dyfishuar”, thotë fermeri Mark Tuttle.

Rritja e çmimeve është shkaktuar nga problemet me zinxhirin global të furnizimit të drithërave si misri, soja dhe gruri të nxitura nga pandemia e koronavirusit dhe sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës.

“Nuk ka pothuajse asnjë transport mallrash nga Deti i Zi. Nga portet në Detin e Zi Rusia dhe Ukraina transportonin pothuajse të gjitha eksportet e drithërave. Pikërisht në atë zonë tani për shkak të luftës është ndërprerë transporti i 30 për qind të eksporteve globale të grurit dhe kjo ka ndikuar edhe në eksportet e misrit.”

Mike Doherty, ekonomist i lartë i Byrosë së Fermave në Ilinoi, thotë se Rusia është gjithashtu një furnizues i rëndësishëm ndërkombëtar i naftës dhe gazit natyror. Sanksionet ndaj Rusisë, të vendosura për shkak të sulmit të saj ndaj Ukrainës, kanë pakësuar furnizimet me nafën ruse. Kjo po nxit blerësit të kërkojnë tregje të tjera, duke shkaktuar rritjen e çmimit të naftës.

“Çmimet në rritje të naftës janë në të vërtetë ato që po shkaktojnë rritjen e çmimit të plehrave kimike”, thotë zoti Doherty.

Fermerët mbështeten te plehrat kimike për kultivimin e kulturave të tyre bujqësore. Por fermeri Mark Tuttle thotë se edhe rritja e çmimit të naftës, që ai e përdor për traktorët dhe kamionët e tij, po rrit koston e mbjelljes së kulturave bujqësore.

“Unë e di se ata duan të kalojnë në përdorimin e burimeve të energjisë së gjelbër, por të gjitha pajisjet e fermerëve punojnë me naftë dhe nuk mund të kufizojmë furnizimin tonë me naftë tani”, thotë ai.

Lufta në Evropën Lindore, thatësira në pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara dhe Amerikën e Jugut, si dhe rritja e kërkesës për biokarburantet që prodhohen nga misri dhe soja për të kompensuar koston e rritur të naftës po kontribuojnë në rritjen e kostove për ushqimin dhe rritjen e inflacionit.

“Inflacioni është i lartë për ne tani, ka arritur deri në 10 për qind. Kjo rritje e inflacionit po ndikon fermerët dhe konsumatorët.”

Për këtë arsye pritshmëritë e fermerit Mark Tuttle mbi të ardhurat që ai mund të fitojë këtë vit janë ndikuar nga niveli i shpenzimeve paraprake që ai do të ketë për kultivimin e produkteve bujqësore.

“Volumi krahasuar me 20 vjet më parë është shumë i ngjashëm, por shpenzimet janë më të mëdha. Tani traktorët kushtojnë 250 mijë dollarë. Dikur blinim traktorë për 80 mijë dollarë. Pra, inflacioni e ka rënduar situatën. Standardi i jetesës ndoshta nuk do të ndryshojë shumë. Kemi të bëjmë vetëm me qarkullim të dollarit”, thotë ai.

Një strukturë çmimesh e ndikuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

“Lufta nuk është e mirë për askënd”, thotë fermeri Mark Tuttle./VOA

cmimi i dritherave lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend