LIVE UPDATES
Bota

Rritja e temperaturës së detit në Florida kërcënon shkëmbinjtë koralorë

17 Korrik 2023, 19:12 Nga a.l
Rritja e temperaturës së detit në Florida kërcënon
Foto ilustruese

Shkencëtarët thonë se javët e fundit kanë qenë më të nxehtat në mbarë botën dhe ndoshta më të nxehtat në 100 mijë vitet e fundit. Përmbytje të shumta po ndodhin në shumë vende të botës ndërsa shumë shtete të tjera po përballen me temperatura të larta. Ndërkohë, efektet e ndryshimeve klimatike po kërcënojnë ekzistencën dhe mënyrën e jetesës për shumë destinacione turistike në bregdet.

Një zjarr i furishëm dogji pyjet dhe shtëpitë në ishullin spanjoll të La Plamas, ndërsa erërat e furishme shtuan intensitetin e flakëve. Autoritetet thonë se më shumë se katër mijë njerëz janë evakuuar ndërsa Evropa po përballet me një valë të nxehti.

Vetëm vitin e kaluar, rreth 61 mijë njerëz mund të kenë vdekur nga nxehtësia e madhe në kontinent, sipas një vlerësimi të fundit të postuar në revistën Nature.

Reshjet rekord shkaktuan përmbytje të rrugëve në kryeqytetin e Indisë. Nju Delhi po përjeton sezonin tipik të musoneve, por ka shënuar 10 herë më shumë reshje se sa pritej për këtë periudhë të vitit.

Në pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara, shirat e dendura shkatërruan rrugët, nxitën evakuime të detyrueshme dhe bllokuan transportin ajror. Stuhia u shtri nga shteti Maine deri në Nju Jork, ndërsa njoftohet për deri 10 centimetra shi në disa zona.

“Përveç temperaturave jashtëzakonisht të larta në tokë, kemi gjithashtu temperatura shumë të larta të det. Disa qendra vëzhgimi pranë Majamit po tregojnë shenja të zbardhjes së hershme të koraleve”, thotë Michael Studivan me Universitetin e Majamit.

Sipas Administratës Kombëtare për Oqeanet dhe Atmosferën, NOAA, temperatura e lartë bën që koralet të zhvishen nga algat që janë pjesë e indeve të tyre, çka mund të shkaktojë eliminimin e shkëmbinjve koralorë. NOAA thotë se në vitin 2005, SHBA humbi gjysmën e shkëmbinjve koralorë të Karaibeve për shkak të zbardhjes. Shkencëtarët e një projekti për rigjallërimin e koraleve thonë se po shohin shenja shprese në një vend të pamundur, aty ku ndalojnë tragetët gjigantë.

“Ne thellësi të portit uji në përgjithësi është jashtëzakonisht i turbullt; uji i ngrohtë qëndron këtu për një kohë të gjatë. Pra jo një mjedis ku pritet të ketë korale të pastra. Por përgjatë kësaj vije detare të stabilizuar kemi gurë të mëdhenj, kemi korale që po lulëzojnë. Janë koralet më të shëndetshme që kam parë në Majami”, thotë Michael Studivan me Universitetin e Majamit.

Shkencëtarët thonë se kjo teknikë e re e mbarështimit dhe transplantimit të koraleve të shëndetshme mund të jetë çelësi për të mbështetur qëndrueshmërinë e tyre përpara se t’i vendosin ato në oqean. Koralet gjithashtu tërheqin turistët që mbështesin ekonomitë lokale të Floridës.

Sipas Administratës Kombëtare për Oqeanet dhe Atmosferën, NOAA, temperatura e oqeanit në Florida është rreth 35 gradë Celsius, krahasuar me temperaturat e zakonshme që shkojnë nga 22 deri 31 gradë./VOA/

evrope

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë