Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë, pasi në bashkëpunim me KFOR janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.
KOSOVË- Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me situatën e protestave në veri të Kosovës. Sipas policisë, situata deri tani pranë selive komunale paraqitet e qetë dhe nuk raportohen për incidente. Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë, pasi në bashkëpunim me KFOR janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.
"Policia e Kosovës kujdeset për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike- Prishtinë, më 30 maj 2023 Referuar rrethanave dhe zhvillimeve të ndodhura dje (29.05.2023), ku protestues, individë/grupe kriminale, me dhunën ekstreme të shfaqur, kanë bërë që situata në aspektin e sigurisë në veri të vendit të përshkallëzohet dhe të degradojë deri në rrezikim të jetës së njerëzve, përfshirë jetën e zyrtarëve të institucioneve të sigurisë. Protestat në tri komunat në veri të vendit Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan po vazhdojnë edhe sot pranë objekteve komunale, situata aktualisht vlerësohet të jetë e brishtë, por e qetë. Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare, po vazhdon me angazhime në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestave, si dhe po bashkëpunon/koordinon aktivitetet me KFOR-in dhe institucionet relevante. Njëkohësisht njësitet policore janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me rastet dhe zhvillimet e djeshme. Policia e Kosovës edhe sot fton qytetarët për qetësi dhe të mos bien pre e thirrjeve për protestë të dhunshme dhe provokime të çfarëdo natyre qofshin ato", njofton policia.
Si paraqitet situata në veri të Kosovës?
Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.
Foto ilustruese ITALI- Një i mitur është vënë në pranga në Bergamo. Sipas mediave italiane, ai po hetohet për ...
Babis Anagnostopoulos GREQI- Gjyqi për vrasjen e Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj Babis Anagnostopoulos në maj 2021 në Glyka Ner...
Petar Petkoviç KOSOVË- Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviç akuzon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ...
Banorët që i përkasin pakicës etnike Hui të Kinës u përballën me autoritetet të shtunën në një p&e...
Karl Blit KOSOVË- Në veri të Kosovës është duke u mbajtur dita e tretë e protestave. Ndërkohë reagimet lidhur ...
Ivica Daçiç SERBI- Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka bërë thirrje se...
KFOR KOSOVË- Lista serbe dhe KFOR janë drejt një marrëveshjeje për lirimin nga burgu të 4 serbve që përshkallë...
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Zëvendës Sekretarin e Përgjithsh...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me të dërguarin special të M...
Dragan Smigiç KOSOVË- Personi në foto është Dragan Smigiç, një polic serb nga qyteti i Rudares në Serbi. Mediat...