30 Maj 2023, 11:10
Nga a.l
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm për Paqe, Siguri dhe Mbrojtje në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), Charles Fries, i shoqëruar nga Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog dhe shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar ëigemark. Në takim u diskutua për progresin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e Republikës së Kosovës për integrimin euroatlantik.
“Ne veçanti, Presidentja ka informuar Fries për progresin e bërë në fushën e sundimit të ligjit, që përfshinë edhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe për reformat demokratike dhe për përafrimin e plotë të politikës së jashtme dhe të sigurisë me atë të BE-së. Tutje, Zëvendës Sekretari Fries vlerësoi lart bashkërendimin e Kosovës për dënimin publik dhe sanksionet kundër Rusisë si dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj Ukrainës”, thuhet në njoftim.
Presidentja Osmani dhe Zëvendës Sekretari Fries diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në veri të Republikës së Kosovës. Osmani ka dënuar sulmet e serbve ndaj policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve.
“Presidentja ka përsëritur dënimin e fuqishëm për sulmet e strukturave ilegale serbe të shndërruara në banda kriminale kundër policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve. Presidentja Osmani ka potencuar se këto banda kriminale, të mbështetura nga Vuçiqi, kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe të gjithë rajonit, prandaj veprimet e tyre të rrezikshme duhet të dënohen nga të gjithë”, bën të ditur presidenca.
Presidentja Osmani gjithashtu shprehu nevojën e koordinimit me partnerët ndërkombëtarë, si hap i domosdoshëm në mënyrë që të sigurohet paqe dhe stabilitet afatgjatë në vend e rajon, ndërsa ka përmendur rëndësinë e sundimit të ligjit dhe përballjen me drejtësinë për bandat kriminale dhe veprimet e tyre të kundërligjshme.
tensione në veri të kosovës
Bota
30 Maj 2023, 10:51
a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me të dërguarin special të M...
Bota
30 Maj 2023, 10:46
A.B
Dragan Smigiç
KOSOVË- Personi në foto është Dragan Smigiç, një polic serb nga qyteti i Rudares në Serbi. Mediat...
Bota
30 Maj 2023, 10:46
a.l
Protesta në Kosovë
KOSOVË- Vijon pa incidente protesta në veri të Kosovës. Protestuesit serbë vazhdojnë të q&...
Bota
30 Maj 2023, 10:39
a.l
Pamje nga protesta
KOSOVË- Flakadanë, lëndë plasëse e mjete të forta, si shkopa gome e gurë këto janë pamjet q...
Bota
30 Maj 2023, 10:39
A.B
Vucic
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, takoi ditën e sotme në Beograd ambasadorët e QUINT-it...
Bota
30 Maj 2023, 10:35
k.m.
Lulzim Hetemi
PRISHTINË- Një numër i madh i qytetarëve janë mbledhur sot në mëngjes para ndërtesës së kom...
Bota
30 Maj 2023, 10:33
a.l
Charles Fries
KOSOVË- Zëvendës Sekretari Gjeneral për Sigurinë dhe Mbrojtjen e Përbashkët i Bashkimit Evropian, Charles ...
Bota
30 Maj 2023, 10:27
a.l
Ushtarët në Kosovë
KOSOVË- Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme në Parlamentin bri...
Bota
30 Maj 2023, 10:20
a.l
Franca reagon për tensionet në veri
KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme e Francës ka reaguar për tensionet n&eum...
Bota
30 Maj 2023, 10:13
a.l
ëagner
KOSOVË- Kompania izraelite “Terror Alarm”, pretendon se “Grupi terrorist Wagner është nisur për n&eu...