LIVE UPDATES
Bota

Rubio: Absurde që SHBA të paguajë tarifa kur ka detyrime ta mbrojë Kanalin e Panamasë në rast konflikti

Sekretari Rubio i referohej një traktati të nënshkruar nga Shtetet e Bashkuara dhe Panamaja në vitin 1977.

7 Shkurt 2025, 16:10 Nga r.ll
Rubio: Absurde që SHBA të paguajë tarifa kur ka detyrime ta
takimet e marci rubio

SHBA- Shtetet e Bashkuara janë të detyruara me traktat që të mbrojnë Kanalin e Panamasë nëse sulmohet, tha të enjten Sekretari i Shtetit Marco Rubio, mes paqartësish dhe atyre që Panamaja i ka cilësuar si "gënjeshtra", se anijet e marinës amerikane mund të kalojnë falas në këtë kanal.

Sekretari Rubio i referohej një traktati të nënshkruar nga Shtetet e Bashkuara dhe Panamaja në vitin 1977.

"Më duket absurde që ne duhet të paguajmë tarifa për të kaluar tranzit në një zonë që jemi të detyruar ta mbrojmë në raste konfliktesh. Këto janë pritshmëritë tona...dhe ata e kanë kuptuar këtë qartë në bisedat që kemi zhvilluar", tha zoti Rubio gjatë një konference për shtypin në Santo Domingo, kryeqyteti i Republikës Domenikane.

Të dielën Sekretari Rubio zhvilloi bisedime me Presidentin panamez Jose Rauu Mulino në kryeqytetin e vendit Panama City.

Diplomati më i lartë amerikan tha se ndërsa Uashingtoni respekton qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Panamasë dhe pranon se ajo ka "një proces ligjesh dhe procedurash që duhet të zbatojë", detyrimet që rrjedhin nga traktati "do të duhet të zbatohen nga forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara, veçanërisht nga Marina amerikane".

Synimi i Shteteve të Bashkuara është një zgjidhje paqësore, tha Sekretari Rubio.

Në një postim në rrjetin social X zoti Mulino shkruante se kishte në plan të bisedonte me Presidentin me Donald Trump të premten pasdite.

Të mërkurën, përmes një postimi në rrjetin social X, Departamenti Amerikan i Shtetit tha se anijet e qeverisë amerikane tashmë mund të kalojnë tranzit në Kanalin e Panamasë, pa paguar tarifa. Kjo i kursen qeverisë amerikane miliona dollarë në vit.

Por Autoriteti i Kanalit të Panamasë, një agjenci e pavarur që mbikëqyret nga qeveria panameze, kundërshtoi pohimet amerikane duke thënë se nuk ka bërë asnjë ndryshim në raport me tarifat.

Nga ana tjetër zyrtarët e autoritetit shprehën gatishmërinë e tij për t'u angazhuar në dialog me zyrtarët amerikanë.

Gjatë konferencës javore për shtypin të enjten, presidenti panamez mohoi se vendi i tij kishte arritur një marrëveshje që lejonte anijet luftarake amerikane të kalonin falas në Kanalin e Panamasë. Ai tha se e kundërshtonte plotësisht deklaratën e Departamentit të Shtetit.

Nisma kineze Një Brez një Rrugë

Zoti Mulino u tha gazetarëve se Ambasada e Panamasë në Pekin kishte njoftuar Kinën 90 ditë sipas parashikimeve kontraktuale, mbi vendimin për t’u tërhequr nga Iniciativa ‘Një Brez një Rrugë’.

Ai mohoi se vendimi ishte marrë me kërkesë të Uashingtonit, duke thënë se po merrte kohë për të vlerësuar marrëdhëniet e Panamasë me Kinën dhe për të vendosur se çfarë i shërbente më mirë interesave të vendit të tij.

"Nuk e di se çfarë e ka nxitur personin që nënshkroi marrëveshjen me Kinën", tha zoti Mulino, duke shtuar se ai nuk mendonte se Nisma ‘Një Brez një Rrugë’, i kishte sjellë përfitime të mëdha vendit të tij.

Panamaja u bë pjesë e projektit infrastrukturor kinez, nën ish-Presidentin Juan Carlos Varela. Marrëveshja u nënshkrua në vitin 2018, pas vendimit të Panamasë në 2017, për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Kinën dhe për të ndërprerë lidhjet me Tajvanin.

Sekretari Rubio e mirëpriti vendimin e Panamasë për t’u tërhequr nga Nisma ‘Një Brez një Rrugë’.

Kina e cilëson projektin, që nisi në vitin 2013 nën Presidentin Xi Jinping, si një iniciativë të gjerë infrastrukturore, që synon të lidhë kontinente të shumta përmes rrugëve tokësore e detare.

Shtetet e Bashkuara thonë se projekti udhëhiqet nga misioni i Kinës për të manipuluar dhe minuar sistemin tregtar global bazuar në rregulla, me synimin për përfitim vetjak.

Në Pekin, zyrtarët kinezë akuzuan Shtetet e Bashkuara për komente të papërgjegjshme lidhur me çështjen e Kanalit të Panamasë dhe akuzuan Uashingtonin për shtrembërim, sulm dhe keqinterpretim të qëllimshëm të bashkëpunimit Kinë-Panama.

Kina i kundërshton me vendosmëri (qëndrimet e Uashingtonit) dhe i ka dërguar një notë të ashpër proteste palës amerikane”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Lin Jian.

Gjatë qëndrimit në Santo Domingo, Sekretari Rubio u takua me Presidentin domenikan Luis Abinader dhe Ministrin e Jashtëm Roberto Alvarez.

Republika Domenikane ishte ndalesa e fundit në turneun e Sekretarit amerikan të Shtetit Marko Rubio në pesë vende të Amerikës Qëndrore dhe Karaibe.

Gjatë takimeve me zyrtarë atje, zoti Rubio u ndal tek frenimi i imigracionit të paligjshëm, lufta ndaj trafikut të drogës dhe ndikimit në rritje të Kinës në hemisferën perëndimore./VOA

marco rubio

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër