LIVE UPDATES
Bota

Rusi, vazhdon gjyqi kundër gazetarit amerikan Gershkovich

Procesi ndaj gazetarit Gershkovich po mbahet me dyer të mbyllura në Jekaterinburg, qytet pranë maleve Urale ku ai u arrestua para më shumë se një viti. Ai akuzohet për spiunazh.

18 Korrik 2024, 15:30 Nga E. D

Rusi, vazhdon gjyqi kundër gazetarit amerikan Gershkovich

RUSI- Gazetari amerikan Evan Gershkovich u shfaq në seancën e dytë të procesit kundër tij në Rusi. Ai u arrestua në mars të vitit të kaluar me akuzën për spiunazh ndërsa ishte me detyrë nga gazeta ‘The Wall Street Journal’. Gazeta dhe zyrtarët amerikanë e kanë denoncuar gjyqin si të sajuar dhe të paligjshëm. Departamenti i Shtetit e ka shpallur atë ‘të arrestuar padrejtësisht’, një vendim që e detyron qeverinë amerikane të kërkojë më ngulm lirimin e tij.

Procesi ndaj gazetarit Gershkovich po mbahet me dyer të mbyllura në Jekaterinburg, qytet pranë maleve Urale ku ai u arrestua para më shumë se një viti. Ai akuzohet për spiunazh.

Gjatë seancës së parë, procesi u shty deri në mes të muajit gusht, por avokatët e gazetarit amerikan bënë kërkesë që procesi të vazhdojë me shpejtësi, njofton agjencia shtetërore ruse e lajmeve ‘RIA Novosti’ dhe faqja e pavarur e lajmeve në internet “Mediazoan”.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Rusisë tha muajin e kaluar se gazetari akuzohet për “mbledhjen e informacioneve sekrete” me urdhër të CIA-s. Sipas akuzës, zoti Gershkovich po mblidhte informacion rreth Uralvagonzavod-it, një impiant rreth 150 kilometra në veri të Jakterinburgut që prodhon dhe riparon tanke dhe pajisje të tjera ushtarake.

Gazeta ‘The Wall Street Journal’ dhe zyrtarë amerikanë e kanë hedhur poshtë akuzën dhe e kanë denoncuar procesin si të jashtëligjshëm.

“Evan nuk ka punuar kurrë për qeverinë amerikane dhe ai nuk është spiun. Gazetaria nuk është krim dhe Evani nuk duhej të ishte arrestuar. Rusia nuk ka dhënë prova që të justifikojnë vazhdimin e paraburgimit të tij”, tha John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare muajin e kaluar kur Rusia filloi procesin gjyqësor kundër zotit Gershkovich.

Nëse shpallet fajtor, zoti Gershkovich mund të dënohet me 20 vjet burg.

Rusia ka sinjalizuar mundësinë e një shkëmbimi të burgosurish që përfshin gazetarin Gershkovich, por ajo thotë se paraprakisht duhet të merret vendim për gazetarin, një gjë që mund të marrë muaj të tërë.

Por edhe nëse merret një vendim i tillë, për të shkëmbyer të burgosurit mund të duhen muaj apo vite.

Është pothuajse e sigurt që gazetari Gershkovich do të dënohet. Gjykatat ruse dënojnë më shumë se 99% të të pandehurve. Prokurorët mund të apelojnë dënimet që i konsiderojnë si shumë të buta dhe madje mund të apelojnë edhe lirimin e tyre.

Gazetari i “The Wall Street Journal” është djali emigrantësh rusë nga Bashkimi Sovjetik. Ai është gazetari i parë amerikan që është arrestuar dhe gjykohet me akuzën për spiunazh në periudhën pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Departamenti i Shtetit e ka shpallur atë person ‘të arrestuar padrejtësisht’, një vendim që e detyron qeverinë amerikane të kërkojë më ngulm lirimin e tij.

Një tjetër gazetare amerikane, Alsu Kurmasheva mbahet në burg prej tetë muajsh për shkak se nuk u regjistrua si agjente e huaj. Gazetarja që ka edhe nënshtetësi ruse, e Radios Evropa e Lirë, që ashtu si Zëri i Amerikës, është pjesë e Agjencia Amerikane për Media Globale, mohon të ketë bërë ndonjë shkelje./VOA

evan gershkovich

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion