LIVE UPDATES
Bota

Rusia godet qytetet e Ukrainës pasi presidenti Putin u zotua të intensifikojë sulmet

Forcat ajrore të Ukrainës thanë se mbrojtja ajrore rrëzoi të gjithë 35 dronët Shahed të prodhuar nga Irani që u hodhën të martën nga Rusia, ndërsa alarmet për sulme ajrore vazhduan me orë të tëra, duke u kërkuar banorëve të strehohen mes sulmeve me raketa.

2 Janar 2024, 14:28 Nga I.A
Rusia godet qytetet e Ukrainës pasi presidenti Putin u zotua të
Ukraine

UKRAINË- Zyrtarët ukrainas thanë të martën se Rusia kreu sulme në shkallë të gjerë me raketa që lanë pas vetes të paktën katër të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Kiev dhe Kharkiv.

“Që nga 31 dhjetori, përbindëshat rusë kanë hedhur tashmë 170 dronë ‘Shahed’ dhe dhjetëra raketa të llojeve të ndryshme. Shumica absolute e tyre synonin infrastrukturën civile”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Ai tha se numri i të plagosurve ka arritur në 92 duke theksuar se Ukraina do të punojë me "këdo në botë që e vlerëson jetën" për të forcuar mbrojtjen ajrore të saj dhe për të mbajtur Rusinë përgjegjëse.

“Shteti terrorist duhet të ndjejë pasojat e veprimeve të tij”, tha presidenti Zelenskyy.

Forcat ajrore të Ukrainës thanë se mbrojtja ajrore rrëzoi të gjithë 35 dronët Shahed të prodhuar nga Irani që u hodhën të martën nga Rusia, ndërsa alarmet për sulme ajrore vazhduan me orë të tëra, duke u kërkuar banorëve të strehohen mes sulmeve me raketa.

Kryebashkiaku u Kievit, Vitali Klitschko tha se mbetjet nga një raketë e rrëzuar plagosën të paktën 20 veta dhe shkaktuan zjarr në një ndërtesë shumëkatëshe në kryeqytetin ukrainas. Ai raportoi shpërthime të shumta në qytet ndërsa mbrojtja ajrore iu përgjigj valës së raketave ruse, që shkaktuan zjarre në të paktën pesë lagje.

Breshëria ruse në orët e mëngjesit, ndërpreu gjithashtu energjinë elektrike dhe dëmtoi linjat e gazit në disa pjesë të Kievit.

Në Kharkiv, kryebashkiaku Ihor Terekhov tha se qyteti ishte nën një "sulm të madh me raketa”.

Oleg Sinegubov, shefi i administratës ushtarake në Kharkiv, tha në rrjetin Telegram se sulmet ruse vranë të paktën një person dhe plagosën më shumë se 40 të tjerë.

Në Poloninë fqinje, ushtria tha se dërgoi katër avionë ushtarakë F-16 për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore mes sulmeve ruse.

Sulmet e së martës pasuan një paralajmërim nga presidenti rus Vladimir Putin se Rusia do të intensifikonte sulmet ndaj Ukrainës, pas një sulmi vdekjeprurës ukrainas të shtunën në qytetin rus të Belgorodit, që vrau 24 veta dhe plagosi më shumë se 100 të tjerë.

Gjatë një vizite në një spital ushtarak të hënën, presidenti Putin e quajti sulmin e Ukrainës në Belgorod "një akt terrorist", duke akuzuar forcat ukrainase se kishin shënjestruar "pikërisht qendrën e qytetit, ku njerëzit po ecnin përreth, para natës së Vitit të Ri" dhe pretendoi se ata kishin "goditur qëllimisht popullatën civile”.

Ai tha se Rusia do të vazhdojë të godasë ato që ai i quajti "objektiva ushtarake" dhe shfaqi besimin se "iniciativa strategjike" në konfliktin e zgjatur në Ukrainë ishte në anën ruse. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ruse TASS, presidenti rus tha se Moska dëshironte t'i jepej fund luftës pothuajse dyvjeçare, por, theksoi ai, "vetëm sipas kushteve tona".

Marrë nga VOA

lufta ukraine-rusi ihor terekhov

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet