2 Janar 2024, 13:50
Nga I.A
Turqi
TURQI- Autoritetet turke kanë ndaluar 33 persona që dyshohet se po spiunonin në emër të Izraelit, raportoi më 2 janar agjencia shtetërore e lajmeve turke. Autoritetet ende po kërkojnë edhe 13 persona të tjerë që besohet se kanë lidhje me shërbimin izraelit të inteligjencës, Mossad, raportoi agjencia Anadolu.
Të dyshuarit u arrestuan gjatë bastisjeve në Stamboll dhe në shtatë provinca të tjera. Ata dyshohet se po planifikonin të kryenin aktivitete, përfshirë edhe “vëzhgim” dhe “ndjekje, sulm dhe rrëmbim” të shtetasve të huaj që jetojnë në Turqi, raportoi agjencia turke.
Anadolu nuk dha informacione për të dyshuarit apo për shtetasit e huaj, që supozohet se ishin shënjestruar. Ky njoftim vjen disa javë pasi kreu i agjencisë së sigurisë në Izrael, Shin Bet, tha përmes një audio-incizimi, se organizata e tij është e përgatitur që ta shkatërrojë Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja - “në çdo vend”, përfshirë në Liban, Turqi dhe Katar.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar Izraelin për “pasoja serioze” nëse vazhdon me kërcënime që të sulmojë zyrtarët e Hamasit që gjenden në tokën turke.
Turqia dhe Izraeli kanë normalizuar raportet më 2022, duke riemëruar ambasadorë në shtetet përkatëse pas vitesh raporte të tensionuara. Por, këto raporte shpejt u përkeqësuan pas luftës Izrael-Hamas dhe Ankaraja është një prej kritikeve më të zëshme të veprimeve të ushtrisë së Izraelit në Rripin e Gazës.
Fillimisht, Izraeli tërhoqi diplomatët e tij nga Turqia për shkak të shqetësimeve të sigurisë dhe më pas njoftoi se po tërhiqte diplomatët për arsye politike, duke përmendur “rritjen e deklaratave të ashpra” nga zyrtarët në Turqi. Turqia po ashtu ka tërhequr ambasadorin e saj nga Izraeli.
Erdogan ka shprehur një sërë kritikash ndaj Izraelit, duke i përshkruar veprimet e këtij shteti në Gazë si “gjenocid”. Ai ka bërë thirrje që kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, të ndiqet penalisht për “krime lufte” dhe e ka krahasuar atë me liderin nazist, Adolf Hitler. Erdogan, qeveria e të cilit në të kaluarën ka qenë nikoqire e disa zyrtarëve të Hamasit, po ashtu ka thënë se grupi radikal palestinez po lufton për çlirimin e tokave të tij dhe popullit të tij.
Marrë nga REL
turqi
Bota
2 Janar 2024, 13:19
I.A
Ukraine
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se katër persona janë vrarë dhe të paktën 92 të tjerë...
Bota
2 Janar 2024, 12:14
I.A
Foto ilustruese
SHBA- Si çdo vit e përditshmja Financial Times ka bërë parashikimet e saj për vitin që jemi futur. Sipas pa...
Bota
2 Janar 2024, 11:29
I.A
Japoni
JAPONI- Një avion i Japan Airlines u përfshi në flakë teksa u ul në pistën e aeroportit Haneda të Tokios. Mediat ...
Bota
2 Janar 2024, 11:11
I.A
Damask
SIRI- Disa sulme ajrore izraelite kanë goditur në periferi të Damaskut mëngjesin e 2 janarit, duke shkaktuar “dëme ma...
Bota
2 Janar 2024, 10:40
I.A
Lee Jae-myung
KOREJA E JUGUT- Lideri opozitar në Korenë e Jugut, Lee Jae-myung, është therur me thikë në qafë nga nj&eum...
Bota
2 Janar 2024, 09:50
I.A
Japoni
JAPONI- Një sërë tërmetesh të fuqishme që goditën perëndimin e Japonisë kanë lënë të...
Bota
2 Janar 2024, 09:39
I.A
Emigracioni
GJERMANI- Në gjysmën e parë të vitit 2024 në të 27 vendet anëtare të BE pritet të zhvill...
Bota
2 Janar 2024, 09:19
I.A
Izrael
IZRAEL– Gjykata e Lartë e Izraelit rrëzoi të hënën një përbërës kyç të reform&eu...
Bota
2 Janar 2024, 09:10
I.A
Arme
UKRAINË- Pritshmëria që Ukraina me fillimin e kundërofensivës në vitin 2023 kundër pushtimit nga Rus...
Bota
2 Janar 2024, 08:52
I.A
Diamantë
BRUKSEL- Për shkak të luftës ruse kundër Ukrainës me fillimin e vitit të ri në Bashkimin Evropia...