2 Janar 2024, 08:52
Nga I.A
Diamantë
BRUKSEL- Për shkak të luftës ruse kundër Ukrainës me fillimin e vitit të ri në Bashkimin Evropian nuk lejohet të importohen më diamante dhe bizhuteri me diamante nga Rusia. Kjo masë ju shtua sanksioneve të miratuara kundër Rusisë në dhjetor 2023 për shkak të luftës agresore kundër Ukrainës. Ky sansksion synon ta privojë qeverinë e Moskës nga një burim i rëndësishëm të ardhurash dhe në këtë mënyrë të kufizojë aftësitë e saj për të financuar luftën kundër Ukrainës. Komisioni i BE-ë kishte vlerësuar së fundmi se të ardhurat e Rusisë nga shitja e diamanteve shkojnë në rreth katër miliardë euro në vit.
Ripërtërtije e vazhdueshme e sanksioneve
Këshilli Evropian i ka zgjatur dhe shtuar herë pas here masat kufizuese ndaj sektorëve të ndryshëm të ekonomisë së Federatës Ruse. Sanksionet, të cilat përtërihen çdo gjashtë muaj, përfshijnë një gamë të gjerë sektorësh si tregtinë, financat, industrinë, teknologjinë, transportin dhe mallrat e luksit.
Kështu Këshilli Evropian ka vendosur p.sh. reduktimin dhe ndalimin e importit të gazit, të naftës apo të qymyrit nga Rusia, ndalimin e importit të prodhimeve ushqimore, pijeve alkoolike apo lëndës drusore dhe prodhimeve të drurit; ndalimin e anijeve ruse për t'u ankoruar në portet e BE-së dhe mjaft masa të tjera. Sansksioneve kundër Fedreatës Ruse u janë bashkuar edhe mjaft vende jo anëtare të BE-së.
Marrë nga DW
be
Bota
2 Janar 2024, 08:44
I.A
Flamuri amerikan
SHBA- Në këto kohë konfliktesh jashtë vendit, më shumë amerikanë mendojnë se politika e jashtme du...
Bota
1 Janar 2024, 22:14
h.k
Nostrodamus
EUROPA-Gjatë historisë, shumë njerëz kanë pretenduar se janë në gjendje të parashikojnë të ar...
Bota
1 Janar 2024, 21:41
h.k
Joe Biden
JAPONI-“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të ofrojnë të gjithë ndihmën e domosdo...
Bota
1 Janar 2024, 21:22
h.k
Izrael
IZRAEL-Ushtria izraelite njoftoi të hënën se do të largojë disa mijëra ushtarë izraelitë nga Rripi i Gaz&eum...
Bota
1 Janar 2024, 20:45
h.k
Foto ilustruese
ITALI-Zëvendësprokurori i Drejtorisë së Rrethit Antimafia të Xhenovës, Federico Manotti, ka kërkuar gjyk...
Bota
1 Janar 2024, 20:00
h.k
SHBA
SHBA-Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts kërkoi vetpërmbajtje nga strukturat e zbatimit të ligjit në pë...
Bota
1 Janar 2024, 19:20
h.k
Whatsupp
TIRANË-WhatsApp sjell surpriza të reja për të gjithë abonentët e saj të cilat kanë pritur prej kohësh...
Bota
1 Janar 2024, 19:02
h.k
Foto ilustruese
KOPENHAGEN-Danezëve iu bë një surprizë në natën e Vitit të Ri, ndërsa Mbretëresha Margrethe II...
Bota
1 Janar 2024, 18:42
h.k
Foto ilustruese
GJERMANI-Shqetësimi se nata e Vitit të Ri mund të bëhej sërish e dhunshme ishte i madh, sidomos në ...
Bota
1 Janar 2024, 18:12
h.k
Joseph Borrell
BRUKSEL- Josep Borrell, shefi i lartë i BE-së për politikë të Jashtme, e ka quajtur vendim historik, liberalizimin ...