LIVE UPDATES
Bota

Zelensky: Katër të vrarë nga sulmet ruse në Kiev dhe Harkiv

Sulmet vijnë një ditë pasi Rusia lëshoi 90 dronë Shahed në mbarë Ukrainën. Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se shteti i tij do të “intensifikojë” sulmet ndaj Ukrainës.

2 Janar 2024, 13:19 Nga I.A
Zelensky: Katër të vrarë nga sulmet ruse në Kiev dhe Harkiv
Ukraine

UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se katër persona janë vrarë dhe të paktën 92 të tjerë janë plagosur gjatë një breshërie sulmesh me raketa dhe dronë të kryer nga Rusia më 2 janar, përderisa ushtria ukrainase tha se madhësia e sulmit ishte e ngjashme me një sulm masiv të kryer nga Moska ditë më parë.

Mëngjesin e 2 janarit, kryeqyteti ukrainas, Kiev, u godit nga shpërthime, thanë autoritetet. Në disa zona të Kievit është ndërprerë energjia elektrike, përderisa sistemet e mbrojtjes ajrore raportuan se kanë zmbrapsur një sulm të Rusisë me raketa, që erdhi disa orë pasi Moska sulmoi këtë qytet me dronë. Në Harkiv, një person raportohet se është vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur në sulmet masive ruse në këtë qytet.

Sulmet vijnë një ditë pasi Rusia lëshoi 90 dronë Shahed në mbarë Ukrainën. Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se shteti i tij do të “intensifikojë” sulmet ndaj Ukrainës.

Paralajmërimi i Putinit më 1 janar erdhi pas granatimeve në qytetin kufitar rus të Belgorodit, ku u raportua për dhjetëra të vrarë dhe mbi 100 të plagosur. Rusia ka fajësuar Ukrainën për sulmin e 30 dhjetorit të vitit 2023.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zelensky tha se Rusia ka lëshuar në shtetin e tij rreth 170 dronë Shahed, të prodhimit iranian, dhe dhjetëra raketa të ndryshme që nga 31 dhjetori.

“Për të tretën ditë me radhë, mbrojtja jonë ajrore po bën punë të jashtëzakonshme”, shkroi Zelensky në Telegram.

“I falënderoj të gjithë partnerët tanë që kanë ndihmuar në forcimin e mbrojtjes tonë ajrore. Është e qartë se kjo ndihmon në shtupimin e qindra jetëve çdo ditë dhe natë të cilat do të merreshin nga terrori rus nëse nuk do të ishte për Patriotët dhe sistemet e tjera të mbrojtjes ajrore”, shtoi ai.

Komanda e Forcave Ajrore ukrainase tha se me sulmet e 2 janarit, Rusia përsëriti sulmin masiv të 29 dhjetorit, në kuptim të numrit dhe llojeve të raketave të përdorura. Më 29 dhjetor, Rusia bombardoi Ukrainën me rreth 158 raketa dhe dronë. Guvernatori i rajonit të Harkivit, Oleh Synyehubov, tha se ky rajon është goditur më 2 janar me të paktën “katër sulme ajrore” që kanë shkatërruar ndërtesa dhe infrastrukturën civile.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se 10 persona janë plagosur nga copëzat e raketave të rrëzuara. “Shpërthime në kryeqytet”, shkroi ai në Telegram, duke u bërë thirrje banorëve që të strehohen. Më pas Klitschko raportoi se një person ka vdekur në spital nga plagët e marra gjatë sulmeve ruse.

Më herët, Forcat Ajrore ukrainase thanë se kishin shkatërruar 35 dronët e lëshuar nga Rusia pas mesnatës, që kishin për cak disa qytete ukrainase, përfshirë edhe Kievin. Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022 dhe vazhdimisht kryen sulme me raketa dhe dronë në qytetet ukrainase.

Marrë nga REL

volodymyr zelensky lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen