23 Qershor 2024, 10:15
Nga M.B
Pamje nga qendra e Harkivit më 22 qershor, pas bombardimeve ruse.
UKRAINA- Rusia ka nisur tri raketa drejt rajonit të Kievit në orët e para të 23 qershorit, teksa rritet numri i viktimave nga sulmet me bombë ruse në qytetin e Harkivit, një ditë më parë. Forca ajrore e Ukrainës ka thënë se ka rrëzuar dy prej tri raketave të nisura në rajonin e Kievit. Është e paqartë nëse raketa e tretë ka shkaktuar dëme.
Për këtë sulm është raportuar pak pasi Rusia ka nisur sulme të shkallës së gjerë, me raketa dhe dronë, për të shënjestruar infrastrukturën ukrainase të energjisë. Sulmet kanë dëmtuar sistemet e shpërndarjes së energjisë në rajonet e Zaporizhjas dhe Lvivit. Kompania Ukrenerho ka thënë se sulmi ka qenë i teti i shkallës së gjerë që ka shënjestruar rrjetin elektrik në tre muajt e fundit.
Bombardimet në Harkiv, qytetin e dytë më të madh Ukrainës, janë përshkruar si sulm ndaras. Tre njerëz janë vrarë në Harkiv, ndërsa të paktën 56 janë plagosur, sipas autoriteteve ukrainase.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili ka bërë thirrje së fundmi për marrjen e masave për të mbrojtur sistemin ukrainas të energjisë, ka thënë më 22 qershor se Rusia ka lëshuar më shumë se 2.400 bomba në Ukrainë këtë muaj, 700 vetëm në Harkiv.
Zelensky ka përsëritur lutjen ndaj Perëndimit për mbrojtje shtesë ajrore dhe që Ukrainës t’i mundësohet që të shkatërrojë aeroplanët luftarakë rusë “kudo që janë”. Më 23 qershor, zyrtarët rusë kanë bërë të ditur se Ukraina ka lëshuar dhjetëra dronë në territorin rus. Dronët besohet se kanë arritur në rajonet Brajansk dhe Smolensk, por nuk është raportuar për viktima./ REL
lufta rusi-ukraine
Bota
23 Qershor 2024, 09:21
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Ndryshimet klimatike janë duke nxitur valë të rrezikshme të nxehtësisë në hemisferën veriore ...
Bota
23 Qershor 2024, 08:48
M.B
Kryetari i Komitetit për Mbrojtjen e Dumës Shtetërore të Rusisë, Andrei Kartapolov
RUSIA- Kreu i komitetit të m...
Bota
23 Qershor 2024, 07:32
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Masat ndëshkuese që Bashkimi Europian ka vendosur ndaj Kosovës gjatë vitit të kaluar, ende nuk janë h...
Bota
22 Qershor 2024, 22:44
r.ll
foto nga momenti
IZRAEL- Një video me pamje shqetësuese është publikuar në rrjet, ku tregon forcat ushtarake izraelite që kan...
Bota
22 Qershor 2024, 22:30
r.ll
hristian mickoski
SHKUP- Parlamenti i Maqedonisë së Veriut nisi të shtunën debatin lidhur me kabinetin e propozuar qeveritar nga i mand...
Bota
22 Qershor 2024, 22:15
r.ll
aeroplanmbajtesja
JEMEN- Rebelët Houthi të Jemenit njoftuan sot se forcat e grupit filluan një sulm ndaj aeroplanmbajtëses amerikane&nb...
Bota
22 Qershor 2024, 22:09
r.ll
foto ilustruese
GJERMANI- Ministri i Ekonomisë i Gjermanisë Robert Habeck tha të shtunën se ishte informuar nga komisioneri i BE-së...
Bota
22 Qershor 2024, 21:59
r.ll
foto ilustruese
LIBAN- Një anëtar i lartë i Jama'ah Islamiyah, lëvizjes islamike libaneze pranë Hamasit palestinez, u vra sot n&eu...
Bota
22 Qershor 2024, 21:49
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Temperaturat shumë të larta, të kombinuara me lagështinë e madhe të ajrit për një periudh&eum...
Bota
22 Qershor 2024, 20:12
r.ll
pamjet e zjarrit
GREQI- Fishekzjarret e nisura nga një jaht në Greqi shkaktuan një zjarr në pyll në ishullin Hydra, ka njoftuar a...