LIVE UPDATES
Bota

Saga e tankeve: Çka përfiton Ukraina, çka rrezikon Perëndimi?

Tash gati një vit, aleatët e NATO-s, përfshirë Gjermaninë, e ndihmojnë Ukrainën me armatim e pajisje logjistike. Por, Kievi ka kërkuar vazhdimisht armë më të avancuara, për të qenë në epërsi.

29 Janar 2023, 09:26 Nga I.A
Saga e tankeve: Çka përfiton Ukraina, çka rrezikon
Tank

UKRAINË- Si agresore në të dyja luftërat botërore, Gjermania me dekada nuk ka dërguar armë në një zonë lufte. “Zeitenwende” apo pika e kthesës për këtë vend ka ndodhur vitin e kaluar, kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, apo sulmin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga Lufta e Dytë Botërore.

Tash gati një vit, aleatët e NATO-s, përfshirë Gjermaninë, e ndihmojnë Ukrainën me armatim e pajisje logjistike. Por, Kievi ka kërkuar vazhdimisht armë më të avancuara, për të qenë në epërsi. Dhe, pas disa javësh pritjeje, diskutime e supozime, kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka dhënë dritën jeshile për tanket Leopard - që janë një nga modelet me performancën më të mirë në botë.

“Ne do ta furnizojmë Ukrainën me tanke luftarake Leopard 2. Ky është rezultat i konsultimeve intensive me aleatët tanë dhe partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë Scholz më 25 janar. Tanket Leopard janë prodhim gjerman. Rreth 2.000 sosh janë të shpërndara në mesin e aleatëve në Evropë, por të gjitha licencat e eksportit të tyre i ka Gjermania. Hezitimi i tejzgjatur i Berlinit për të dhënë leje për dërgimin e tyre në Ukrainë, ka çuar në presion të madh nga aleatët perëndimorë. Se çfarë e ka shqetësuar Scholzin, ka spekulime të ndryshme - nga e kaluara historike e Gjermanisë deri te frika e hakmarrjes nga Rusia.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se i është mirënjohës Berlinit për tanket që do t’ia dërgojë, por zyrtarët rusë e kanë cilësuar këtë vendim si “provokim”. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka thënë se kjo është “luftë e planifikuar paraprakisht kundër Moskës”. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se armët perëndimore të teknologjisë së lartë do ta sjellin luftën “në një nivel krejtësisht të ri”, që “nuk do të jetë një shenjë e mirë nga pikëpamja e sigurisë globale dhe pan-evropiane”.

Në anën tjetër, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka dhënë mbështetje Gjermanisë dhe ka thënë se tanket Leopard do ta ndihmojnë Ukrainën ta fitojë luftën.

“Në një moment kritik të luftës së Rusisë, ato mund ta ndihmojnë Ukrainën të mbrohet, të fitojë dhe të mbizotërojë si një komb i pavarur”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.

Optimizëm të ngjashëm ndajnë edhe disa analistë, edhe pse më të matur. Thorsten Benner, nga Instituti Global i Politikave Publike në Berlin, flet për programin Expose të Radios Evropa e Lirë:

“Shanset që ushtarët ukrainas të mbijetojnë në tanket gjermane ose amerikane janë shumë më të mëdha se në tanket sovjetike, të cilat i ka përdorur Ukraina deri më tash. Ukrainës i duhet më shumë mbështetje përpara ofensivës së pranverës, të cilën e ka paralajmëruar Rusia. Por se çfarë efekti do të kenë tanket në detaje, mbetet të shihet”.

Leopardët pritet të dërgohen në Ukrainë në fund të marsit ose fillim të prillit, ka thënë ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius. Ato do t’i japin këtij vendi qasje edhe në një grup më të madh municionesh moderne të NATO-s. Kjo padyshim se do të ketë efekt në luftë, thotë për Exposenë Jakub Eberle, nga Instituti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, me seli në Pragë.

“Ato janë armë shumë të fuqishme. Nuk e di nëse do ta ndryshojnë rrjedhën e luftës, ose sa do ta ndryshojnë, por definitivisht do të bëjnë një ndryshim. Kjo është e padiskutueshme”, thotë Eberle.

Tanku Leopard, prej 55 tonësh, ka një rreze veprimi prej rreth 500 kilometrash dhe shpejtësi maksimale prej rreth 68 kilometrash në orë. Por, sasia që ka thënë se do të dërgojë Gjermania në Ukrainë, nuk do të bëjë ndonjë dallim, thotë për Exposenë Ulrich Brueckner, profesor i shkencave politike në Universitetin Stanford në Berlin.

“Nëse i shohim numrat, rusët kanë rreth 2.500 tanke luftarake dhe ukrainasit kanë shumë më pak, disa qindra. Gjermania ka premtuar se do të dërgojë një njësi operacionale. Nuk e di se sa ekuivalente është saktësisht, por janë pak, janë 14. Dhe, askush nuk është mjaft i informuar që të tregojë se çfarë mund të bëjnë sistemet e ndryshme të armëve, në çfarë rrethanash, dhe sa të tilla nevojiten për të ndryshuar lojën”, thotë Brueckner.

Komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, Valeriy Zaluzhniy, ka thënë dhjetorin e kaluar se vendit të tij i duhen 300 tanke, 600-700 automjete të blinduara luftarake dhe 500 obusë, për t’i dëbuar rusët. Përpara luftës, Ukraina ka pasur rreth 850 tanke, por, sipas ueb-faqes Oryx, që mbledh të dhëna për pajisjet e shkatërruara, ajo ka humbur rreth gjysmën e tyre. Vëzhguesit thonë se humbjet reale mund të jenë edhe më të mëdha, por se Ukraina nuk e zbulon numrin e tankeve të saj, duke e konsideruar atë si sekret shtetëror.

Në të njëjtën ditë kur Gjermania ka dhënë dritën jeshile për Leopardët, Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do ta furnizojnë Ukrainën me 31 tanke të avancuara Abrams. Ka qenë pikërisht ky paralajmërim i SHBA-së që e ka bindur edhe Berlinin t’i zhbllokojë Leopardët. Megjithatë, Abramsët, që janë ndër tanket më të fuqishme të SHBA-së, nuk do të arrijnë në Ukrainë së shpejti. Zyrtarë të lartë amerikanë kanë thënë se do të duhen muaj, jo javë, për furnizimin e Ukrainës me to.

Ulrich Brueckner, nga Universiteti Stanford në Berlin, thotë se ngurrimi i Scholzit për Leopardët dhe miratimi i tyre vetëm pasi SHBA-ja e ka siguruar se do t’i dërgojë edhe ajo tanket e saj, nuk janë sinjale të mira - sidomos në kohën kur Perëndimi duhet të tregohet i bashkuar përballë agresionit rus.

“Ukraina nuk do të mund të mbijetonte pa mbështetjen e NATO-s apo të Perëndimit të bashkuar, andaj Perëndimi duhet të jetë i bashkuar. Dhe, ajo çfarë ka bërë Scholz në javët e kaluara, paraqet çarjen e parë në unitetin e Perëndimit. Ky është një çmim i lartë politik. Dhe, është e vështirë të kuptohet se pse e ka marrë këtë pozicion”, thotë Brueckner.

Disa media, si BBC, kanë shkruar se shumë gjermanë druajnë se dërgimi i tankeve të rënda dhe armatimeve të tjera sulmuese në Ukrainë, mund ta shtyjë presidentin rus, Vladimir Putin, në ekstreme edhe më të mëdha - përfshirë përdorimin e armëve bërthamore. Sipas BBC-së, kjo mund të jetë edhe një nga arsyet se përse Scholz e ka shtyrë vendimin dhe ka pritur që edhe Uashingtoni të dërgojë tanke në Ukrainë, në mënyrë që të mos ndjehet i vetëm në bord.

Brueckner nuk pret që kërcënimet e Moskës të shndërrohen në diçka tjetër, përveç retorikës. Ai thotë se Ukraina nuk do ta rrezikojë mbështetjen nga Perëndimi me ndonjë veprim të pamatur.

“Nuk mendoj se Ukraina do të sulmojë ndonjëherë tokën ruse - për çfarëdo arsyeje. E njëjta gjë vlen për tanket. Ideja se tanket Leopard mund të hyjnë në territorin rus për vetëmbrojtje, është absurde, marrë parasysh varësinë e Ukrainës nga mbështetja perëndimore. Nuk mendoj se Ukraina do të shkonte ndonjëherë aq larg, për të testuar mbështetjen perëndimore, duke kaluar një vijë të kuqe si kjo”, thotë Brueckner.

Presidenti i Ukrainës, Zelensky, ka kërkuar nga Perëndimi edhe avionë luftarakë dhe raketa me rreze të gjatë veprimi. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar t’i dërgojnë Ukrainës armë të tilla nga frika se mund ta përshkallëzojnë situatën.

Lufta në Ukrainë tashmë është në vitin e dytë kalendarik. Mijëra njerëz janë vrarë, miliona janë larguar nga shtëpitë, ndërsa dëmet materiale, tash për tash, janë të pallogaritshme. Nëse lufta do të përfundojë në fushëbetejë apo tryezë bisedimesh, nuk dihet. Një përcaktuese e rëndësishme mund të jetë ofensiva e pranverës e Rusisë. Putin ka thënë se rreth 50.000 trupa të sapomobilizuara janë tashmë në front, ndërsa rreth 250.000 të tjera janë duke u trajnuar.

Marrë nga REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci