LIVE UPDATES
Politike

Saimir Korreshi: Kam kërkuar që të mbështeten kandidatët e Primareve, në të dalim me Këshillat Bashkiakë

Përsa i përket Lushnjes, Korreshi deklaroi se PD-ja e Alibeajt do garojë me listën e saj për këshillat bashkiakë, ndërsa do mbështesi kandidatin e primareve për të marrë drejtimin e kësaj bashkie.

28 Mars 2023, 19:59 Nga I.A
Saimir Korreshi: Kam kërkuar që të mbështeten
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi shprehet se përçarja e kësaj force politike për zgjedhjet e 14 majit do të krijojë konfuzion tek demokratët përsa i përket votimit të kandidatëve. Në një intervistë për “Panorama TV”, Korreshi deklaroi se ai ka mbështetur idenë që PD e drejtuar nga Alibeaj, të dilte në zgjedhje vetëm për Këshillat Bashkiakë dhe të mbështeteshin kandidatët e Primareve për kryetarë bashkish. Korreshi theksoi se në 16 bashkitë ku janë dy kandidatë, PD ka probabilitetin më të ulët për të fituar.

“Të 16 bashkitë ku kemi kandidatë, kanë probabilitetin më të ulët për të fituar. Atje ka dy kandidatë mundësia për të fituar është më e vogël. Kandidatët duhet të punojnë maksimalisht edhe me kryetarët e degëve. Ne në Lushnje kemi punuar kaq kohë për të gjetur një gjuhë të përbashkët. Ne do të mbështesim kandidatët e tjerë dhe nismën e tyre, Ne nuk i lëmë shokët dhe miqtë në baltë. Kanë nevojë për ndihmën tone”, tha ai.

Korreshi foli edhe për qëndrimet e demokratëve në raport me ish kryeministrin Sali Berisha.

“Zoti Berisha ka qenë më drastik në vendimet e veta që të mos bëjë mbrapsht si do të jetë rezultati. Ne nuk kemi qenë kurrë me zotin Berisha. Pasi edhe atëherë kur ka ikur Berisha, ai ka thënë se ka etapat e tij dhe afatet e tij. Pretenduam deri në fund se mund të ndryshonte qënfrim për hir të demokratëve. Nuk mundem t’i marrim në qafë demokratët. Sepse në fund demokratët do bëjnë fajtor ata që kanë mundësi të ishin të përgjegjshëm. Pavarësisht shumicës dhe pakicës nuk e bëjnë një të plotë. Duhet të jenë të dy bashkë”, tha Korreshi.

Përsa i përket Lushnjes, Korreshi deklaroi se PD-ja e Alibeajt do garojë me listën e saj për këshillat bashkiakë, ndërsa do mbështesi kandidatin e primareve për të marrë drejtimin e kësaj bashkie.

"Unë në Lushnje i kam bërë vetë, jemi munduar të nxjerrim njerëzit më të mirë. Një listë dinjitoze me ish-anëtarë të këshillave bashkiakë. Lista është miratuar nga Kryesia e PD-së Lushnje. Dëshira ka qenë gjithëpërfshirja në këto lista. Dëshira ka qenë e madhe për të marrë pjesë. Lista është e degës Lushnje. Dega e Lushnjes nuk përfaqësohet me kryetarë. Ka qenë një vendim i konkluduar prej muajsh. Ne nga procesi i 6 marsit, kandidatët e Lushnjes treguan se nuk kapin as votat e 25 prillit. Ne bëmë një hap pas, gjykuam se skemi pse të bëhemi sebep për një humbje të dytë. Ne menduam se nuk mund të bëheshim barrë dhe pengesë të demokratëve që Berisha nuk donte të negocionte me ne. Vendosëm të mbështesim kandidatin që ka mbështetjen e pjesës tjetër të demokratëve. Ne s’mund t’i bëhemi pengesë pasi provat i dhamë në 6 mars. E mira do ishte të mos vlerësohej më sigla e Bashës, Berishës apo Alibeajt, por sigla e PD-së. Kjo gjë nuk u arrit dot. Me lista do dalim të ndarë për këshillat bashkiakë. Më vjen keq që në listën e Berishës ka shumë kandidatë nga Partia e Lirisë. Po i bëhet një qokë e madhe. E vetmja gjë që solli kjo përçarje është dalja me dy lista për këshilltarë," tha Korreshi.

saimir korreshi zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj