28 Mars 2023, 18:28
Nga I.A
Belind Këlliçi
TIRANË- Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka deklaruar se një pjesë e madhe e emrave për kandidatë për këshillin bashkiak janë të Partisë Demokratike. I ftuar në Abc News, Këlliçi u shpreh se lista kryesohet nga mjeku Ilir Alimehmeti dhe vijon me ekonomisë, juristë dhe ekspertë të ndryshëm.
“Sa i përket Këshillit Bashkiak, lista e paraqitur sot nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka qenë një listë shumë përfaqësuese, që kryesohet nga Ilir Alimehmeti, dhe që vijon me ekonomistë, juristë, ekspertë, politologë etj. Shumica e kandidatëve, mbi 55%, janë të Partisë Demokratike. Pa diskutim. Kjo që ju them unë është e padiskutueshme”, tha ai.
I pyetur për kandidatin e Enkelejd Alibeajt, Roland Bejko, Këlliçi u shpreh se nuk ka asnjë interes në kandidimin e tij dhe se është i fokusuar te qytetarët e Tiranës. Duke thënë këtë, Këlliçi shtoi se po punon për të krijuar mundësi që të rinjtë të mos ikin nga vendi.
“Asnjë interes, jam 100% i fokusuar te qytetarët e Tiranës. Jam duke parë, duke menduar për mundësitë, që çiftet e reja të blejnë një apartament, dhe që mos të ikin. Me kredi të buta dhe me një fond përkatës. Mendoj që prioritet, për një administrator qyteti, është të mbajë të rinjtë këtu”, tha Këlliçi.
Belind Këlliçi është kandidatura e përbashkët e koalicionit "Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Tiranës. Ai garon përballë Erion Veliajt, Arlind Qorit dhe Roland Bejkos në garën e 14 majit, ku shqiptarët do të zgjedhin drejtuesit vendorë për 4 vitet e ardhshme.
zgjedhjet lokale 14 maj 2023 belind kellici
Politike
28 Mars 2023, 18:12
k.m.
Pamje nga mbledhja e sotme dhe Ledi Shamku
TIRANË- Përfaqësuesit e Akademisë së Shkencave kanë diskutuar për tri projekt...
Politike
28 Mars 2023, 17:52
I.A
Bujar Vreto
LIBRAZHD- Një tjetër kandidat për kryetar bashkie është tërhequr nga gara. Bëhet fjalë për Bu...
Politike
28 Mars 2023, 17:28
F.M
Lefter Gështenja
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Lefter Gështenja ka propozuar sot një nismë për nëpunë...
Politike
28 Mars 2023, 16:51
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla foli për zgjedhjet vendore të 14 majit. Balla thotë se ata janë e...
Politike
28 Mars 2023, 16:13
k.m.
Ibrahim Bruka
TIRANË- Ditën e sotme ka pasur disa emra kandidatësh në radhët e Partisë Demokratike zyrtare që janë ...
Politike
28 Mars 2023, 15:02
A.B
Pal Tushaj
TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste në Rubik, Pal Tushaj, ka dhënë shpjegimet e tij mbi vendimin që mori du...
Politike
28 Mars 2023, 14:56
F.M
Gjergji Gjata
TIRANË- Gjergji Gjata, kandidati i listuar nga deputeti Enkelejd Alibeaj për Bashkinë e Korçës, është t&...
Politike
28 Mars 2023, 14:49
F.M
Genc Doçi
TIRANË- 'Rrjedh' një tjetër kandidat i Enkelejd Alibeajt. Genc Doçi, mjeku që në listat e dorëzuara s...
Politike
28 Mars 2023, 14:40
F.M
Sandër Marku
TIRANË- Sandër Marku, kandidati i deputetit Enkelejd Alibeaj për Bashkinë e Lezhës është tërhequr...
Politike
28 Mars 2023, 14:15
F.M
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se me grupin e përfaqësuar nga kryedemokrati Sali Berisha do të dilni...