LIVE UPDATES
Politike

Sulmi ndaj Top Channel, Berisha: Licensën për të vrarë e marrin nga Edi Rama

Sali Berisha tha se ishte kryeministri Edi Rama ai që u jepte leje bandave kriminale që të vepronin, ndërsa duke iu referuar edhe situatës që po kalon vendi, duke shtuar se regjimi ka shtënë në dorë të gjitha pushtetet dhe ka instaluar monizmin.

28 Mars 2023, 19:19 Nga k.m.
Sulmi ndaj Top Channel, Berisha: Licensën për të vrarë e
Sali Berisha

KUÇOVË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përsëriti nga Kuçova se zgjedhjet e 14 majit janë më shumë se zgjedhje vendore. Pas prezantimit të kandidatit për Bashkinë, Lefter Maliqi, Berisha komentoi edhe sulmin me armë zjarri ndaj Top Channel, ku si pasojë ndërroi jetë roja, Pal Kola. Berisha tha se ishte kryeministri Edi Rama ai që u jepte leje bandave kriminale që të vepronin, ndërsa duke iu referuar edhe situatës që po kalon vendi, duke shtuar se regjimi ka shtënë në dorë të gjitha pushtetet dhe ka instaluar monizmin.

"Më 14 maj ne duhet ti japim një përgjigje të merituar regjimit që bazohet në krimin dhe drogën. Me lidhjet e tij të tilla, ky regjim ka krijuar pasiguri absolute te qytetarët shqiptarë. Njerëz të pafajshëm vriten, të tjerë plagosen. Para një jave u ekzekutua në banak, një nënë, një gjyshe që bënte dy punë për të mbajtur mbesën e saj. Para 3 ditësh u ekzekutua në kabinë, tek rrinte tërë natën, turni i tretë, një roje, në një breshëri kundër një mediaje. Sigurisht kur kryeministri vendos si lajtmotiv ‘kokën ti hanë njëri-tjetrit’, kjo është licencë për të vrarë. Kjo është licencë për vrasësit. Kurrë një kryeministër nuk mund të thotë një gjë të tillë. Një kryeministër ka ligje, institucionin, ka policinë, dhe nuk le njerëz të vriten. Një kryeministër, që ata që kryejnë krime, urdhëron të shkojnë atje ku e kanë vendin, por jo të ekzekutojnë njëri-tjetrin rrugëve dhe të ekzekutojnë edhe qytetarë të pafajshëm me breshëritë e tyre. Kur një kryeministër thotë ‘kokën ti hanë njëri-tjetrit’ ai i ka la duart. Rrugët, sheshet, lokalet janë në duart e krimit. Kur kryeministri i vendos tritol medieve, bandat e tjera guxojnë dhe shkrehin breshëri kundër tjerave. Dhe cili është qëndrimi në këtë rast? Cinizmi më ekstrem. Dje familjarët varrozën njeriun e tyre të pafajshëm që vdiq, që u ekzekutua në kabinë tek kryente detyrën. Sot si ngushëllim patëm nga ky cinik se; rendi sot është më mirë se kurrë. A ka cinizëm, përçmim më të madh ndaj qytetarëve se ky,"-tha në fjalën e tij Berisha.

FJALA E PLOTË E BERISHËS:

Ju falënderoj shumë për këtë pritje kaq entuziaste. Ky entuziazëm është mesazhi më i fuqishëm që ju banorë të Kuçovës, ju përçillni shqiptarëve në të katër anët e vendit dhe në të katër anët e dheut. Për çdo shqiptar, sot Shqipëria është jo në krizë, por në rrokullisje të madhe. Sot Shqipëria përjeton një gjendje, në disa aspekte të pashembullt në historinë e vet. Kurrë ndonjëherë ky vend, që ka njohur pushtime të gjata, mynxyra, nuk është shpopulluara dhe braktisur, aq sa është braktisur në këto 8 vite nën regjimin e Edi Ramës. Kurrë ndonjëherë nuk ka ndodhur që në një hark 8-vjeçar, jo me Shqipërinë, por me asnjë vend tjetër nuk ka ndodhur të largohen nga vendit 1/3 e popullatës. Kurrë ndonjëherë një komb nga asnjë luftë, asnjë mynxyrë nuk ka humbur në një kohë të shkurtër, më shumë se një gjeneratë sa kemi humbur ne. Ndaj dhe ky entuziazëm, kjo energji është burim i fuqishëm frymëzimi, është burim i fuqishëm shprese, për banorët e Kuçovës dhe mbarë shqiptarët që në datën 14 maj të votojnë kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Lefter Maliqin njërin nga qeveritarët vendorë më të përkushtuar të këtij vendi. Një bir të këtyre trevave, që pushtetin që i dhanë ju, e përdori për transformime, ndryshime, përmirësim të jetës tuaj, të kushteve tuaja, të punës tuaj në tërësi. Komunat në të cilat qeverisi Lefter Maliqi, pësuan ndryshime më thelbësore se shumë e shumë rajone e komuna të tjera të vendit, dëshmi kjo e përkushtimit, por edhe e ndershmërisë, transparencës, vizionit, dashurisë së tij për të ndryshuar çdo ditë realitetin ku jetoni. Lefter Maliqi në çdo detyre, ka qenë dhe ka dëshmuar një përkushtim të madh. Ai vjen sot si kandidat i koalicionit me mbështetje të plotë dhe totale të demokratëve, të qytetarëve, të Partisë së Lirisë dhe unë kam bindjen e madhe se këtu në Kuçovë, koalicioni ynë do të ketë një nga sukseset më të shkëlqyera.Ne me 14 maj, votojmë qeveritarët vendorë, por e vërteta është se në 14 maj ne kemi në dorë njërin nga vendimet politike më të rëndësishme të jetës tonë. Ne kemi në dorë që në 14 maj të votojmë së pari për të rivendosur pluralizmin politik në Shqipëri. Nëse ne analizojmë qetësisht se si ka mundësi që në 8 vite ne rrokullisemi në këtë mënyrë, si ka mundësi që braktisim këtë tokë sikur të ishte e mallkuar dhe jo vend i bekuar. Si ka mundësi që ne në vend që të përmirësohemi çdo vit, në tërësi shkojmë duke u varfëruar. Të gjitha këto kanë një emërues të përbashkët; regjimi arriti të humbasë çdo lidhje me qytetarët, të vendosë të gjitha pushtetet në duart e tij, të vendosë monizmin. Monizmat janë fatkeqësitë më të mëdha të kombeve, qoftë ata ideologjike, siç e kemi përjetuar ne atë marksist-lelinist, qoftë ato fetare teokratike, qofshin këto të cilat quhen në doktrinë mobokraci, apo pushtete të bandave dhe krimit. Edi Rama sot kontrollon 10% më shumë pushtet se sa diktatori i fundit komunist në vitin 1990. Edi Rama sot kontrollon çdo pushtet, çka do të thotë për ju si qytetarë, liritë dhe të drejtat që ua jep kushtetuta, që janë edhe hyjnore i keni fiktive, nuk keni asnjë garanci sepse ato janë në duar të një regjimi që nuk ka ligj, kushtetutë, që bashkëpunon ditë e natë me krimin, që bazohet në drogën dhe vjedhjen tuaj. Atëherë çfarë do të bëjmë ne më 14 maj. Do ti japin ne përgjigjen e merituar këtij regjimi, do të vendosim ne me votën tonë rikthimin e pluralizmit në Shqipëri. E kemi edhe ne një përgjegjësi, e kemi. E ndihmuam Edi Ramën ne, e ndihmuam shumë kur dorëzuam afrofe të gjitha bashkitë dhe komunat atij. I dorëzuam plotësisht dhe ishte një gabim i pafalshëm dhe PD nuk e përsërit kurrë atë. Ne jemi një forcë politike e cila mbetet e pamposhtur për dy arsye. E para; idealet dhe kauza jonë është e drejtë, e ndershme, fisnike, është kauza e lirisë. E dyta ne gabojmë, por njohim dhe korrigjojmë gabimet tona. Ne nuk besojmë kurrë në të pagabueshmit, përkundrazi, analizojmë, shqyrtojmë, korrigjojmë. Ndaj dhe ne në statutin tonë shkruajtë; PD nuk bojkoton kurrë zgjedhjet dhe kurrë nuk do ti bojkotojmë më. Kështu që në 14 maj, demokrate e demokratë, qytetarë të të gjitha forcave politike që e doni këtë vend dhe pluralizmin, duhet të ngrihemi në lartësinë e përgjegjësive tona. Ti rikthejmë vendit pluralizmin, të largojmë monizmin me votën tonë. Monizmi është fatkeqësi e madhe kombëtare. Monizmi është mungesë lirie, liria është oksigjeni i shoqërisë, është oksigjeni i mjedisit të njeriut. Pa liri nuk ka jetë. Pa liri ka vetëm rrënim, ndaj dhe ne po largohemi dhe po largohemi nga Shqipëria.

sali berisha sali berisha ne kucove

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë