LIVE UPDATES
Bota

Samiti i BRICS/ Si perceptohet Rusia në Afrikë?

A do të ndihet mungesa e Vladimir Putin në samitin e BRICS, kur shihet rritja e ndikimit të Rusisë në Afrikë?

22 Gusht 2023, 09:05 Nga I.A
Samiti i BRICS/ Si perceptohet Rusia në Afrikë?
BRICS

Sipas organizatorëve, qëllimi i samitit të ardhshëm të BRICS, i cili do të mbahet në Afrikën e Jugut nga 22 deri më 24 gusht, është një sistem më i drejtë i qeverisjes globale dhe kundërshtimi ndaj dominimit ekonomik të vendeve perëndimore. Por disa vëzhgues thonë se mungesa e liderit rus, Vladimir Putin mund të kërcënojë ndikimin e tij në rritje në Afrikë.

Rusia është një nga pesë vendet anëtare të BRICS. Përveç Rusisë, anëtarë të kësaj organizate janë edhe Brazili, India, Kina dhe Afrika e Jugut. Këto vende e konsiderojnë veten si ekonomi me rritje të shpejtë.

Pamje nga samiti i mëparshëm - liderët e Kinës, Indisë dhe RusisëFotografi: Anupam Nath/AP/picture alliance
Një urdhër-arresti është lëshuar kundër presidentit rus Putin nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) për shkak të pushtimit të Rusisë në Ukrainë. Pjesëmarrja e tij e mundshme në këtë samit shtroi një dilemë diplomatike dhe ligjore për Afrikën e Jugut, derisa më vonë u konfirmua se delegacioni rus do të drejtohet nga ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov. 

"Prania e Putinit do të ishte një shpërqendrim i madh, duke pasur parasysh të gjitha polemikat që kanë lindur nga aktakuza e ICC," tha për DW Gideon Chitanga, studiues në Universitetin e Witwatersrand në Johanesburg.

"Kështu që mungesa e tij të paktën ndihmon në mbajtjen e fokusit në çështjet kryesore për momentin." Me fjalë të tjera, do të ketë më pak zhurmë për presidentin Putin, për arrestimin e tij të mundshëm dhe çështja do të përqendrohet më shumë tek marrëdhëniet midis Rusisë dhe vendeve afrikane”, shtoi Chitanga.

A ka rëndësi mungesa e Putinit?

Në korrik, Putin e minimizoi mosparaqitjene tij në Afrikën e Jugut. "Unë mendoj se prania ime në samitin e BRICS nuk është më e rëndësishme sesa të jem këtu në Rusi," tha Putin. Por Gustavo de Carvalho, një bashkëpunëtor i lartë në Institutin e Çështjeve Ndërkombëtare të Afrikës së Jugut, tha se për momentin Rusia është ekonomikisht e dobët, duke lënë potencialisht derën e hapur për negociata më serioze nëse Putini do të bënte udhëtimin.

"Putini po paguan çmimin e luftës. Dhe kështu ndoshta disa marrëveshje të nivelit të lartë do të mund të ishin përfunduar po të vinte edhe Putini”, tha ai për DW. "Por, nuk mendoj se mungesa e tij do të ketë shumë efekt në asnjë mënyrë”.

Jo të gjithë janë dakord me këtë. Përpara samitit të BRICS, partia opozitare radikale e krahut të majtë të Afrikës së Jugut, Luftëtarët e Lirisë Ekonomike (EFF), u bëri thirrje liderëve të Kinës, Indisë dhe Brazilit që të bojkotojnë ngjarjen në shenjë solidariteti me Putinin. Kreu i partisë Julius Malema mblodhi mbështetësit e tij për të mbajtur protesta në mbështetje të liderit rus.

"I bëjmë thirrje Presidentit të Republikës Popullore të Kinës, Indisë dhe Brazilit që të mos vijnë në samitin e BRICS në shenjësolidariteti me Presidentin Putin”, tha Malema.

"Ishte [Presidenti i Afrikës së Jugut] Ramaphosa - Ramaphosa frikacak - që nuk mund të garantonte se ne nuk do ta arrestonim Putinin... Ne kurrë nuk do ta mbështesim imperializmin kundër Presidentit Putin."

Kërkesat e Rusisë në qendër të vëmendjes

Ndikimi i Putinit është i madh edhe në vende të tjera. Grushti i shtetit në Niger dëshmoi edhe ndikimin në rritje të Rusisë në rajon. Edhe në Mali dhe Burkina Faso janë kryer grusht shtetesh në 2021 dhe 2022. Udhëheqësit ushtarakë dëbuan trupat e ish-fuqisë koloniale të Francës dhe forcuan marrëdhëniet diplomatike me Moskën.

Të dy vendet kanë paralajmëruar kundër çdo ndërhyrjeje ushtarake në Niger. Edhe Putini ka nënvizuar dëshirën e tij për një "zgjidhje paqësore". Nën presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike të Nigerit, Mohamed Bazuma, vendi është parë si një aleat perëndimor.

Në takim do të shkojë Lavrov, por Afrika ka interesat e veta...Fotografi: Nic Bothma/REUTERS
Frederik Goloba Mutebi thotë për DW se Rusia thjesht po ndjek interesat e veta në këtë rajon, ngjashëm sikur fuqitë  perëndimore në të kaluarën. "Rusia, si të gjitha fuqitë e tjera perëndimore, do të mbështesë qeveritë në Afrikë që janë në përputhje me interesat e saj," tha Goloba. "Nëse Rusia po bën të njëjtën gjë sot, Perëndimi nuk duhet të shqetësohet për ndikimin në rritje të Rusisë në Afrikë."

Afrika ka interesat e veta

Sipas studiuesit Chitangi nga Universiteti i Witwatersrand, narrativa dominuese mbetet se Rusia kontribuon pak në ekonomitë afrikane në krahasim me prodhimin e saj ushtarak. "Por disa vende afrikanë e shohin Putinin si një aleat jetik," tha ai, duke shtuar se qytetarët afrikanë janë më të interesuar "në mënyrën se si vendet e tyre do të përfitojnë nga samiti i BRICS dhe marrëdhëniet e reja të BRICS".

Chitanga beson se vendet afrikane nuk do t'i nënshtrohen domosdoshmërisht presionit perëndimor "Ka shqetësim të madh midis politikëbërësve afrikanë, grupeve dhe akademikëve, të cilët janë shumë kritikë ndaj asaj që ata e shohin si hipokrizi të Perëndimit në përpjekjen për të ndikuar ose diktuar politikën në Afrikë.

Goloba thotë se liderët afrikanë janë ende shumë të vetëdijshëm për qëndrimet e kombeve të tjera ndaj Rusisë, veçanërisht për shkrimet e mediave perëndimore. Vetëm 17 krerë shtetesh afrikane morën pjesë në samitin Rusi-Afrikë 2023, krahasuar me 43 në samitin e parë në 2019. "Nuk mund të thuhet se liderët afrikanë udhëtuan në Moskë ose u përfaqësuan atje sepse e duan Putinin. Ata kishin interesat e tyre në marrëdhëniet me Rusinë që duhej t'i ruanin”, shpjegoi Goloba.

Marrë nga DW

brics

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj