LIVE UPDATES
Bota

Samiti në Brazil/ Liderët e BRICS shprehin shqetësime serioze për tarifat në deklaratën e tyre të përbashkët, shmangin përmendjen e SHBA dhe Trump

Liderët e BRICS-it gjithashtu dënuan sulmet ushtarake kundër Iranit në qershor dhe denoncuan shkeljen e së drejtës ndërkombëtare, sërish pa përmendur Shtetet e Bashkuara ose Izraelin.

6 Korrik 2025, 21:31 Nga r.ll
Samiti në Brazil/ Liderët e BRICS shprehin shqetësime serioze
lideret e brics

BRAZIL- Vendet e BRICS shprehën shqetësimet e tyre serioze në lidhje me vendosjen e tarifave të njëanshme gjatë punimeve të samitit në Rio de Janeiro. 

"Ne shprehim shqetësime serioze në lidhje me rritjen e masave të njëanshme tarifore dhe jo-tarifore që dëmtojnë tregtinë", thuhet në tekstin e deklaratës së përbashkët.

Masa të tilla godasin perspektivat për rritje ekonomike globale, kanë paralajmëruar 11 vendet e grupit BRICS, të cilat përfaqësojnë rreth gjysmën e popullsisë së botës dhe 40% të PBB- së së botës .

Por udhëheqësit e BRICS shmangën përmendjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe presidentit Donald Trump në një kohë kur shumë vende, përfshirë Kinën, janë në negociata me Uashingtonin për këtë çështje. Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva, organizator i samitit, hapi punimet duke paraqitur një pamje të zymtë të bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Po dëshmojmë një kolaps të paparë të multilateralizmit në marrëdhëniet ndërkombëtare", tha ai.

Samiti u shënua nga disa mungesa të dukshme. Për herë të parë që nga marrja e pushtetit në vitin 2012, Presidenti kinez Xi Jinping mungonte, edhe pse vendi i tij është fuqia dominuese e bllokut. Një tjetër mungesë e dukshme, Presidenti rus Vladimir Putin, foli në samitin e Rio de Janeiro nëpërmjet videokonferencës për shkak të një urdhër-arresti të lëshuar kundër tij nga Gjykata Ndërkombëtare Penale me dyshimin për krime lufte në Ukrainë.

Putin u tha udhëheqësve të BRICS se epoka e globalizimit liberal kishte mbaruar dhe se e ardhmja u përkiste ekonomive në zhvillim me rritje të shpejtë, të cilat duhet të forcojnë përdorimin e monedhave të tyre kombëtare në tregti.

“Çdo gjë tregon se modeli i globalizimit liberal po bëhet i vjetëruar... Qendra e aktivitetit të biznesit po zhvendoset drejt tregjeve në zhvillim”, tha ai, duke u bërë thirrje vendeve të BRICS të forcojnë bashkëpunimin në një sërë fushash të tilla si burimet natyrore, logjistika dhe financat.

Situata në Lindjen e Mesme imponoi praninë e saj në bisedime. Duke hapur procedurat e nisjes së samitit, presidenti brazilian bëri thirrje: “Le të mos qëndrojmë indiferentë ndaj gjenocidit që po kryen Izraeli në Gaza ”.

Në deklaratën e tyre të përbashkët, BRICS bën thirrje për “një armëpushim të menjëhershëm, të përhershëm dhe pa kushte dhe një tërheqje të plotë” të forcave izraelite nga Rripi i Gazës.

Liderët e BRICS-it gjithashtu dënuan sulmet ushtarake kundër Iranit në qershor dhe denoncuan shkeljen e së drejtës ndërkombëtare, sërish pa përmendur Shtetet e Bashkuara ose Izraelin.

Grupi BRICS u krijua me qëllim ribalancimin e rendit botëror në favor të “Jugut Global” kundër Perëndimit me pjesëmarrjen e Brazilit, Kinës, Indisë, Rusisë dhe Afrikës së Jugut. Në vitin 2023, grupi u zgjerua me përfshirjen e Arabisë Saudite, Egjiptit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Etiopisë, Iranit dhe Indonezisë. Me zgjerimin e tij, grupi u bë gjithnjë e më heterogjen, gjë që e bëri të vështirë formulimin e qëndrimeve të përbashkëta.

samiti i brics ne brazil

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë