LIVE UPDATES
Bota

Punësime masive në administratën e Maqedonisë së Veriut përpara zgjedhjeve, "punëdhënësi" më i madh parlamenti

Marrë parasysh paralajmërimet se zgjedhjet lokale do të shpallen në fund të korrikut ose në fillim të gushtit, atëherë ka edhe një muaj kohë për t’i plotësuar vendet e punës, të shpallura deri tani në administratën publike.

6 Korrik 2025, 18:53 Nga r.ll
Punësime masive në administratën e Maqedonisë së Veriut
foto ilustruese

SHKUP- Dhjetëra njoftime për qindra vende të reja pune - nga niveli lokal deri tek ai qendror i pushtetit - u publikuan gjatë qershorit në Maqedoninë e Veriut.

Marrë parasysh paralajmërimet se zgjedhjet lokale do të shpallen në fund të korrikut ose në fillim të gushtit, atëherë ka edhe një muaj kohë për t’i plotësuar vendet e punës, të shpallura deri tani në administratën publike.

Nga të gjitha konkurset në këtë periudhë, punëdhënësi më i madh duket se është Parlamenti, i cili do të punësojë 49 zyrtarë shtetërorë, ndërsa afati për aplikim ishte deri më 27 qershor, 2025.

Parlamenti kërkon shefin e Departamentit për mbështetje të punës së kryetarit të Parlamentit dhe bashkëpunimit me institucionet e tjera, bashkëpunëtor të ri për ndihmë profesionale në përgatitjen e teksteve të projektligjeve, bashkëpunëtor të ri për botimin e ligjeve në Gazetën Zyrtare, bashkëpunëtor për informimin e publikut në gjuhën shqipe, bashkëpunëtor të ri për mediat sociale...

Nga Parlamenti i thanë Radios Evropa e Lirë se njoftimi për punësime të reja u bë sipas planit vjetor të punësimit për vitin 2025 - i miratuar më parë, me propozim të Këshillit për Shërbimin Parlamentar.

“Aktivitetet e planifikuara të zhvillimit në periudhën e ardhshme kanë të bëjnë me plotësimin e njësive organizative me staf, efikasiteti i të cilave kushtëzohet nga numri dhe kompetenca e punonjësve. Një nga qëllimet e Planit Strategjik të Parlamentit është shërbimi efikas, ku prioritete janë politika e plotësimit dhe mbajtjes së stafit, si dhe zhvillimi profesional i punonjësve dhe mësimi i vazhdueshëm”, thuhet në përgjigjen e Parlamentit maqedonas për Radion Evropa e Lirë.

Shpalljet për punësimin e 15 zyrtarëve në fusha të ndryshme brenda Ministrisë së Mbrojtjes ishin të hapura deri më 1 korrik. Kjo ministri, e drejtuar nga Vllado Misajllovski, është në kërkim të këshilltarëve në fusha të ndryshme. Nga ky institucion thonë se rekrutimi kryhet bazuar në planet vjetore të punësimit dhe rrjedh ekskluzivisht nga nevojat e mbrojtjes.

“Ky është një proces i rregullt që kryhet çdo vit, në përputhje me nevojat e njësive organizative dhe daljen në pension të punonjësve të mbrojtjes”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Mbrojtjes në Shkup.

“Edhe në këtë rast bëhet fjalë për plotësimin e vendeve të lira në ministri, si dhe për përmbushjen e nevojave për ruajtjen dhe zhvillimin e gatishmërisë luftarake të ushtrisë”, thuhet po ashtu në përgjigje.

Aty mohohet çdo lidhje mes punësimit dhe procesit të zgjedhjeve. Theksohet se i vetmi parakusht për punësim, është ekspertiza dhe kompetenca e kandidatit.

Njoftimi për punë në Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore, që po kërkon 11 punonjës shtetërorë, ishte po ashtu i hapur deri në fund të muajit të kaluar.

Punonjësit e rinj aty do të marrin paga më të larta, mbi 45.000 denarë (rreth 730 euro), krahasuar me Parlamentin dhe Ministrinë e Mbrojtjes, ku pagat arrijnë deri në 35.000 denarë (rreth 560 euro).

Drejtori Koce Trajanovski po kërkon bashkëpunëtor të ri për pagesat ndërkombëtare dhe monitorimin e marrëveshjeve me institucionet financiare ndërkombëtare, këshilltar për përgatitjen administrative të projekteve dhe asistent të shefit të Departamentit për mirëmbajtjen rrugore dhe mbledhjen e taksave.

Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për konkurset e punësimit.

Në mesin e institucioneve të tjera, Ministria e Financave kërkon 15 punonjës, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave kërkon 9 punonjës, dhe Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë kërkon një këshilltar për çështje ligjore dhe normative.

Në Komisionin për Mbrojtjen e Konkurrencës kërkohen 14 zyrtarë, ndërsa në nivelin lokal, Bashkia e Çairit kërkon disa zyrtarë.

Neda Maleska - Saçmaroska, nga organizata joqeveritare Qendra për Menaxhimin e Ndryshimeve, thotë se nga analizat dhe përvojat e mëparshme, shihet se kjo praktikë e punësimit gjatë periudhave zgjedhore vazhdon edhe sot.

“Praktika përsëritet çdo herë. Ndoshta është pjesë e taktikës së partive politike. Ndoshta vërtet i kanë planifikuar këto vende pune, por koha kur shpallen njoftimet, është me siguri e qëllimshme dhe aspak e rastësishme”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Sipas saj, problemi qëndron te fakti se Ministria e Administratës Publike ende nuk e ka publikuar raportin për numrin e të punësuarve dhe në cilat institucione në sektorin publik - gjë që ka qenë një praktikë standarde që nga viti 2015, e prezantuar nën presionin e Komisionit Evropian.

“Ministria e Administratës Publike duhej ta publikonte atë në mars për vitin paraprak. Kjo do të na ofronte tregues krahasues, për të vlerësuar se si është situata”, thotë Maleska - Saçmaroska.

Akuzat për anshmëri partiake të institucioneve bëri së voni udhëheqësi i opozitës, përkatësisht i Lidhjes Socialdemokrate, Venko Filipçe.

Me rastin e njëvjetorit të pushtetit aktual, ai tha se administrata është shndërruar në dorë të zgjatur të qendrave partiake të VMRO-DPMNE-së në pushtet, Vlen-it dhe ZNAM-it.

“Ata premtuan rend dhe racionalizëm në administratë. Premtuan një sistem meritor. Çfarë morëm? Ministri të reja, mijëra vende të reja pune partiake, lista punësimesh... Përkatësia partiake e institucioneve është bërë zyrtare, ndërsa libreza partiake është kualifikimi kryesor për të punuar në shtet”, tha Filipçe.

“Zyrtarët e tyre”, sipas tij, “e thonë hapur se punësimi në spitale dhe kudo tjetër bazohet vetëm në meritat në parti, dhe këtë e thonë me krenari, pa turp, sikur të ishte normale”.

Gjatë qeverisjes së koalicionit të udhëhequr nga partia e Filipçes dhe Bashkimi Demokratik për Integrim kishte shumë afera dhe skandale në lidhje me punësimin e kuadrove partiake.

Punësimi parazgjedhor në sektorin publik në Maqedoni të Veriut është një dukuri e rregullt, që kritikohet shpesh edhe në raportet e Komisionit Evropian.

Zgjedhjet lokale në këtë vend janë planifikuar të mbahen në mes të tetorit, që do të thotë se njoftimet për vende të lira të punës në administratën publike mund të publikohen edhe për rreth një muaj tjetër./REL

maqedoni e veriut

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi