Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai tha se Serbia ka qëndruar neutrale dhe se askush nuk ka ushtruar ndonjë presion të madh ndaj tij që ta nënshkruante këtë deklaratë.
UKRAINË- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi gjatë vizitës së tij të parë në Ukrainë, që nga fillimi i agresionit rus, se nuk e ka tradhtuar Rusinë dhe se në samitin e mbajtur në Odesa nuk e ka nënshkruar deklaratën që dënon agresionin, pasi ajo bënte thirrje për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Ai tha se Serbia ka qëndruar neutrale dhe se askush nuk ka ushtruar ndonjë presion të madh ndaj tij që ta nënshkruante këtë deklaratë.
“Sërish kam qenë i vetmi që nuk e kam pranuar deklaratën. Ndryshe nga ata që pranojnë çdo gjë kundër Rusisë, çdo gjë që munden”, tha Vuçiç më 11 qershor para gazetarëve në Odesa, ku mori pjesë në samitin Ukrainë- Evropa Juglindore.
Ai theksoi gjithashtu se është krenar për politikën e Serbisë dhe për pavarësinë dhe vetëvendosjen e saj. “Kështu do të vazhdojnë. Deklarata, e nënshkruar në samitin e Odesës nga liderë të Ballkanit Perëndimor, përfshirë nga Rumania, Moldavia, Greqia dhe Kroacia, dënon agresionin rus, bën thirrje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe dënon krimet e luftës të kryera nga Rusia, sipas agjencisë AFP.
Dokumenti, ndër të tjera, i bën thirrje Rusisë të tërheqë trupat nga Ukraina dhe dënon dëbimin e mijëra civilëve ukrainas, përfshirë fëmijë, për në Rusi. Gjatë fjalimit të tij në samit, presidenti serb deklaroi se Serbia do të vazhdojë të respektojë të drejtën ndërkombëtare, përfshirë mbrojtjen e integritetit territorial të vendeve që janë të njohura nga Kombet e Bashkuara.
“Gjithmonë kemi mbrojtur këtë qëndrim dhe do të qëndrojmë të palëkundur në këtë pikë. Mendoj se në një mënyrë kjo mund të jetë edhe e dobishme për Ukrainën”, tha Vuçiç.
Në një deklarim për gazetarët, ai shtoi se e ka falënderuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, për respektimin e plotë të Kartës së OKB-së dhe të integritetit territorial të Serbisë.
“Dhe këtu nuk kishte Prishtinë dhe përfaqësues të Prishtinës”, tha Vuçiç.
Në fjalimin e tij në samitin në Odesë, ai deklaroi gjithashtu se Beogradi do të dëshironte të ndihmonte në rindërtimin e një ose dy qyteteve apo një rajoni të vogël në Ukrainë, si shenjë mbështetjeje për qytetarët ukrainas. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, falënderoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për pjesëmarrjen në Samitin Ukrainë – Evropa Juglindore dhe për ndihmën ndaj Ukrainës. Ai theksoi rëndësinë e kësaj vizite, e para e Vuçiqit në Ukrainë, sidomos në kohë lufte, duke vlerësuar praninë e tij në terren.
Zelensky tha se ata diskutuan për mbështetjen e ndërsjellë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, bashkëpunimin dypalësh dhe rindërtimin e Ukrainës. Ai falënderoi Serbinë për iniciativën për të ndihmuar në procesin e rimëkëmbjes dhe për të marrë nën patronazh rindërtimin e disa vendbanimeve ukrainase një formë shumë efektive bashkëpunimi, sipas tij.
Në fund, Zelensky vlerësoi mbështetjen e Serbisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Në fillim të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, Serbia kishte shprehur mbështetje për integritetin territorial të Ukrainës, por deri më sot ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Moskës.
Zyrtarët serbë kanë vazhduar të ruajnë lidhjet me Rusinë, dhe Vuçiç ishte më 9 maj në Moskë, në Paradën e Fitores me rastin e 80-vjetorit të fitores mbi fashizmin. Atje, ai u takua me presidentin rus, Vladimir Putin.
Presidenti serb publikoi në një postim profilin e tij në Instagram se më 11 qershor, ku thuhej se në Odesa ishte angazhuar për intensifikimin e dialogut dhe arritjen sa më të shpejtë të paqes. Në margjinat e samitit, ai u takua edhe me presidentin e Ukrainës.
“Shkëmbyem mendime për rëndësinë e arritjes së paqes afatgjatë dhe të qëndrueshme, respektimin e të drejtës ndërkombëtare, si dhe për rolin e diplomacisë në kapërcimin e konflikteve”, shkroi Vuçiç në Instagram, postim që e shoqëroi me një fotografi me Zelenskyn.
Ai shtoi se biseduan edhe për çështje ekonomike dhe për qëllimet e përbashkëta në drejtim të forcimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme shoqërore. Gjatë tre vjetëve luftë, Serbia ka thënë se ka një politikë të neutralitetit dhe ka mohuar se furnizon me armë palët e përfshira në konflikt.
Megjithatë, Shërbimi i Jashtëm i Sigurisë së Federatës Ruse më 28 maj e akuzoi Serbinë se, pavarësisht deklaratës zyrtare për neutralitet, Beogradi vazhdon të furnizojë Ukrainën me municione dhe se me këtë po e godet Rusinë pas shpine. Reagimi nga Moska erdhi pasi për vite me radhë media të ndryshme kishin raportuar se armë dhe municione serbe, përmes vendeve të treta, kanë përfunduar në duart e ushtarëve ukrainas.
Beogradi zyrtar ka mohuar disa herë që Serbia ka eksportuar drejtpërdrejt armë në Ukrainë apo Rusi, si dhe ka theksuar se nuk mund të ndikojë në atë se ku përfundojnë armët e shitura përmes ndërmjetësve. Pas deklaratës së shërbimit rus, Vuçiç tha se do të ndërpriten kontratat për shitjen e armëve dhe municioneve kur të ketë dyshime për abuzim dhe dërgim të tyre në frontin ukrainas./REL
Foto nga vendi i ngjarjes LINDJE E MESEM- Njerëzit në Gaza vazhdojnë të vdesin edhe ndërsa kërkojnë ushqim. Sipas M...
Papa Leoni XIV ITALIA- Të tjera teori po qarkullojnë në mediat e huaja kryesisht ato italiane lidhur me origjinën e vërtet t&...
Robert Fico SLLOVAKIA- Pavarësisht rezistencës së Sllovakisë ndaj paketës së re të sanksioneve të BE-së kund&e...
Foto ilustruese EUROPA- Në Graz të Austrisë u vranë në një shkollë të paktën 10 perso...
Ish-drejtori i CIA-s, John Brennan SHBA- Kanë kaluar gati 150 ditë që kur Donald Trump mori detyrën për herë të dytë...
Vladimir Putin RUSI- Lideri i fortë i Kremlinit, Vladimir Putin, ka theksuar se programi i ri i armëve të Rusisë duhet t'i kushtoj...
zjarret KANADA- Zjarret vazhdojnë të përhapen dhe të intensifikohen në Kanada, duke kërcënuar tani komunitetet...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se planifikon tu dërgojë letra partnerëve tregtarë brenda një...
Foto ilustruese GROENLANDË- Bota përjetoi majin e dytë më të ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve, një muaj n&eum...
Foto SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe miliarderi Elon Musk u kërcënuan nga udhëheqësi i degës së Al Kae...